Kontakti

Kronika e zezë

​Policia kërkon Elvir Sakun

Publikuar

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Elvir (Sahit) Saku i lindur me 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është ELVIR (Sahit) SAKU i lindur me 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё. I dënuari është i kërkuar për veprën penale “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, thotë se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

Kronika e zezë

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë mbi 1 mijë persona të dënuar

Publikuar

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë mbi 1 mijë persona të dënuar

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndarë statistikat ditore sa i përket numrit të dënuarve, të pranuarve, të liruarve, dhe të paraburgosurve.

Sipas statistikave, në total janë 1488 persona, ku 1038 prej tyre janë të dënuar.

3 prej tyre janë pranuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ëshë liruar një person.

Poashtu janë në paraburgim 447 persona.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara