Opozita e akuzon Surdullin se po shpenzon buxhet pėr pushimet e kėshilltarėve

Gjilan – Begzad Sinani kryetar i PDK-sė thotė se ndarja e 4000 eurove pėr tė dėrguar kėshilltarėt komunal nė pushime ėshtė banale dhe e pajustifikueshme.
Vendimi i fundit i Asamblesė Komunale pėr tė ndarė 4000 euro pėr tė dėrguar kėshilltarėt komunal nė pushime verore nė Durrės, ka nxitur reagimin e ish kryetarit tė PDK-sė Begzad Sinanit. Sinani i cili tani ėshtė kryetar i PDK-sė nė Kamenicė ka kritikuar edhe kėshilltarėt e tij nga radhėt e PDK-sė, meqė 6 prej tyre kanė votuar pro kėtij vendimit dhe vetėm 2 kundėr.

Sinani tha se tė shpenzosh buxhet tė taksapaguesve pėr luksin e kėshilltarėve ėshtė e pajustifikueshme.”Pėr mendimin tim pyetja e Shaip Surdullit drejtuar kėshilltarėve komunal se kush ėshtė pėr tė shkuar nė pushime, me tė hollat e komunės ka qenė tepėr banale” tha Sinani.

Sipas, Sinanit vendimi i Asamblesė komunale ėshtė marrė mė 30 maj ,derisa kėshilltarėt pritet tė shkojnė nė Durrės mė 28 qershor. Sinani tha se edhe ata kėshilltarė tė PDK-sė e bartin pėrgjegjėsinė sepse kanė votuar pėr njė shpenzim-buxhet qė kėnaq vetėm interesat personale. Madje Sinani tha se edhe shefi i grupit tė PDK-sė Bajram Dėrmaku ka votuar pro kėtij vendimi.

Sinani mendon se Shaip Surdulli po udhėheq njė administratė tė shantazhuar dhe dembele.”Nė vend se kjo qeverisje komunale tė merret me pritjen e mėrgimtarėve, dhe tė krijojė strategji dhe koncept tė qartė pėr planin zhvillimor ekonomik lokal, ajo gjen kohė dhe merret me lukset e pushtetarėve” tha Sinani.

Sipas tij opozita do tė vazhdojė tė kritikojė dhe pėrcjellė punėn e asamblesė dhe tė komiteteve, duke pėrfshirė edhe drejtoritė.”Ne nuk marrim pėrgjegjėsi pėr defektet apo devijimet administrative, ne vetėm mund tė vrojtojmė dhe tua tėrheqim vėmendjen kėtij pushteti i cili definitivisht ėshtė larg synimeve dhe larg qytetarėve tė saj” tha Sinani.

Por, Shaip Surdulli i kontaktuar nga Rajonipress tha se nuk habitet me akuzat paushallė tė Sinanit.”Begzadi ėshtė mirė me u marrė me punėt e veta dhe me akuzat qė i ka nė Prokurori e Gjykata. Le tė japi llogari ai pėr 10 mijė euro qė i ka shpenzuar pėr tė njėjtin qėllim nė kohėn e tij. Bile atėherė kėto mjete janė shpenzuar pa procedurė dhe pa kontratė” tha Surdulli.

Sipas tij gjithēka qė bėhet nė harmoni me ligjin dhe me shumicėn e votave tė kėshilltarėve komunal nuk mund tė flitet pėr shkelje ligjore apo vendime tė pajustifikueshme” u pėrgjigj Surdulli./rajonipress/
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma