Kontakti

Sport

Kosova e nis me barazim ndaj Moldavisë edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Publikuar

Kosova ka marrë vetëm një pikë në përballjen e parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, duke barazuar 1-1 me Moldavinë

Ndeshja që u zhvillua në Parma të Italisë, solli një gol në 45 minutat e parë dhe ishin moldavët që kaluan në epërsi.

Takimi filloi mjaftë mirë për ‘Dardanët’, që rrezikuan portën e Moldavisë qysh në minutën e katërt, ku nga një harkim i Benjamin Kolollit, nuk përfitoi Amir Rrahmani që i iku topi.

Sulmet e Përfaqësueses tonë vazhduan me Milot Rashicën, Valon Berishën e Kolollin, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin precize.

Ishte minuta e 19-të kur Moldavia kaloi në epërsi me anë të Ion Nicolaescut e që ishte vetëm tentimi i dytë për ta.

Kosova tentoi të këndellet nga ky gol i pësuar, duke shtuar presionin edhe më shumë ndaj portës moldave.

Deri në fund të pjesës së parë, tanët kishin edhe disa shanse të mira, mirëpo sërish u mungoi konkretizimi.

Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë nga tanët, që kërkonin ta shënonin golin e barazimit.

Bersant Celina u inkuadrua në minutën e 60-të në lojë së bashku me Florent Hadërgjonajn dhe loja disi filloi të ngjallej.

Pas vetëm katër minutash inkuadrimi, Celina gjuajti në drejtim të portës moldave, mirëpo ishte e plogësht.

Një rast tejet i mirë ishte për Milot Rashicën (65’), duke bërë një goditje të fuqishme, derisa portieri moldav Coselev e largoi me vështirësi.

Momenti më i rëndësishëm për tanët erdhi në minutën e 71-të, atëherë kur Benjamin Kololli pranoi një asistim nga Valon Berisha, për të shënuar një gol të bukur.

Kosova në minutat e mbetur kërkoi fitoren, mirëpo edhe pse e shtuam presionin, ishim të pafat nga gjuajtjet e njëpasnjëshme të djelmoshave tanë.

Foto: FlashScore/Prsc

Ndeshja përfundoi 1-1, derisa gjendja në Ligën C të Grupit 3, ‘Dardanët’ janë lider me një pikë, aq sa kanë Greqia, Sllovenia dhe Moldavia.

Kujtojmë se me 6 shtator do të jemi nikoqir të grekëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/

Sport

Hadërgjonaj me fjalë të mëdha para ndeshjes me Greqinë: Nuk harrojmë nëpër çka kemi kaluar

Publikuar

Kosova nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përballet me Greqinë në kuadër të ndeshjes së Ligës së Komeve në Ligën D, shkruan “Zeri.info”.

Kosova barazoi në sfdinë e parë ndaj Moldavisë dhe përballja e nesërme mund ta mbulojë atë zhgënjim vetëm nëse fitohet.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj u ka dhënë motiv shokëve të skuadrës duke ardhur me një postim interesant në Facebook.

“Nuk harrojmë kush kemi qenë dhe nëpër çka kemi kaluar. Jemi rritur dhe jemi të lidhur fortë për të arritur suksese për vendin tonë. #FH2”, ka shkruar Hadërgjonaj.

Kosova nesër përballet me Greqinë në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, pasi që barazoi me Moldavinë në “Ennio Tardini” në Parma të Italisë me rezultat 1-1. /Zeri.info

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara