Kontakti

Sport

Suarez afër Juventusit

Publikuar

Luis Suarez thuhet se është shumë afër kalimit në radhët e kampionëve italianë Juventus, shkruajnë Marca spanjolle, Mundo Deportivo dhe Gazetta Dello Sport.

Suarez nuk llogaritet më në Barcelonë, dhe trajneri i ri Ronald Koeman i ka thënë atij se mund të kërkojë një klub të ri.

Përveç Juventusit, nuk duhet të harrojmë PSG, i cili është i interesuar për uruguaiani.

Një rol kryesor këtu mund të luajë Neymar, i cili ka fituar trofe të shumtë në Barcelonë me Suarez.

Vazhdo të lexosh

Sport

Hadërgjonaj me fjalë të mëdha para ndeshjes me Greqinë: Nuk harrojmë nëpër çka kemi kaluar

Publikuar

Kosova nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballet me Greqinë në kuadër të ndeshjes së Ligës së Komeve në Ligën D, shkruan “Zeri.info”.

Kosova barazoi në sfdinë e parë ndaj Moldavisë dhe përballja e nesërme mund ta mbulojë atë zhgënjim vetëm nëse fitohet.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj u ka dhënë motiv shokëve të skuadrës duke ardhur me një postim interesant në Facebook.

“Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar. Jemi rritur dhe jemi të lidhur fortë për të arritur suksese për vendin tonë. #FH2”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kosova nesër përballet me Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pasi që barazoi me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Parma të Italisë me rezultat 1-1. /Zeri.info

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara