Portali Rajonal, Rajonipress.com https://rajonipress.com Wed, 25 Apr 2018 06:27:03 +0000 sq-AL hourly 1 Greta Koçi shfaqet joshësehttps://rajonipress.com/greta-koci-shfaqet-joshese-3/ Wed, 25 Apr 2018 06:27:03 +0000 https://rajonipress.com/?p=184860 Këngëtarja e njohur shqipëtare, Greta Koçi tash e sa kohë është pjesë e tregut. Ajo secilën këngë që e sjell në treg bëhet hit.

Mirëpo, përveq talentit të saj për muzikë dhe përkundër moshës, ka dhe një karakteristikë që çdo kush ja ka lakmi, e sidomos vajzat e reja, shkruan Kosova Sot.

Greta ka një trup të përsosur dhe nuk ngurron aspak ta shfaqë kudo që është. Së fundi, në instagramin e saj ka publikuar një foto me e veshur vetëm një rombadash ngjyrë të kuqe që i shkon shumë për shtati. Mos ndoshta është duke punuar në një projekt të ri, apo thjesht e ka hedhur aty si foto për adhuruesit e saj? Mbetet të shihet në ditët në vijim. ]]> Ilaçi nga natyra: Efekti i qepës së kuqe dhe të bardhëhttps://rajonipress.com/ilaci-nga-natyra-efekti-i-qepes-se-kuqe-dhe-te-bardhe/ Wed, 25 Apr 2018 06:20:16 +0000 https://rajonipress.com/?p=184857 Ushqimi i cili është i pasur me qepë të kuqe dhe të bardhë në masë të madhe ndikon në parandalimin e formave të ndryshme të tumoreve të rëndë, theksojnë ekspertët nga Italia, të cilët janë pjesë e institutit për studime farmakologjike “Mario Negri” me bazë në qytetin e Milanos.

“Një gjë të tillë e kanë treguar dy grupe që kishin marrë pjesë në hulumtime, në të cilin njëri grup në meny detyrimisht ishte dashur të ketë qepë të bardhë dhe të kuqe, derisa grupi tjetër. Efekti pozitiv i këtyre ushqimeve sidomos ka pasur ndikim parandalues në sipërfaqen e gojës, fytit, vezoreve, zorrës së trashë dhe në veshka”, kishte theksuar dr. Carlotta Galeone, autori që i kishte prirë ekipit të ekspertëve italianë.

(Kosova Sot) ]]> Platforma për dialog ta ketë brenda parimin e reciprocitetit me Serbinëhttps://rajonipress.com/platforma-per-dialog-ta-kete-brenda-parimin-e-reciprocitetit-me-serbine/ Wed, 25 Apr 2018 06:11:09 +0000 https://rajonipress.com/?p=184854 Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, i cili në Qeverinë e kaluar ka qenë ministër i Diasporës, ka thënë se Kosovës i duhet platformë vetëm për bisedimet me Serbinë, kurse për çështjet e tjera duhet konsensus.

Ai ka bërë me dije se platforma e Qeverisë për finalizimin e dialogut me Serbinë nuk i plotëson kushtet të quhet platformë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Murati ka thënë se ajo platformë është një shkresë në të cilën janë vendosur disa objektiva, por nuk tregohet se si do të arrihen ato.

Sipas tij, çfarëdo platforme e bisedimeve me Serbinë do të duhej ta përmbante në vete parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë, që do të mund të shtrihej në dy rrafshe.

“Çfarëdo platforme e bisedimeve me Serbinë do të duhej ta përmbante në vete parimin e reciprocitetit në marrëdhëniet me Serbinë. Ky reciprocitet do të mund të shtrihej në dy rrafshe. E para, të gjenden zgjidhje reciprokisht të njëjta për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me ato që do të aplikohen në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin- Potok, në anën tjetër të zbatohet reciprociteti në të drejta si për shqiptarët që jetojnë kudo në Serbi me ato të serbëve në Kosovë”, ka thënë Murati.

Ai ka paralajmëruar se nëse nuk zbatohet ky parim në këto bisedime, Kosova rrezikohet të bëhet një shtet i dështuar. ]]> Hetime për falimentimin e Telekomithttps://rajonipress.com/hetime-per-falimentimin-e-telekomit/ Wed, 25 Apr 2018 06:06:52 +0000 https://rajonipress.com/?p=184851 Zyrtarë të Prokurorisë Speciale të Kosovës kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se janë duke i hetuar keqpërdorimet në Telekomin e Kosovës e të cilat, siç thonë ata, janë të lidhura me moszbatimin e vendimeve gjyqësore dhe me vendimin e Arbitrazhit. Telekomi ka qenë ndërmarrja më fitimprurëse në Kosovë, e cila në vitin 2010 i kishte paguar 80 milionë euro dividendë në buxhetin e Kosovës, ndërsa ditë më parë u bë e ditur se kompania ka 60 milionë euro borxhe, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Hiç më pak se 80 milionë euro i kishte paguar dividendë në buxhetin e shtetit Telekomi i Kosovës(TK) në vitin 2010, derisa shtatë vjet më vonë kjo ndërmarrje është buzë falimentimit pasi që borxhet ndaj furnitorëve i kanë arritur në 60 milionë euro dhe ka vështirësi që t’i paguajë edhe pagat e punëtorëve.

Në vitin 2011 nga fitimet e krijuara Telekomi ia kishte ndarë Qeverisë së Kosovës 55 milionë euro, 45 milionë euro në vitin 2012, 40 milionë euro në vitin 2013, nga 15 milionë euro gjatë viteve 2014 dhe 2015 dhe asnjë cent nuk ishte paguar në vitin 2016 në buxhetin e shtetit në emër të dividendit.

Në kohën kur s’kishte para për dividend Telekomi udhëhiqej nga Agron Mustafa, të cilit i ka skaduar kontrata në fund të shkurtit të këtij viti, ndërsa dy muaj më vonë kryesuesja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës njoftoi se ndërmarrja publike është në prag të falimentimit, pasi borxhet e kompanisë kanë arritur në 60 milionë euro, shkruan tutje “Zëri”.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në Telekomin e Kosovës Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në këtë ndërmarrje.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke hetuar keqpërdorimet në Telekomin e Kosovës, të cilat janë të lidhura me rastin e moszbatimit të vendimeve gjyqësore dhe vendimit të Arbitrazhit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë për gazetën “Zëri”. ]]> PDK-ja kundër tryezës së thirrur nga LDK-jahttps://rajonipress.com/pdk-ja-kunder-tryezes-se-thirrur-nga-ldk-ja/ Wed, 25 Apr 2018 06:01:34 +0000 https://rajonipress.com/?p=184848 Të gjitha subjektet politike parlamentare kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e sotme të ftuar nga LDK-ja, përpos Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), shkruan tutje Gazeta “Zëri”.

Tryeza e thirrur nga partia më e madhe opozitare (LDK), ku do të diskutohet për zgjidhjen e temave të mëdha nacionale, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nuk pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike.

Përderisa pjesa dërrmuese e subjekteve pritet të marrin pjesë në këtë takim, zyrtarë nga PDK-ja kanë thënë për “Zërin” se nuk duhet shkuar në një tryezë të tillë, e cila pritet të mbahet të mërkurën (sot), duke filluar prej orës 13:00.

Megjithatë, nga ky subjekt kanë deklaruar se tek gjatë ditës do të dalin me një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Për dallim prej saj, dy partitë e tjera të koalicionit (AAK-ja e Nisma) tashmë kanë njoftuar se do të jenë pjesë e tryezës së thirrur nga LDK-ja, ndonëse kanë pohuar se njëherë nuk do të ketë zgjedhje siç po kërkon LDK-ja.

Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, përfaqësues të së cilës kanë thënë se LVV-ja është gjithmonë për organizimin e tryezave.

Pavarësisht këtyre, nga shoqëria civile konsiderojnë se takimi nuk do të jetë frytdhënës pasi PDK-ja tashmë i është kundërpërgjigjur LDK-së me publikimin e platformës nga kryetari i partisë, Kadri Veseli. ]]> Me gjyqtarë e prokurorë milionerë nuk arrestohen “peshqit e mëdhenj”https://rajonipress.com/me-gjyqtare-e-prokurore-milionere-nuk-arrestohen-peshqit-e-medhenj/ Wed, 25 Apr 2018 05:58:09 +0000 https://rajonipress.com/?p=184845 Pavarësisht deklarimeve pompoze të zyrtarëve të shtetit, për gjoja angazhimin më të përforcuar të institucioneve të drejtësisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, analistët politikë dhe njohësit e fushës së sundimit të ligjit, vlerësojnë se në gjithë këtë zhurmë të madhe, janë gjithnjë “peshqit e mëdhenj”, ata që po falen nga drejtësia, pavarësisht se janë shumë prej tyre të involvuar në afera korruptive dhe krim të organizuar.

Falja e tyre madje është zgjedhur si metodë veprimi edhe përmes parashkrimit të lëndëve të ndryshme. Për këtë arsye është krijuar bindja se me këtë strukturë aktuale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale, nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit. Përderisa në Shqipëri, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që nuk e kanë kaluar Vetting-un, i bashkon vetëm një arsye, pasuria e pajustifikuar, në Kosovë, sipas analistëve, gjyqtarët dhe prokurorët janë bërë milionerë duke shitur drejtësinë, nën urdhrat e mbështetjen e pushtetarëve të nivelit të lartë si dhe atë të nëntokës kriminalebiznesore.

VETTING-u, i pashmangshëm Sipas analistes së kësaj fushe nga instituti KIPRED, Ariana QosajMustafa, amnistimi i krimit dhe korrupsionit në mesin e jakave të bardha, siç jemi mësuar t’i emërtojmëpushtetarët, kryesisht po realizohet me parashkrimin e lëndëve. Ajo thotë se një proces VETTING-u në Kosovë pati filluar para atij në Shqipëri, por nuk dha rezultatet e pritura, prandaj duhet riaktivizuar tani shumë më seriozisht si pjesë e reformës në drejtësi. “Çështja e parashkrimit si taktikë e prokurorisë në krimet e profilit të lartë është çështje e raportuar edhe nga shumë organizata që merren me monitorimin e procesit të ndjekjes së rasteve të profilit të lartë. Fatkeqësisht, mungesa e llogaridhënies në sistemin e drejtësisë ose së paku raportimi dhe presioni medial nuk ka rezultuar me reagime adekuate nga institucionet e drejtësisë. Procesi i Vetting-ut në Shqipëri ka filluar më vonë, meqë sistemi ynë i drejtësisë e ka filluar rishikimin e vet më herët, menjëherë pas pavarësisë. Mirëpo, rezultatet e dobëta në praktikë nga gjyqësori mbetet të rishikohet edhe njëherë kur do na duhet një proces i tillë. Reforma e tanishme, e filluar si rishikimi funksional i drejtësisë, duhet ta adresojë edhe këtë çështje urgjentisht”, tha Qosaj- Mustafa për “Kosova Sot”.

Milionerët e drejtësisë Analisti politik, Florim Zeqa, vlerëson se, edhe pse në Kosovën e ditëve të sotme flitet shumë për institucione të pavarura, si asnjëherë më parë janë të përbashkuar rreth krimit të organizuar bartësit e institucioneve më të larta me institucionin e sistemit të drejtësisë, përkatë- sisht liderët partiakë dhe shtetërorë me prokurorët dhe gjykatësit e dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale. “Në Kosovë gjyqtarët dhe prokurorët janë bërë milionerë duke shitur drejtësinë, nën urdhrat dhe mbështetjen e pushtetarëve të nivelit të lartë, si dhe atë të nëntokës kriminale-biznesore. Pasuria e krijuar në mënyrë të paligjshme e treshes kriminale gjyqtar-prokuror-avokat, në disa raste është e barabartë me pasuritë e nëntokës kriminale dhe mafio-politikanëve dhe oligarkëve ekonomikë. Megjithatë, ‘peshqit e mëdhenj’ kanë arritur të krijojnë shifra marramendëse të milionave përmes zhvatjes së buxhetit të shtetit dhe gllabërimit të pasurive publike dhe private në vendin tonë”, u shpreh ai. “Me këtë strukturë aktuale të prokurorëve dhe gjyqtarëve të dirigjuar nga politika dhe nëntoka kriminale, nuk do të ketë kurrë sundim të ligjit dhe as arrestim të ‘peshqve të mëdhenj’, përderisa konfiskimi i pasurive qindra-milionëshe të dërguara jashtë vendit në ‘Parajsat Fiskale’ mbetet vetëm dëshirë dhe ambicie e qytetarëve të varfër të këtij vendi. Për të pasuruarit në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, më së miri u shkon kjo thënie italiane; “Non c’è animale piu cattivo dell’uomo che e senza legge”, që në shqip i bie; “Nuk ka kafshë më të keqe se një njeri që është i paligjshëm””, tha Zeqa për “Kosova Sot”.

Të verifikohen pasuritë e dyshimta Edhe analisti tjetër, njohës i së drejtës, Hidajet Ahmeti, thotë se është situatë e zymtë për drejtësinë kosovare, pasi sistemi i drejtësisë është kapur në mënyrëtë sofistikuar dhe orkestruar me strategji afatgjate, me qëllimin për ta marrë, për ta mbajtur e për ta ruajtur pushtetin me çdo kusht. “Mbajtja e sistemit të drejtësisë nën kthetrat e politikës ka krijuar një gjendje anarkie në sistemin e drejtësisë, e cila po reflekton në vazhdimësi në moszhvillim ekonomik, pasiguri të investimeve nga jashtë, pasi në vazhdimësi janë selektuar rastet penale dhe duke amnistuar politikanët milionerë të pasluftës apo siç po quhen ‘peshqit e mëdhenj’. Përmes kësaj lidhje kriminale të gjyqë- sorit dhe ekzekutivit është ndërtuar një kategori shoqërore që përbehet nga një grusht njerëzish milionerë, kurse një pjesë tjetër i takon shtresës së mesme dhe tjetra shtresës së ulët”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot) ]]> Konfiskohet drogë edhe në fshatin Zhegërhttps://rajonipress.com/konfiskohet-droge-edhe-ne-fshatin-zheger/ Wed, 25 Apr 2018 05:54:45 +0000 https://rajonipress.com/?p=184842 Gjilan – Në dy raste të ndara në Gjilan dhe Zhegër policia ka ndaluar dy shqiptar tek të cilët ka konfiskuar substanca narkotike.

Sipas policisë në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 1.6 gramë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Edhe në fshatin Zhegër, është ndaluar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancës narkotike të llojit marihuanë me peshë 0.7 gram.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/ ]]> Bebe Rexha më joshëse se zakonishthttps://rajonipress.com/bebe-rexha-me-joshese-se-zakonisht/ Wed, 25 Apr 2018 05:45:09 +0000 https://rajonipress.com/?p=184839 Këngëtarja me prejardhje shqiptare krahas sukseseve, gjithnjë përfolet edhe për dukjen e saj e veçmas linjat trupore, shkruan Indeksonline.

Përmes një fotografie ajo ka shfaqur trupin e saj tejet të këndshëm e provokues të ulur në karrige.

Me këmbë përjetë, Bebe shihet të jetë duke ngrënë një sandviç, të cilin duket ta ketë shijuar./Indeksonline/ ]]> Policia tregohet efikase, arreston të dyshuarit që po bartnin drogë afër shkollave të mesmehttps://rajonipress.com/policia-tregohet-efikase-arreston-te-dyshuarit-qe-po-bartnin-droge-afer-shkollave-te-mesme/ Wed, 25 Apr 2018 05:37:13 +0000 https://rajonipress.com/?p=184836 Gjilan – Policia e Kosovës, njësitet nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, janë njoftuar nga zyrtarët policor të cilët janë të caktuar në Planin operativ ,”Stop drogave në shkolla”, se në objektin e shkollës së muzikës dhe arteve i cili është duke u ndërtuar te kompleksi i shkollave të Mesme këtu në Gjilan janë takuar tre persona shqiptar, ku tek njëri prej tyre kanë gjetur një sasi të substancës e dyshuar si narkotike – Marihuan e cila ka peshuar 1.6 gram.

Substanca është konfiskuar dhe me urdhër të Prokurorit i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/ ]]> Mynxyra e shtyllave të Demhasajt dhe pasimi perfekt kundër Cyrihuthttps://rajonipress.com/mynxyra-e-shtyllave-te-demhasajt-dhe-pasimi-perfekt-kunder-cyrihut/ Tue, 24 Apr 2018 21:35:34 +0000 https://rajonipress.com/?p=184832 Sulmuesi i FCL, Shkelqim Demhasaj (22), ka prekur katër herë shtyllën – dhe kur shënon gol, ai llogaritet si i padrejtë si ajo kundër Cyrihut, shkruan “LZ”.

Shkelqim Demhasaj festoi si gjithë të tjerët fitoren e së dielës kundër Cyrihut (2:1), që erdhi pas shënimit të golit në minutat shtesë nga Simon Grether. Por goli erdhi falë pasimit perfekt të Demhasajt, i cili u fut në lojë gjatë pjesës së dytë.

Gjatë kësaj sezone Demhasaj ka shënuar pesë gola dhe dy asistime. Goli i fundit për të është 25 nëntori 2017. Gjatë sezonës së parë në superligën zvicerane, ai kishte mynxyrën të prekte vetëm shtyllën. “Gjuajtja e radhës shkon nga shtylla në rrjetë,” mendon pozitivisht shqiptaro-zvicerani, i cili shkurt thërritet Mimi.

Për të mos mbaruar me mynxyrën e shtyllave, Demhasajt nuk ju llogarit goli kundër Cyrihit, pasi për gjyqtarin Fedayi San dhe asistentin Alain Heiniger pozita e tij ishte jashtë loje.

“Unë e dija si isha i pozicionuar korrekt, por kisha ndjeshmëri se Cyrihu ishte i lodhur dhe ne mund të fitonim lojën,” vijon 22 vjeçari.

Testi i radhës i Demhasaj dhe klubit të tij është të shtunën (19.00) përballë 31 mijë fansave kundër shampionëve të YB.

Mynxyra e shtyllave të Demhasajt dhe pasimi perfekt kundër Cyrihut

]]> Nënkryetari i AAK’së: Vetëm PDK’ja mund t’i imponojë zgjedhjethttps://rajonipress.com/nenkryetari-i-aakse-vetem-pdkja-mund-ti-imponoje-zgjedhjet/ Tue, 24 Apr 2018 21:27:54 +0000 https://rajonipress.com/?p=184829 Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Isufi, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e vetmja parti që mund t’i imponojë zgjedhjet është Partia Demokratike e Kosovës.

“Është pjesë e qeverisë, ka një mundësi që me partitë opozitare ta bëjë këtë”, ka arsyetuar Isufi deklaratën e tij, raporton Gazeta Express.

“S’kemi parë gatishmëri të tillë (nga PDK’ja), ky koalicion po funksionon mjaft mirë”, ka theksuar ai.

Ai e ka vlerësuar të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve. “Nuk ka situatë për të pasur zgjedhje”, ka deklaruar ai në T7.

“Zgjedhjet veç kanë ndodhur, 6-7 muaj përpara”, ka theksuar Isufi. /Express/ ]]> Imponim për ta braktisur Luginënhttps://rajonipress.com/imponim-per-ta-braktisur-luginen/ Tue, 24 Apr 2018 20:56:41 +0000 https://rajonipress.com/?p=184826 Ndonëse nuk ka statistika të sakta se sa shqiptarë janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës, gjendja atje nuk është e mirë. Kjo për shkak të represionit të politikës serbe e cila përgjatë viteve bëri që të shpërngulën më shumë se gjysma e popullsisë.

Madje, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka vendosur një akt intern për shqiptarët për t’ua pamundësuar vazhdimin e dokumentacionit personal dhe praktikisht, mohim i të drejtës për të pasur vendbanim, gjë që pamundëson kthimin e të shpërngulurve.

Ish-kryetarja e Luginës së Preshevës, tani anëtare e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Ardita Sinani në një përgjigje për Indeksonline ka thënë se procesit të shpërnguljes i ka kontribuar në veçanti qasja shtetërore ndër vite ndaj pakicës kombëtare shqiptare, qasje e cila ka sjellë në degradimin ekonomik të kësaj treve.

“Komuna e Preshevës fatkeqësisht nuk ka ndonjë organ i cili merret me statistika, sidomos sa i përket numrit të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës. Mirëpo, si pasqyrë më e saktë apo si pikë reference gjithherë merret numri i paraleleve dhe i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës. Nga viti në vit numri i nxënësve dhe i paraleleve në këto shkolla të Luginës të Preshevës shënon rënie, që është tregues i pamohueshëm se në vazhdimësi kemi shpërngulje të banorëve Shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Tragjedia më e madhe është fakti se këta të shpërngulur shteti serb ka filluar tash e sa vite t’i shlyej nga evidenca, edhe pse ata vazhdojnë të kenë pronat dhe patundshmëritë e tyre në vendbanimet e veta. Faktikisht këta persona janë shndërruar në persona juridikisht të padukshëm, sidomos temë e ndjeshme është çështja e Shqiptarëve të larguar nga Lugina e Preshevës gjatë luftës në Kosovë dhe konflikteve të armatosura në Zonën e Sigurisë Tokësore në Luginë të Preshevës”, ka thënë ish kryetarja e Preshevës.

Ajo ka shtuar se gjendja e papunësisë i ka kontribuar në masë të madhe shpërnguljes së shqiptarëve.

“Lugina e Preshevës është përjashtuar nga çdo mundësi e shfrytëzimit të IPA fondeve të Unionit Europian për bashkëpunim ndërkufitar dhe ndërajonal, sepse ky bashkëpunim vite me radhë zhvillohet me të gjithë fqinjët tjerë por jo me Kosovën për shkaqe politike që janë të njohura, por as me Maqedoninë, për të vetmen arsye që të mos përfitojë komuna e Preshevës, e cila është e banuar me popullsi absolute shqiptare. Në këto rrethana sot kemi shkallë rekorde të papunësisë që është rreth 70 %”, ka shtuar Ardita.

Sipas saj, shteti serb deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë projekt që do t’i paraprinte krijimit të kushteve për kthimin e Shqiptarëve të dëbuar dhe të shpërngulur nga trojet e veta, gjë për të cilën kishte marrë obligim me marrëveshjet e nënshkruara pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës, dhe ku ndërmjetës kanë qenë edhe faktori ndërkombëtarë.

Në anën tjetër, analisti politik, Fatmir Arifi për Indeksonline ka thënë se shteti serb në Luginë po aplikon projekte shtetërore diskriminuese kundrejt qytetarëve autoktonë shqiptar.

“Se pari, fëmijëve shqiptarë në shkollat e Luginës së Preshevës, u është mohuar përdorimi i librave shqip, sidomos të atyre të shkencave shoqërore si p.sh. Historia, Gjeografia etj. Për më tepër aty nuk lejohet as përdorimi i Abetares. Së dyti, Lugina e Preshevës, për fat të keq njihet si poligon i forcave të kombinuara serbe. Pothuajse çdo fshat ka nga një bazë mobile të këtyre forcave që mbajnë nën presion të egër qytetarët shqiptarë. Njësitet lëvizëse të Xhandarmerisë Serbe nëpër këto vendbanime shqiptare ushtrojnë presion psikologjik dhe përhapin panik te qytetarët shqiptarë. Së treti, vetëm gjatë 15 viteve të fundit, nga represioni i politikës shtetërore serbe, është shpërngulur gjysma e popullsisë shqiptare nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Arifi për Indeksonline.

Ai ka shtuar se MPB-ja e Serbisë nuk po u lejon vazhdimin e dokumentacionit, çka iu mohon të drejtën atyre për të pasur vendbanim.

“Ekspozimi i shqiptarëve ndaj kësaj politike diskriminuese ka bërë që shumë qytetarëve shqiptarëve, praktikisht t’u fshihen vendbanimet dhe si pasojë të fshihen edhe nga regjistrat manualë. Çështja shqiptare e Luginës së Preshevës do të marrë kahe të duhur për zgjidhje vetëm në qoftë se dy shtete tona Shqipëria dhe Kosova zbatojnë me Serbinë parimin e reciprocitetit dhe respektit të ndërsjellë për pakicat në shtetet gjegjëse”, ka përfunduar Arifi.

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka theksuar se pozita aktuale e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës është nën nivelin e pozitës që ata e kishin në vitet e 70’ta të shekullit të kaluar./Indeksonline/ ]]>