Kontakti

Film & TV

Visar Morina fiton çmimin e magazinës ‘Cineuropa’ në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Publikuar

Regjisori Visar Morina është fituesi i çmimit të magazinës e ‘Cineuropa’ në kuadër të Festivalit të Sarajevës.

‘Cineropa’ është magazinë e profesionistëve të kinemasë dhe filmit evropian, dhe ky çmim i jepet një filmi, që përveç cilësive të padiskutueshme artistike, promovon edhe idenë e dialogut dhe integrimit evropian.

Ndarja e çmimeve të partnerëve të festivalit të Sarajevës i paraprinë ndarjes së çmimeve kryesore që do të transetohen live sonte (e enjte) duke filluar nga ora 20:10.

‘Exil’-i kishte premierën botërore në festivalin e madh të Sundance në SHBA, dhe atë evropiane në Berlinale në shkurt të këtij viti, ndërsa shfaqje në Sarajevë ishte premiera rajonale e filmit nga regjisori kosovar Visar Morina.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Vazhdo të lexosh

Film & TV

​Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 43-vjeçare

Publikuar

Ndahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri.

Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel me super heronj “Partneri i zi”.

Ai vuante prej katër vitesh nga kanceri në zorrën e trashë por asnjëherë nuk ka dashur që të flasë në publik në lidhje me këtë gjë.

Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij.

“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.

Ky lajm ka trishtuar fansat e aktorit dhe të gjithë botën e kinematograifsë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara