Eko Higjiena

​UEFA: Arijanet Murici, njëri ndër 50 lojtarët që mund të befasojnë gjatë 2019-ës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Organi qeverisës i futbollit në Evropë e ka publikuar një artikull ku radhiten 50 futbollistët e rinj të cilët mund të jenë në qendër të vëmendjes gjatë vitit 2019. Njëri ndër këta 50 futbollisti është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici.

Ekipi i gazetarëve të cilët punojnë për UEFA-n kudo nëpër Evropë votuan për t’i përzgjedhur 50 yje të rinj të futbollit, të cilët mund të bëhen protagonistë gjatë këtij viti, si për klubet e tyre, ashtu edhe për kombëtaret, shkruan Gazeta Express.

Njëri ndër këta 50 futbollistë është edhe portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murici, i cili është opsioni i dytë për pozitën e portierit në Manchester Cityt, pas Edersonit.

“Zëvendësuesi shumë i vlerësuar i Edersonit, Murici, u thirr nga Manchester City nga huazimi i tij në Holandë pas lëndimit të Claudio Bravos”, shkruan UEFA.

Fundamenti

Murici debutoi për ‘Dardanët’ në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, kundër Azerbajxhanit, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 4-0 dhe Murici arriti ta mbajë portën e tij të paprekur. Me këtë fitore, skuadra e Bernard Challandes e siguroi një vend në playoffs për kualifikime në Kampionatin Evropian dhe u promovua në Ligën C nga Liga D.

Murici ka arritur të jetë mjaft mbresëlënës edhe për Manchester Cityn, përkundër që trajneri Pep Guardiola nuk e aktivizon atë edhe aq shumë, veçanërisht në ndeshjet e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e 19 dhjetor kundër Leicesterit, Murici ishte protagonist. Kjo ndeshje, e vlefshme për Kupën e Anglisë, shkoi në penallti pasi që asnjëri skuadër nuk arriti të sigurojë fitore në kohë të rregullt.

Murici ia dha mundësinë skuadrës kampione të Anglisë të presë biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë, duke bërë që Manchester City ta fitonte ndeshjen me rezultat 3-1 pas penalltive, pasi koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim 1-1, me gola të De Bruyne dhe Albrighton. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.