FIDANISHTJA

​Qeveria ul pagat, nuk preken ato në sistemin e drejtësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.

Vendimi nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, ka thënë Kurti.

Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Haradinajt nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.

Uji Dea

Sipas Ligjit për Gjykatat paga e kryeministrit dhe e zyrtarëve të tjerë në kabinetin qeveritar është ekuivalente me pagat në sektorin e drejtësisë. Kjo kishte bërë që pagat, pos Haradinajt dhe kabinetit të tij, ishin rritur edhe në këtë sektor. Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar.

Ligji për pagat parashihte zvogëlimin e pagave edhe për kryeministrin, por ky ligj është pezulluar deri në mars pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme Qeveria ka vendosur edhe për shfuqizimin e disa vendimeve të tjera që ndërlidhen me strukturën organizative të Zyrës së kryeministrit. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.