Uji Dea

Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit

21:00, 30 Korrik, 2026

Data e përfundimit: 2026-08-13

Organizata:

KRU "Hidromorava" SH.A. - Gjilan

Kontrollo ne shpallje
Email: info@hidromorava.com

Info:

Qyteti: Gjilan

Adresa: Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë

Numri i pozitave: 1

Afati edhe: 3 ditë.

Kategoria: Konkurs

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

Mjeshtër i rrjetit të kanalizimit

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

– Numri i kryesve: 2 (dy).

– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

– Titulli i mbikëqyrësit: Menaxheri i Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

II.I. Kushtet e përgjithshme:

– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla fillore.

– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune profesionale.

II.II. Kushtet e veçanta:

Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
Njohja e bazave funksionale të sistemit të kanalizimeve;
Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
Të jetë i aftë që me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës.

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

Asiston dhe ndihmon në pastrimin parandalues të kanalizimeve;
Kryen zhbllokimin e kanalizimeve;
Mbështet në planifikimin e mjeteve dhe materialeve;
Zbaton rregulloret e shëndetit dhe të sigurisë në punë;
Kryen shërbime emergjente;
Jep asistencë ose mbështetje gjatë aktiviteteve të ndryshme të mirëmbajtjes së rrjetit të kanalizimit;
Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij të drejtpërdrejtë;
Për punën e tij i raporton dhe i përgjigjet Menaxherit të Divizionit për Mirëmbajtjen e Ujërave të Ndotura.

LINKU

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.