FIDANISHTJA

​Kurti për masat e reja anti-COVID: Jemi të detyruar të veprojmë, është përhapur shumë varianti britanik

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjendja emergjente e shëndetit publik, i ka detyruar që të kufizojnë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që t’u përmbahen masave që janë treguar efektive dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

“Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në dy javët e fundit janë raportuar 11.577 raste pozitive, 150 raste fatale, ndërsa shkalla e fatalitetit të rastit (CFR) është 1.29%”, ka shkruar Kurti.

Komenti i plotë i Kurtit:

“Trendi i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 është bërë i frikshëm. Në bazë të analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në dy javët e fundit janë raportuar 11.577 raste pozitive, 150 raste fatale, ndërsa shkalla e fatalitetit të rastit (CFR) është 1.29%.

Në pranverën e vitit 2020 me dhjetëra qytetarë testoheshin deri sa njëri dilte pozitiv, kurse tash më shpesh se çdo i pesti po dalin pozitiv me virusin COVID-19.

Mobi Casa

IKShPK ka testuar me Real Time PCR 147 mostra pozitive me SARS CoV-2 për detektimin e varianteve të reja, si atij britanik, B.1.1.7, i cili është jo vetëm më përhapës por edhe më vdekjeprurës se variantet e mëparshme të virusit Corona. Këto mostra ishin pranuar nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe të cilat kishin rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27% e tyre ishin me variantin britanik. Prandaj kjo situatë ku ky variant i rrezikshëm është më së shumti i përhapur, kërkon që të minimizohet edhe më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet edhe më urgjentisht përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme.

Në këso situate alarmante jemi të detyruar të veprojmë.

Gjendja emergjente e shëndetit publik, na detyron që të kufizojmë lirinë e lëvizjes, lirinë e tubimit, e të drejtën e privatësisë, dhe lirinë e dhënies së shërbimeve dhe të administrimit të biznesit. Këto kufizime janë të bazuara në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, dhe ashtu siç kanë konstatuar ekspertët shëndetësor nga IKShPK dhe OBSh, janë rreptësisht të nevojshme atëherë kur situata epidemiologjike është e rënduar.

Pas një analize dhe studimi dyjavor, Ministria e Shëndetësisë ka sjellë sot propozim vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, e të cilin e miratuam në mbledhje të Qeverisë. Aty në mbi 40 pika janë shpjeguar konkretisht masat ndërkaq në ditët në vijim Ministria e Shëndetësisë do t’i sqarojë e përshkruajë edhe më hollësisht ato.

Marrja e masave është bërë duke iu kushtuar rëndësi tri objektivave: minimizimit të ekspozimit ndaj COVID-19 dhe ngadalësimit të përhapjes së tij, ashtu që kapacitetet shëndetësore të shëndetit publik të mos përmbyten përtej limit të tyre; ruajtjes së shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve; dhe, për aq sa është e mundur, mbajtjes së aktivitetit ekonomik të hapur.

Që të ruajmë njëri-tjetrin, që të mbrojmë shëndetin tonë publik, që të kujdesemi edhe për personelin tonë shëndetësor i cili po kujdeset për shëndetin tonë, ju bëj thirrje që t’u përmbaheni masave që janë treguar efektive dhe tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë: ruani distancën fizike, mbajeni maskën mbrojtëse e higjienën personale dhe ajrosini ambientet ku jetoni e punoni. Ndërkohë, po vazhdon vaksinimi dhe po angazhohemi që sa më shpejt të sigurojmë sa më shumë vaksina të reja”, ka shkruar kryeministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.