United Hospital

​Rashkaj: Jemi favorit ndaj Qipros

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kombëtarja e Kosovës sot do të përballet me Qipron në ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve.

Në grup me Kosovën janë dhe Iralanda e Veriut dhe Greqia. Trajneri Alain Giresse dhe mesfushori Valon Berisha para ndeshjes u shprehën optimistë se mund të shënojnë fitore ndaj Qipros.

I të njëjtit mendim me Giressen është edhe ish-reprezentuesi i Kosovës Anel Rashkaj. Ai për KosovaPress ka thënë se “Dardanët” janë skuadra favorite në këtë sfidë dhe se ka besim se trajneri francez do ta aplikojë stilin e lojës që do të mund ta bllokojë kundërshtarin dhe se pret lojë ofanzivë nga ana e tij.

Eco Higjiena

“Në ndeshjen kundër Qipros jemi favorit dhe mendoj se trajneri e përshtat lojën në bazë të kundërshtarit dhe mendoj se ndeshja e sotme na jep hapësirë te jemi me ofenzivë”, tha Rashkaj.

Ndeshja ndërmjet Qipros dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “AEK Arena” me fillim nga ora 18:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.