United Hospital

​Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 247 raste aktive

/ 1 minutë lexim
HW

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ndërsa prej tyre si raste aktive janë vetëm 247 persona, ndërsa 791 të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive.

Pasditen e së hënës ka ndërruar jetë edhe një pacient, duke e çuar numrin në 30, ndërsa të gjithë personat që kanë ndërruar jetë kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

United Hospital

Sa i përket testimeve, nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

IKSHPK thotë në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Instituti apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.