Shqipėria ndan 235 mln Lekė pėr lobim pėr Kosovėn

Lobimi pėr Kosovėn dhe ai pėr statusin e vendit kandidat pėr nė BE, zėnė pjesėn e luanit nė buxhetin e diplomacisė shqiptare, por mė pak se sa vitin e kaluar. Duket se kriza ekonomike ka prekur edhe diplomacinė shqiptare.
Nė raportin tremujor, qė gazeta “Shekulli” disponon, pėr kėtė vit janė parashikuar rreth 900 milionė lekė qė do tė harxhohen pėr takime dhe vizita e me zyrtarėt e lartė tė Bashkimit Evropian pėr tė diskutuar pėr ēėshtjen e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.

Aktiviteti Diplomatik dhe Konsullor i MPJ, zhvillimi i dialogut politik, zbatimi i detyrimeve tė Kapitullit 31, janė disa aktiviteteve tė Ministrisė sė Jashtme tė cilat marrin dhe pjesėn mė tė madhe tė buxhetit pėr aktivitetin diplomatik.

Gjatė 12 muajve diplomacia shqiptare ka parashikuar qė tė zhvillojė nė total pėr kėto aktivitete 209 takime, ku vetėm nė tremujorin e parė ka zhvilluar 31 takime.

Lobimi pėr shtetin e Kosovės dhe rritjen e njohjeve tė saj zė njė vend special. Sipas tė dhėnave tė raportit, lobimi pėr Kosovėn dhe pėrfaqėsimi pėr pjesėn e Kosovės pėrmes ambasadave apo konsullatave tona ėshtė parashikuar tė jetė rreth 235 milionė lekė tė vjetra. Pėr tre muajt e parė, pėr kėtė qėllim Ministria e Jashtme ka shpenzuar rreth 45 milion lekė.

Mbėshtetja diplomatike pėr pėrfaqėsitė tona jashtė shtetit ėshtė parashikuar qė tė shkojė rreth 1,9 miliardė lekė. Pėr zgjerimin e rrjetit tė pėrfaqėsive tona diplomatike dhe konsullore, qeveria parashikon qė tė harxhojė rreth 150 milionė lekė, ndėrsa blerja e pajisjeve pėr zyra dhe pėr apartamentet priten qė tė shpenzohen rreth 300 milionė lekė.

Pokaq ėshtė edhe shuma e programuar pėr blerjen e automjeteve tė cilat do tė pėrdoren nga diplomatėt tanė nė vendet ku ata punojnė. Pėr tre mujorin e parė janė shpenzuar rreth 500 milionė lekė nga Ministria e Jashtme.

Gjatė vitit 2012 nė Shqipėri do tė priten 100 delegacione ndėrkombėtare pėr tė cilat do tė kėrkohet edhe shtesė nė personelin e Ministrisė sė Jashtme. Trajtimi i delegacioneve tė huaja tė cilat do tė vizitojnė Tiranėn do tė kushtojė pėr kėtė vit rreth 120 milion lekė. /shekulli/
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma