KKVITI

​Thaçit dhe Haradinajt u kërkohet llogari për bisedimet në Bruksel

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Instituti Demokratik të Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë zhvilluar sot takimin e tretë koordinues të kryetarëve të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë-Serbi.

Fillimisht përfaqësuesit e komisioneve prezentë në këtë takim, sipas një njoftimi, diskutuan mbi aktivitetet e komisioneve të ndërmarra nga takimi i dytë rreth mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të cilat kishin të bënin me ftesat e ministrave në raportim, kërkesat për hulumtime parlamentare si dhe vizita në terren.

Tutje, behet e ditur se, u theksua nevoja e rritjes së transparencës dhe nevoja për dakordësim të përgjithshëm rreth vijave të kuqe të Kosovës në procesin e dialogut si dhe u potencuan një sërë rekomandimesh që lidhen me këtë proces.

Në këtë drejtim u theksua që të gjitha komisionet parlamentare të përfshijnë në planet e tyre të punës çështjet që ndërlidhen me marrëveshjet e që njëkohësisht bien në fushëveprim të tyre dhe të realizojnë vizita në terren në lidhje me mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Po ashtu u rekomandua që të hartohet një letër e përbashkët e komisioneve parlamentare drejtuar Qeverisë së Kosovës në lidhje me fazën e re të dialogut ku njofton Kuvendin rreth delegacionit të shtetit të Kosovës dhe platformën e re të bisedimeve.

Mobi Casa

Një rekomandim tjetër lidhet me inicimin e një rezolute nga Kuvendi i Kosovës rreth fazës së re të dialogut, që presidenti t’i drejtohet Kuvendit për të njoftuar këtë institucion mbi takimet që ka pasur deri tani me presidentin e Serbisë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Gjithashtu u rekomandua ngritja e një komision hetimor mbi hetimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të këtij procesi.

Gjatë takimit u tha që Kuvendi është lënë anash edhe nga kjo Qeveri në procesin e dialogut, dhe u kërkua që dialogu t’i kthehet Kuvendit ku komisionet parlamentare do të luajnë një rol më aktiv, dhe ku do të promovohet transparenca dhe llogaridhënia.

Në fund u nënvizua që konsultimi i rregullt i Kuvendit dhe koordinimi ndërinstitucional mbetet tejet i rëndësishëm, veçanërisht kur pritet të nënshkruhet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila duhet më pas të ratifikohet në Kuvendit e Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.