United Hospital

​Mustafa akuzon Vulinin për diskurs shqiptarofob

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka reaguar pas paralajmërimeve se Aleksandar Vulin do të emërohet ministër i Brendshëm i Serbisë, duke thënë se një qeveri s’mund të quhet pro-evropiane nëse ministri i saj krenohet se fyen publikisht dhe ushqen diskurs shqiptarofob.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ministrat e tillë vetëm dëshmojnë mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë institucionale, si parakusht për bashkëpunim dhe avancim të të drejtave të pakicave kombëtare.

Postimi i plotë:

Mandatarja për postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, Ana Bërnabiq, paska propozuar Aleksandër Vulin për ministër të brendshëm.

Mobi Casa

Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Kjo nuk maskohet e zbukurohet me themelime të ministrive për të drejtat e njeriut, minoritete dhe dialog shoqëror.

Ministrat e tillë vetëm dëshmojnë mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë institucionale, si parakusht për bashkëpunim dhe avancim të të drejtave të pakicave kombëtare.

Ky propozim për ministër të brendshëm vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE për Serbinë lidhur me mungesën e respektimit të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut e pakicave, shprehjes së lirë dhe sistemit “autokrat zgjedhor”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.