Kontakti

Lajmet

Krasniqi: Pacientët me COVID do të trajtohen vetëm në Infektivë dhe Pulmologji

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka vizituar sot Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK. Ata panë nga afër trajtimin mjekësor që po iu ofrohet të prekurve nga COVID-19që janë të shtrirë në këtë Klinik.

Ministri Zemaj bëri thirrje për kujdes të shtuar me qëllim që mos të rëndohet puna e stafit mjekësor.

“Kam kërkuar që ta rrisim kapacitetin e mbështetjes profesionale duke dërguar dhe asistencë dhe punë të përbashkët të shohim se si mund të menaxhojmë më mirë situatën dhe se si mund t’i trajtojmë pacientët tanë që t’i mbajmë në jetë ato që janë raste të rënda fatkeqësisht edhe me sëmundje tjera përcjellëse… Inkurajuese ishte puna dhe inkurajuese ishte që disa pacientë edhe pse kanë qenë shumë rëndë të infektuar dhe të rënduar nga COVID janë duke u përcjell dhe shumë shpejt do jenë jashtë asaj klinike dhe do u kthehen familjeve shëndoshë e mirë. Si Ministri e Shëndetësisë dhe si ministër obligohemi të vazhdojmë këtë mbështetje edhe me ngritjen e resurseve humane dhe kapaciteteve të infrastrukturës të cilat fatmirësisht në këtë klinik nuk mungojnë dhe duhet ta përcjellim këtë trend të përkrahjes”, tha ai.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi tha se përkundër se gjendja është e rënduar po tentojnë që Klinikën e Neurologjisë ta lirojnë nga pacientët që po trajtohen për koronavirus.

Sipas Krasniqit qëllimi është t’i rikthejnë shërbimet për pacientët që nuk janë të infektuar.

“Situata ende paraqitet e rënduar dhe ende kemi numër të madh të pacientëve. Ende kemi mbi 40 pacientë të cilët janë me respirator qoftë të intubuar disa prej tyre apo në formën CPAP apo ventilimin mekanik të asistuar…. Ne sot kemi vendosur që gradualisht të lirojmë edhe Klinikën e Neurologjisë nga data 21 në repartin e Operativës së Gjinekologjisë nuk kemi pacientë me COVID, sot kemi vendosur që edhe pacientët e Neurologjisë t’i bartim në Klinikën e Infektivës dhe Pulmologjisë në mënyrë që të provojmë tash që të provojmë t’i kemi pacientët vetëm në Klinikën e Infektologjisë dhe Pulmologjisë dhe gradualisht t’i rikthejmë shërbimet edhe për pacientët e tjerë jo COVID”, tha Krasniqi.

Shefi i Mjekimit Intensiv COVID-19, Naim Kuqi tha se në këtë klinik janë duke u trajtuar 12 pacientë me COVID-19.

“Në Mjekimin Intensiv Qendror COVID për momentin i kemi 12 pacientë me COVID, prej 12 pacientëve pak më herët i pranuam edhe dy të gjendje të rëndë, 3 i kemi me maskë të thjeshtë vetëm me O2 suport, janë të vetëdijshëm komunikativ, ushqehen disa të tjerë i kemi me maska me mbështetje suport me respirator”, tha ai. 

Lajmet

​Tim Judah: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington asgjë befasuese, ri-angazhim çështjesh të njohura

Publikuar

Tim Judah, analist për çështjet e Ballkanit në revistën britanike ‘The Economist’ thotë për Top Channel se pikat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, janë një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet, gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën.

Analisti anglez nuk beson se do të ketë një angazhim të dytë të Uashingtonin për njohjen e ndërsjellët Kosovë Serbi.

Tim Judën e intervistoi gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti Judah si e shihmi marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe kush ishte ajo që mund të quhet si pika e fitores për Kosovën?

Tim Judah: Unë besoj se është një marrëveshje jo befasuese e kështu Kosova dhe Serbia nuk kanë fituar ndonjë gjë sikurse Kosova dhe Serbia nuk kanë humbur diçka në të gjithën këtë. Pamë një përzierje të çuditshme gjërash pasi në marrëveshje ka pika të dakorduar më parë . Tani kemi të bëjmë me një ri-angazhim për të normalizuar marrëdhëniet gjë të cilën e kemi dëgjuar shumë herë në të shkuarën. Çështjet ekonomike siç është hekurudha ne i kemi dëgjuar në të shkuarën. Njohja nga Izraeli, përmendja e Hezbollahut apo bllokimi 5 G janë 100 % relevante në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Mbase janë me interes për amerikanët në një kohë kur palët nuk nënshkruan marrëveshje mes tyre. E gjitha është ‘ok’, por le të shohim çfarë do të prodhojë kjo në krahun ekonomik. Nuk kemi të bëjmë me fitues apo të humbur nga kjo.

Por në perspektivën afatgjatë marrëveshja ka për tu harruar paçka se u bë dhe nuk solli ndonjë ndryshim të madh. Ajo që do të jetë e dëmshme për zotin Hoti dhe posaçërisht për zotin Vuçiq janë pamjet filmike të të dyve përballë Trump nga ku duken si djem shkolle përpara mësuesit kujdestar. Do të shihet në të ardhme dëmi i shkaktuar në imazhin e tyre politik në terma afat gjatë.

Muhamed Veliu: Sipas jush cila është pika më e rëndësishme e marrëveshjes?

Tim Judah: Nuk shikoj ndonjë pikë të rëndësishme në marrëveshje. Thjesht kemi të bëjmë me një angazhim të ri për çështje të caktuara. Ndërsa pjesa janë tërësisht pa lidhje për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ata thonë njohje e ndërsjellët e diplomave, por këtë e kanë bërë në të shkuarën pasi është pjesë e marrëveshjes me BE. Angazhim për të gjetur të zhdukurit. Ne e kemi dëgjuar këtë shumë herë në të shkruarën. Jemi përballë një përsëritje të gjërave. Në dokumentet e nënshkruara nuk ka asnjë madhore e cila qëndron.

Muhamed Veliu: Presidenti Vuçiq gjatë negociatave në Uashington ia arriti të sigurojë një marrëveshje pa përmendur fjalët “njohje e ndërsjellët”. Ishte kjo një fitore për Serbinë dhe humbje për Kosovën?

Tim Judah: Nuk do të ishte reale të ndërtohej ndonjë fije shprese se do të arrihej një njohje e ndërsjellët. Natyrisht nuk do të adresoj çështja e njohjes së ndërsjellët. Të gjithë e dinin këtë. Nuk arrita ta kuptoj përse kryeministri Hoti e artikuloi këtë se kjo ishte tema më e rëndësishme kur e dinte se nuk kishte për të ndodhur.

Muhamed Veliu: Marrëveshja e të premtes në Shtëpinë e Bardhë, besoni se mund të pasojë me një marrëveshje tjetër me ndërmjetësim amerikan për njohjen e Kosovës shtet nga Serbia?

Tim Judah: Jo. Kjo nuk ka për të ndodhur. Bisedimet e ardhshme do të zhvillohen në Bruksel.

Muhamed Veliu: A besoni se mos-marrëveshjet e gjata Kosovë-Serbi u përdorën në një mënyrë të zgjuar nga administrate Trump, për ta shitur si një arritje të politikës së jashtëm e për presidentin Trump përpara zgjedhjeve presidenciale?

Tim Judah: Në të gjithën këtë pati një qëllim dhe një lloj mesazhi për votues evangjelistë kur u përmend Lindja e Mesme. Mbase kjo mund të sjellë ndonjë ndryshim të vogël. Siç e patë nga ai Twitteri famoz i presidentit Trump u pa konfuzioni me Kosovës duke e vendosur si lokacion në Lindjen e Mesme. Nuk e di nëse kjo do t’ia mbushë mendjen shumë personave në SHBA të ndryshojnë opinion. Nuk jam specialist zgjedhjesh amerikane ata e dinë më mirë se unë këtë punë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara