

Kulturë
Shqipëri, nis shpërndarja e librave falas
Publikuar
6 muaj më parëmë
nga
Esad DujakaMinistrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini ka bërë ditur se në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ka nisur sot shpërndarja e librave falas për nxënësit e klasave 1-7 dhe për të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të”, shprehet Shahini.
Skema mbështetëse e librave falas nga buxheti i shtetit prej 800 milionë lekësh u vjen në ndihmë direkt mbi 250 mijë nxënësve përfitues në të gjithë vendin, duke ulur koston financiare të familjeve shqiptare dhe përmirësuar gjithashtu qasjen e nxënësve në arsim, veçanërisht nxënësve romë dhe egjiptianë, të cilët kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme.
Miratimi në Këshillin e Ministrave i propozimit i MASR për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të u bë më 17 qershor të këtij viti./atsh

Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë nuk është mënyra e duhur.
Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza e para-gjumit, kërkon impenjimin e saj.
Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës.
Më poshtë do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:
Leximi i një libri
Të listuarit e aktivitetit të së nesërmes
Të kaluarit më shumë kohë me familjen
Reflektimi mbi ditën në mbarim e sipër
Meditimi
Planifikimi i orëve të gjumit
Shkëputja totale e gjithçkaje që mban në kontakt me punën
Të vënit kokën në jastëk vetëm me mendime pozitive
Të përfytyruarit e suksesit të së nesërmes

Tim Judah: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington asgjë befasuese, ri-angazhim çështjesh të njohura

Hoti: Në Bruksel do të bisedohet për njohje reciproke

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë mbi 1 mijë persona të dënuar

Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit

Pandemia COVID-18 ‘shkatërron’ sektorin e turizmit në BE

Politika e jashtme e zbehtë dhe joproduktive, pengesë edhe Serbia

Hadërgjonaj me fjalë të mëdha para ndeshjes me Greqinë: Nuk harrojmë nëpër çka kemi kaluar

Nxjerr sekrecionin e mukozës nga mushkëritë, lehtëson frymëmarrjen, pengon kollën e fortë!
