United Hospital

Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve

21:03, 30 Korrik, 2026

Organizata:

Kontrollo ne shpallje
Kontrollo në artikull

Info:

Kategoria: Konkurs

Në mbështetje të nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 7 të Rregullores për procedurat e rekrutimit në KRU “Hidromorava” – SH.A, numër 631 të datës 29.05.2026, si dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ MFPT-Nr.01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, KRU “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan shpall:

KONKURS PUBLIK

Për plotësimin e vendeve të lira të punës në KRU. “Hidromorava” – SH.A., në Gjilan, për pozitën:

Teknik për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve

– Institucioni: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” – Sh.A.

– Numri i kryesve: 2 (dy).

– Vendi i punës (lokacioni): Gjilan.

– Titulli i mbikëqyrësit: Shef i ekipit për ndërprerje (shkyçje) të shërbimeve për shkak të borxheve.

– Kohëzgjatja e kontratës së punës: Me kohë të caktuar (me periudhë provuese prej 6 (gjashtë) muaj).

– Paga bazë: 636.00€ (bruto) – Sipas Rregullores për pagat, kompensimet tjera dhe stimulimet në KRU “Hidromorava” – Sh.A.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta

II.I. Kushtet e përgjithshme:

– Përgatitja profesionale/shkollore: Shkolla e mesme.

– Përvoja e punës: Së paku 1 (një) vit përvojë pune.

II.II. Kushtet e veçanta:

Të ketë sjellje të rregullt, korrekte dhe profesionale në ushtrimin e detyrave të punës;
Të jetë i aftë për punë me orar të plotë dhe pa kufizime shëndetësore;
Të ketë njohuri praktike të sistemit të ujësjellësit;
Gatishmëri për punë në terren dhe për zbatim të procedurave strikte operative;
Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë;
Respektim i rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

III. Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

Ekzekuton shkyçjen e konsumatorëve borxhlinj nga sistemi i ujësjellësit, në përputhje me procedurat e shkruara, aktet e brendshme dhe rregulloret e ARRU-së;
Zbaton procesin e shkyçjes duke respektuar vërejtjen verbale, njoftimin paraprak për shkyçje dhe rregullat për shkyçje individuale dhe kolektive;
Vepron bazuar në listat, autorizimet dhe planin e punës të Divizionit Komercial;
Realizon vizita në terren te konsumatorët borxhlinj dhe ndërmerr veprimet përkatëse të shkyçjes;
Dokumenton çdo rast shkyçjeje përmes procesverbaleve dhe evidencave përkatëse;
Dorëzon raportet e shkyçjeve brenda afateve të përcaktuara te Shefja e Shkyçjes;
Bashkëpunon me anëtarët e ekipit dhe respekton hierarkinë organizative;
Zbaton me përpikëri rregullat, procedurat dhe masat e shëndetit dhe sigurisë në punë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe aktet e brendshme të Ndërmarrjes;
Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejtë, në përputhje me rregulloret në fuqi;
Për punën e tij/saj raporton dhe mban përgjegjësi para Shefes së Shkyçjes.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm si vijon:

Aplikacionin e punësimit të plotësuar (e gjeni në uebfaqe të kompanisë);
Dëshmi të kualifikimit shkollor (origjinal ose të noterizuar);
Dokumentin e identifikimit (kopje të letërnjoftimit, pasaportës);
Dëshminë e përvojës së punës (përmes Trustit pensional);
Cv (Jetëpëshkrimi);
Çertifikatën se aplikuesi nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale (vërtetimi lëshohet nga Gjykata).

LINKU

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.