Rasti Dino Asanaj ende nėn hetime
Pėr EULEX-in dhe Institutin e Mjekėsisė Ligjore tė Kosovės, mė nuk ka dyshim qė Dino Asanaj bėri vetėvrasje.
Por dikush tjetėr nuk po e lė rastin qė tė flejė.
Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė, qė ėshtė e ngarkuar mė kėtė rast ka thėnė se ende ėshtė duke punuar pėr zbardhjen e rrethanave tė vdekjes sė Dino Asanajt, duke demantuar deklarimet e djeshme tė EULEX-it, qė Dino Asanaj ka bėrė vetėvrasje.
Raporti i autopsisė i nėnshkruar nga tre ekspertė mjekoligjorė, pėr rastin e vdekjes sė Dino Asanajt, nuk mjafton pėr prokurorinė qė tė mbyllet rasti.
Prokurori i ēėshtjes, Blerim Isufaj, ka konfirmuar se po punohet nė zbardhjen e tė gjitha rrethanave, pėrfshirė verifikimin nėse ai ėshtė vrarė apo vetėvrarė.
Burime tė pėrfshira nė hetim kanė konfirmuar pėr RTK-nė se ende nuk ka pėrfunduar ekspertiza grafologjike e letrės qė Asanaj besohet ta ketė lėnė pas vetes pak para se tė ndėrronte jetė.
Ekspertiza pritet ta dėshmojė vėrtetėsinė e shkrimit nėse letra ėshtė shkruar nga Asanaj.
Kėto burime kanė bėrė tė ditur se tashmė ėshtė urdhėruar tė bėhet hulumtimi i detajuar i mesazheve tė viktimės tė kėmbyera me telefonat e tij mobil si dhe verifikimi i thirrjeve dhe kontakteve qė ai ka pasur para se tė ndėrronte jetė.
Nė ekzaminim si provė ėshtė pėrfshirė edhe kompjuteri i tė ndjerit derisa besohet se njė e-mail nga adresa e tij nė ditėn e vdekjes, i ėshtė adresuar ambasadės amerikane nė Prishtinė.
Nė kuadėr tė ekzaminimeve ėshtė urdhėruar edhe marrja e ADN-sė dhe provave tė tjera lidhur me tė pėr tė verifikuar praninė ose jo tė ndonjė personi tjetėr nė vendin e ngjarjes.
Deri tani kanė dhėnė deklaratat e tyre nė cilėsi tė dėshmitarėve 21 persona, pėrfshirė kėtu biznesmenin e pėrmendur nė letrėn qė besohet ta ketė lėnė pas Asanaj, Abdurrahman Konjufca, dhe dėshmitarė tė tjerė.
Njė fakt tjetėr qė tė paktėn hetuesia pret se do tė ndihmojė nė zbardhjen e rrethanave tė vdekjes sė Asanajt, janė dhe dy testamente tė tij por tė cilat mund tė hapen vetėm nė Gjykatė.
EULEX-i, edhe pse i pėrfshirė nė hetime, nuk ka pranuar qė tė deklarohet pėr ecurinė e hetimeve. Krejt ēka thonė pėr kėtė rast nėpėrmjet postės elektronike ėshtė:
Njė mjek i EULEX-it ka qenė pjesė e komisionit qė e ka kryer autopsinė. Autopsia ėshtė kryer nė prani tė njė prokurori tė EULEX-it dhe njė prokurori vendor. Gjetjet e autopsisė nuk tregojnė asgjė tjetėr pėrpos vetėvrasjes.
Shefi i AKP-sė, Dino Asanaj u gjet i plagosur me thikė tė enjten e kaluar nė zyrėn e tij private nė fshatin ndėrkombėtar nė Prishtinė. Ai nuk u mbijetoi plagėve dhe ndėrroi jetė po atė ditė nė QKUK./Indeksonline/
Vėrejtje!
Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.
Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.
Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).