Kontakti

Bota

Një robot që u jep kurajo të sëmurëve me COVID-19

Publikuar

Prania e tij redukton rreziqet e kontaminimit mes personelit mjekësor dhe jep një mbështetje psikologjike për pacientët. Në një spital të Meskikos, një robot i vogël shkon dhomë më dhomë për të vizituar të sëmurët me COVID-19.

“Përshëndetje! Unë jam Laluchy, roboti i vogël. Si të quajnë?, përsërit androidi 1,40 metra dhe 37 kilogranë, para se vendosë pacientin në marrëdhënie me një psikolog.

Vendosur në pjesën e sipërme të robotit, një ekran mundëson dialogun duke shmangur kontaktin fizik dhe rrezikun e infektimit.

Roboti zhvendoset vetëm dhe mundëson vendosjen e marrëdhënies së pacientit me të afërmit (…) ai mundëson gjithashtu komunikimin me personelin mjekësor”, thekson neuropsikologia Lucia Ledesma, nga spitali “20 de Noviembre”.

KJo na ka ndihmuar për shëndetin mendor të pacientit”, thekson Sandra Muñoz, zyrtare e strategjisë kundër koronavirusit të ri brenda institucionit.

Roboti u integrua në spital në muajin korrik si një “bashkë-terapist” në departamentin që trajton pacientët me COVID-19.

Përveç lidhjes, ai mund të bëjë tinguj relaksues për të zvogëluar stresin dhe ankthin e shkaktuar nga izolimi i pacientit.

Nga teknologjia meksikane, roboti ka një sistem të integruar të njohjes së fytyrës dhe lëviz falë sensorëve.

“Kjo na lejon të jemi të pranishëm përmes robotit, por pa ndonjë ekspozim ndaj aerosoleve në zonënCOVID-19”, nënvizon Lucia Ledesma.

Për Rosa Maria Velazquez, një e sëmurë 55-vjeçare, përdorimi i kësaj teknologjie është një ide e mirë pasi nëpërmjet tij të afërmit tanë na shohin dhe ne i shikojmë, kjo i jep kurajo të gjithëve. /AFP/ 

Bota

Trump nënshkruan marrëveshjen bashkë me Hotin e Vuqiqin

Publikuar

Me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, raporton Gazeta Express.

Tashmë janë publikuar fotografi nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjeve, ku shihet presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

Gazeta Express dhe T7 ka raportuar se marrëveshjet janë nënshkruar në mes të SHBA’së dhe të dyja shteteve si marrëveshje të veçanta.

Deri më tani nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjeve, mirëpo, karakteri i tyre është ekonomik.

Sic ka raportuar Gazeta, bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara