UBT

Impresum

Themelues
Musa Sabedini

Adresa: Rruga Xhemaj Mustafa, Gjilan, Kosovë
Email: [email protected]
Tel/Mob: +383 44 132 402

Rajonipress.com është anëtarë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës

Rreth Portalit:

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emërtuar RajoniPress, është krijuar ekskluzivisht për ta informuar shpejt, drejtë, saktë dhe objektivisht rajonin e Anamoravës ku bëjnë pjesë komunat Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti, Ranillug, Partesh dhe Kllokot. RajoniPress do të jetë i fokusuar për të sjellur lajme të shpejta edhe nga Kosova Lindore duke përfshirë këtu Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Për ta pasuruar me sa më shumë lajme nga ky rajon “RajoniPress”, do të ketë mundësinë që të angazhojë gazetarë profesionist dhe njerëz të kësaj fushe, që e dinë saktë se çka dëshiron lexuesi i përditshëm.

Pashmangshëm që Agjencia Rajonale e Lajmeve kriter të parë do të ketë informimin e qytetarëve të Gjilanit, duke filluar nga jeta e rëndomtë, shtresat sociale, zhvillimet politike, opinionet e njerëzve me ndikim dhe dobiprurës për rajonin, intervista nga më të ndryshmet të njerëzve që kanë krijuar elemente pozitive për rajonin e Anamoravës.

Tek kategoria e intervistave lexuesi i Rajoni Press do të ketë mundësi të lexojë edhe njoh shumë personalitete nga jeta e artit, shkencës, politikës, sportit, mjekësisë, fushës së teknologjisë dhe fushës mediatike.

Mbi të gjitha Rajoni Press sjellë dhe ofron informacione nga dhe për jetën e qytetarit të rëndomtë. Do të godasim të gjitha ngjyrat e krimit politik dhe ekonomik dhe do të jemi vrojtues të shkeljeve që bëhen nga institucionet publike, duke filluar nga pushteti lokal, gjykatat, policia, prokuroritë dhe kategoritë e tjera institucionale.

Lufta kundër korrupsionit, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit, krimit të organizuar, ngacmimeve seksuale në vendet e punës, heshtja e dukurive negative, do të jenë prioritet i veçantë.

E veçanta e agjencisë rajonale Rajoni Press do të jetë mundësia për të shprehur dhe shfaqur bindjet e tyre njerëzit e thjeshtë dhe të gjithë ata që në mënyrë direkte janë të atakuar nga institucionet qeveritare apo lokale.

Për të qenë një sy dhe vesh i çdo gjëje që ndodhë në Anamoravë, ne do të mundohemi që të sjellim freskinë e lajmit të shpejt. Kohëve të fundit mediat qendrore sikur i kanë reduktuar informacionet rreth qyteteve të Anamoravës, duke mbetur kështu një rajon i izoluar edhe mediatikisht. Dhe kjo ishte një arsye edhe më shumë që të startojmë me këtë agjenci që po i dedikohet qytetarëve dhe lexuesve të këtij rajoni.

Nuk do të lëmë anash as jetën që zhvillohet në brezin kufitarë, duke filluar nga lagja e Zahirajve, Karaqeva, Debëlldehu, Stublina, Kokajt etj. Kjo agjenci nuk do të mund të zhvillohet pa ndihmën e njerëzve që duan ndryshime në të gjitha kategoritë shoqërore.

Andaj, do të ketë vend për analistët, kritikët e të gjitha ngjyrave, opinionist të rregullt. Rajoni Press nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë,por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale.

Ne nuk synojmë që vetëm të ecim në rrugëtimin tonë të përbashkët. Do të angazhojmë ekspert, analist, gazetarë, e bashkëpunëtorë për ta rrumbullakësuar nevojën që ka rajoni i Anamoravës.

Në agjencinë rajonale të lajmeve Rajoni Press do të ketë vend edhe për rastet sociale, invalidët e luftës, viktimat dhe dëshmitarët e luftës,veteranët e luftës, shoqatat e dalura nga lufta, pensionistët, profesor të dijes e shkencës, sektori i bujqësisë.

Jeta rinore dhe gjetja e talenteve nga ky rajon dhe prezantimi i tyre para të tjerëve do të avancohen nga Rajoni Press.

Një bashkëpunim profesional do ta krijojmë edhe me OJQ lokale dhe të gjithë ata që janë të interesuar të krijojnë ndryshime pozitive.

Me kujdes do të përcillet jeta institucionale duke mos anashkaluar të metat, dukuritë negative që ndodhin për dhe rreth zyrtarëve lokal. Natyrisht në këtë agjenci do të ketë vend edhe për tregimet pozitive.

Një vend të posaçëm do i`a kushtojmë jetës ekonomike, bizneseve të reja, biznesmenëve që kanë krijuar imigj pozitivë në qytetin e tyre.

Natyrisht që bizneset do të jenë të promovuara në ngritjen e cilësisë së prodhimeve dhe të atyre ndërmarrjeve që krijojnë vende të reja të punës.

Ju sigurojë se duke qenë një njeri i profesionit dhe i mishëruar dhe i përkushtuar me këtë zanat tash e 20 vite, do të jem vetëm në shërbim të së vërtetës.

Këtë projekt dhe këtë nismë po e fillojmë me shpresën që lexuesi ynë do të jetë prioritet i asaj që do të prodhojmë çdo ditë nga jeta e njerëzve të Anamoravës.

Na priftë e mbara duke ju thirrur për një bashkëpunim profesional në pasimin e sa më shumë informacioneve për dhe rreth rajonit të Anamoravës.

Sinqerisht,
Rajonipress.com