Hidromorava

KONKURS PUBLIK – Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim

21:00, 5 Tetor, 2026

Data e përfundimit: 2026-10-19

Organizata:

KRU "Hidromorava" SH.A. - Gjilan

Tel: 0800 61 000
Email: info@hidromorava.com

Info:

Qyteti: Gjilan

Adresa: Rr. Vëllezrit Gërvalla, Nr. 71 Gjilan, Kosovë

Numri i pozitave: 1

Afati edhe: 8 ditë.

Kategoria: Konkurs

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall KONKURS PUBLIK:

Për plotësimin e vendit të lirë të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:
  • Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

– Numri i kryesve: 2 (dy).

– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

– Titulli i mbikëqyrësit: Shefi i Menaxhimit të Projekteve.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë)  muaj).

– Paga bazë: 852.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

  1. Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

 II.I. Kushtet e përgjithshme:

– Përgatitja profesionale/shkollore: Diplomë universitare – Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore –   drejtimi Hidroteknikë.

– Përvoja e punës: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale.

 II.II. Kushtet e veçanta:

  • Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
  • Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
  • Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime të kryej detyrat e punës;
  • Kualifikimet e tjera profesionale janë përparësi;
  • Njohja e programeve aplikative WaterCad, GIS (ESRI), AutoCad;
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
  • Njohja e punës me kompjuter – programi Microsoft Office.

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

 Punon në kalkulimin e çmimeve për paramasë dhe parallogaritë dhe përgatit dokumentet për projektet e ujësjellësit;

  • Bashkëpunon edhe me shërbimet e tjera në KRU “Hidromorava” Sh.A.;
  • Pas koordinimit të punëve në zyrë të planifikimit dhe punimit të projekteve sipas kërkesës së shërbimeve, obligohet të përcjellë edhe zhvillimin e punimeve në terren;
  • Përgatit tërë dokumentacionin teknik për kryerjen e punëve dhe të njëjtin ia dërgon Shefit të Menaxhimit të Projekteve;
  • Bashkëpunon dhe koordinon punën me stafin inxhinierik në hartimin e projekteve investive në fushën e Hidroteknikës;
  • Bënë mbikëqyrjen e implementimit të projekteve;
  • Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit te tij/saj të drejtpërdrejtë;
  • Për punën e tij/saj i raporton dhe i përgjigjet Shefit të Menaxhimit të Projekteve. 

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

  • Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
  • Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
  • Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
  • Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional dhe vërtetimeve për përvojën e punës në fushën përkatëse);
  • Cv (Jetëpëshkrimi);
  • Kualifikime të tjera profesionale (nëse ka);
  • Dëshmi për njohjen e gjuhëve të huaja (nëse ka);
  • Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata);

Çertifikatën mjekësore (për shkak të minimizimit të shpenzimeve të kandidatëve pjesëmarrës në konkurs, në fund të procedurës rekrutuese, e njejta do të kërkohet vetëm nga kandidatët e suksesshëm, para se të bëhet nënshkrimi i kontratës së punës).

Aplikimi bëhet online përmes e-mailit zyrtar: puna@kru-hidromorava.com, ku bashkangjiten dokumentet e kërkuara sipas konkursit.

Konkursi publikohet përmes uebfaqes zyrtare të kompanisë KRU. “Hidromorava” – SH.A., Gjilan, https:// kru-hidromorava.com/konkurse, ku mund të shkarkohet aplikacioni për punësim.

Konkursi do të jetë i hapur për aplikim 15 ditë nga dita e shpalljes publike të konkursit, nga data 05.10.2026 deri më 19.10.2026.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse aplikacionet e pakompletuara dhe joadekuate do të refuzohen.

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

Testi me shkrim – deri në 70 (shtatëdhjetë) pikë;

Intervista – deri në 20 (njëzetë) pikë;

Jetëpërshkrimi (CV) – deri në 10 (dhjetë) pikë.

Kalendari i përafërt i procedurës së rekrutimit:

Testi me shkrim brenda 20 ditëve pas mbylljes së konkursit;

Intervista me gojë brenda 15 ditëve pas përfundimit të testit me shkrim;

Rezultatet përfundimtare brenda 10 ditëve pas përfundimit të procesit të intervistave.

Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e konkursit ftohen për testin me shkrim, si dhe njoftohen për vendin, datën dhe kohën e mbajtjes së testit me shkrim.

LINK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.