

Film & TV
Ndahet nga jeta aktori i njohur në moshën 43-vjeçare
Publikuar
6 muaj më parëmë
nga
Esad DujakaNdahet nga jeta aktori i njohur amerikan. Chadwick Boseman humbi jetën në moshën 43 vjeçare pasi prej kohësh vuante nga kanceri.
Boseman njihet nga të gjithë për rolin e tij në filmin Marvel me super heronj “Partneri i zi”.
Ai vuante prej katër vitesh nga kanceri në zorrën e trashë por asnjëherë nuk ka dashur që të flasë në publik në lidhje me këtë gjë.
Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja e tij.
“Chadwick ishte një luftëtar i vërtetë dhe këmbënguli gjatë githë kësaj lufte. Ai ju solli shumë nga filmat që ju tashmë dashuroni”- thuhet në deklaratën e familjes.
Ky lajm ka trishtuar fansat e aktorit dhe të gjithë botën e kinematograifsë.
Ju mund të lexoni edhe
Film & TV
Shpallen filmat fitues të Filmit të Animuar “ANIBAR”
Publikuar
7 muaj më parëmë
23 Gusht, 2020nga
Esad Dujaka
Filmit të Animuar “ANIBAR”Sot, u përmbyll programi dhe aktivitetet e planifikuara për shtatë ditët e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “ANIBAR”.
Pjesë e programit të këtij edicioni kanë qenë 165 filma, të cilat janë shfaqur në platformën online.anibar.org dhe do të vazhdojnë të shfaqen deri më 30 gusht.
Si në edicionet e tjera filmat janë ndarë në kategori garuese, jo garuese dhe filma të metrazhit të gjatë. Ndërkohë, pjesë e garës kanë qenë 135 filma.
Juria ndërkombëtare, e përbërë nga Clémence Bragard, Yves Nougaréde, Joanna Priestley, ka ndarë çmimet për kategorinë e Filmave Ndërkombëtar, Ballkanit dhe të Drejtave të Njeriut.
Juria studentore, e përbërë nga Djellza Bullaku, Doki Qerimi, Elvira Thaqi, Qendrim Hoxhaj, Nita Xerxa nën mentorimin e Annegret Richter kanë ndarë çmimet për filmat garues në kategorinë e Filmave Studentor dhe atë të Video Animacionit Muzikor.
Filmat fitues të këtij edicioni janë:
Në kategorinë ndërkombëtare: Acid Rain
Special Mention:
Flesh
Just A Guy
Average happiness
Në kategorinë studentore: Un diable dans la poche
Special Mention:
In Orbit
Gravedad
Në kategorinë e Ballkanit: All those sensations in my belly
Special mention: Arka
Në kategorinë e të drejtave të njeriut: Umbilical
Special Mention: Migrante
Në kategorinë e video animacionit muzikor:Kishi Bashi – Violin Tsunami
Special Mention:
Christmas Morning
The Turning Point

Tim Judah: Marrëveshja Kosovë-Serbi në Uashington asgjë befasuese, ri-angazhim çështjesh të njohura

Hoti: Në Bruksel do të bisedohet për njohje reciproke

Në Shërbimin Korrektues të Kosovës janë mbi 1 mijë persona të dënuar

Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit

Pandemia COVID-18 ‘shkatërron’ sektorin e turizmit në BE

Politika e jashtme e zbehtë dhe joproduktive, pengesë edhe Serbia

Hadërgjonaj me fjalë të mëdha para ndeshjes me Greqinë: Nuk harrojmë nëpër çka kemi kaluar

Nxjerr sekrecionin e mukozës nga mushkëritë, lehtëson frymëmarrjen, pengon kollën e fortë!
