Kontakti

Shëndeti

Si ta pastroni ajrin në banesë nga viruset

Publikuar

Të rralla janë ato bimë që janë të dobishme sikurse hudhra, e cila me mijëra vjet përdoret në mjekësi. Për një kohë të gjatë është përdorur si ilaç, jo si erëz. Ka aromë karakteristike, shije dhe është pikante. Mes tjerash përmban edhe kalcium, fosfor, selen dhe një sasi të madhe me vitamina B dhe C dhe proteina.

Midis antibiotikëve natyralë zë vend edhe hudhra, pasi lufton shumë baktere, tifon dhe kërpudhat dhe viruset e ndryshme. Po ashtu, ndikon edhe kundër gripit, ftohjeve, inflamacioneve të gojës, të veshit, lufton infeksionet në gjoks, si dhe e zbut urdhjen.

Ekspertët kanë theksuar se hudhra ndikon edhe kundër paraziteve në zorrë. Po ashtu ka ndikim edhe në detoksimin dhe pastrimin e gjakut. Për shëndetin tonë sugjerohet që të konsumoni hudhrën në mënyra të ndryshme

DEZINFEKTOJENI AJRIN NË BANESË NË KËTË MËNYRË:

Merreni thelbin e hudhrës dhe me kujdes e pastroni. Fletët e saj ku ka qenë i vendosur thelbi i hudhrës i ndizni në një taketuke dhe e lini të tymosë. Ky tym nuk është i dëmshëm, është shumë i dobishëm për pastrimin e ajrit nga viruset dhe parandalon sëmundjet e fytit dhe të mushkërive.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Nxjerr sekrecionin e mukozës nga mushkëritë, lehtëson frymëmarrjen, pengon kollën e fortë!

Publikuar

Vera e vonë dhe fillimi i vjeshtës mund të bëhen të tmerrshme për njerëzit të cilët përballen me alergjitë

Pastaj kur i shtohet kësaj edhe ndotja e ajrit do të keni mushkëri të cilat vuajnë, transmeton Telegrafi.

Trupi ndaj çdo gjëje reagon me kollë të rëndë, mirëpo kjo është vetëm një mënyrë që të luftojë me infeksionin dhe të nxjerrë jashtë sekrecionin e mukozës nga mushkëritë.

Qe se çfarë thotë doktor Joseph Merkola i klinikës Mayo:

“Kolla konsiderohet akute nëse zgjat më pak se tri javë. Konsiderohet “kronike” nëse zgjat më shumë se tetë javë (katër javë, kur është fjala për fëmijët).

Shkaktarët e kollës akute mund të jenë: ftohja, gripi, irritimet nga ajri, inflamacioni i mushkërive, kolla e madhe.

Shkaktarët e kollës kronike: alergjitë, astma, bronkiti, sëmundja e gastroezofagealitfeluks. Edhe pse shkaktarët e kollës janë të ndryshëm, kolla bën nxjerrjen e sekrecionit të mukozës nga trupi.

Ky është mekanizmi i vetëm mbrojtës i trupit tuaj i krijuar që t’jua lehtësojë frymëmarrjen. Ndonjëherë është e lehtë të thuhet përse kolliteni, mirëpo në të mund të ketë mister”.

Kur mundon kollitja, më së miri do të jetë të këshilloheni me mjekun, por edhe të merrni këtë ilaç popullor:

Ju nevojiten:

– 2 banane të pjekura;
– 2 lugë mjaltë të freskët;
– 400 ml ujë.

Përgatitja:

Vlojeni ujin. Shtypni bananet dhe qitni në ujë. Lërini që tretja të ftohet rreth gjysmë ore.

Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Merrni nga 100 ml të këtij produkti në ditë.

Nxeheni para çdo përdorimi.

Bananet do t’i zbusin simptomat e kollës, por edhe do t’ju ndihmojnë që të bëni gjumë të qetë. /Telegrafi/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara