FITORJA

​Tahiri, LVV-së: Hajnat i keni bashkëpunëtorët më të mirë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia në pushtet i ka hajnat dhe ata që kanë bërë miliona për 12 vjet bashkëpunëtorët më të mirë.

Tahiri në seancën plenare, tha se qeveria aktuale po del një zhgënjim i madh, teksa shtoi se nepotizmi po del të jetë vlera më e madhe e saj.

“Po më vjen mirë që ju po dilni një zhgënjim i madh, ju po dilni një mashtrim i madh, sepse po më vjen mirë që sot jeni shndërruar në një ndërmarrje të madhe për punësime familjare. Ju nuk dini asgj ë tjetër, ju nuk keni haber për ekonomi, ju nuk keni haber për sundimin e ligjit, ju hajnat i keni bashkëpunëtorët më të mirë, ata që vjedhin, ata që i kanë bërë milionat për 12 vite e që janë shefa të prokurimeve nëpër ministri të ndryshme, ata janë bashkëpunëtorët e juaj më të mirë. Ju sot po e tregoni veç fytyrën e vërtetë, ju sot veç hajnat nuk guxoni me i dërguar në burg, sepse vjedhin për juve, bashkë me juve”, tha ai.

ARKATANA

Sipas tij, LVV po i zhgënjen edhe aktivistët e saj duke punësuar nipa, dajë e halla.

“Besa po i zhgënjeni edhe aktivistët e juaj, se a po e shihni më shumë ka përparësi nipi, daja e halla, sesa aktivisti. Pra, sot ju po ia tregoni fytyrën edhe atyre që kanë vrapuar me ia mbledh votat e juaja”, tha ai.

Ai tha se asgjë nuk ka dal në publik çka do të del në ditët në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.