United Hospital

​Ambasada Amerikane për helmimin në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas helmimit të mbi 1 mijë qytetarëve në Deçan.

Në reagimin e ambasadës amerikane thuhet se mendimet e tyre janë me qytetarët që janë nëpër urgjenca shëndetësore, teksa kanë bërë lutje që të injorohen thashethemet rreth helmimit, dhe të priten faktet, transmeton Telegrafi.

“Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga urgjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarët, qytetarët injoroni thashethemet. Prisni për fakte”, thuhet në reagim.

Uji Dea

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (ISHPK) njoftoi sot se pas analizave të kryera janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm.

Në komunikatën e IKSHPK, thuhej se “në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa baktere që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.