Gastriti, ja si ta kuroni me kurat natyrale dhe ushqime

Gastriti ėshtė njė problem shėndetėsor i cili lind si pasojė e njė sėrė faktorėsh fizikė dhe kirurgjikalė, tė cilėt ēojnė nė ėnjtjen e mukozės sė stomakut. Kjo gjendje shpesh herė shndėrrohet nė kronike, gjė qė sjell dhe pėrkeqėsimin e mėtejshėm.
SHKAKTARĖT E GASTRITIT

Ka disa arsye kryesore, tė cilat specialistėt i quajnė si faktorė qė shkaktojnė gastritin.

Tejkalimi i pirjes sė alkoolit

Tejkalimi i pirjes sė alkoolit ose pėrdorimi i tij i shpeshtė mund tė ēojė nė shfaqjen e gastritit. Ndėrveprimi i shpeshtė i indeve tė stomakut me alkoolin ēon nė dėmtimin e tyre, gjė qė sjell dhe shfaqjen e gastritit pėr njė kohė tė gjatė.

Ilaēet

Disa ilaēe specifike gjithashtu mund tė jenė shkaktarė tė gastritit. Ėshtė e vėrtetuar qė njerėzit qė marrin mė shpesh ilaēe si aspirina pėr njė kohė tė gjatė, bėhen persona potencialė pėr t’u prekur nga gastriti.

Operacionet

Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa ndėrhyrje kirurgjikale. Disa sėmundje si kanceri nė stomak kėrkojnė detyrimisht heqjen e qelizave dhe indeve tė prekura, por gjatė kėtij procesi ndryshon dhe funksionimi normal i stomakut.

Djegiet

Djegiet e rėnda nė zonėn e stomakut, gjithashtu ndryshojnė funksionimin normal tė tij. Nė kėto raste, trupi e konsideron stomakun si diēka tė jashtme, duke e luftuar. Kjo ndikon nė dėmtimin e indeve dhe mukozės sė stomakut.

Infeksionet

Edhe infeksionet mund tė prishin mėnyrėn e funksionimit tė tij. Heqja e kilogramėve nėpėrmjet kirurgjisė Edhe pse kėto procedura ndikojnė nė heqjen e dhjamit nga zona e barkut, njė nga efektet anėsore mė tė ēuditshme tė tyre ėshtė gastriti. Nė disa raste, gjatė kėtyre operacioneve kemi lidhje tė pjesėve tė stomakut me aparatin tretės. Nė kėtė mėnyrė sekrecionet e panevojshme tė acideve gjatė tretjes, duke u kombinuar me ndryshimet e funksionimit tė stomakut, bėhen shkaktare tė gastritit.

Faktorė psikologjikė

Faktorė tė ndryshėm psikologjikė si: Stresi, tensioni, shqetėsimet apo depresioni mund tė ēojnė nė sekrecione jonormale tė stomakut si dhe lėngje tė ndryshme tė tij. Kur nuk kanė se me ēfarė tė reagojnė, kėto lėngje sulmojnė indet e stomakut dhe shkaktojnė gastritin.

Gastriti, si ta kuroni

Mukoza gastrite ėshtė e bardhė dhe nuk sekreton mė acid klorhidrik. Nė pėrgjithėsi ka njė mungesė tė vitaminės B12. Por cilat janė shkaqet e shfaqjes sė gastritit. Fillimisht ato kanė tė bėjnė me infeksionet nė gojė apo te dhėmbėt. Po kėshtu, ka lidhje me mėnyrėn se si ushqehemi: ushqime shumė tė ngrohta, shumė pikante, marrja me tepri e alkoolit. Po kėshtu tė prekurit me gastrit sjell dhe alergji nga pėrdorimi i vezėve dhe qumėshtit. Edhe pėrdorimi i tepėrt i duhanit dhe alkoolit ėshtė i dėmshėm. Shenjat e gastritit kronik mund tė jenė dobėsim, mungesė oreksi, dhimbje barku, tė vjella. Por qė tė mos prekeni nga disa sėmundje ėshtė mirė qė disa rregulla duhet tė respektohen. Ėshtė shumė e rėndėsishme ndalimi i duhanit, pasi tymi ėshtė i dėmshėm pėr mukozėn gastrike. Duhet tė evitoni marrjen e aspirinės si qetėsues, pasi ėshtė shumė i dėmshėm, po kėshtu edhe alkoolin dhe pėrdorimin e pikanteve: si piper, mustardė, uthull etj. Nė listėn e produkteve qė duhet tė hani janė edhe ushqimet e ėmbla dhe shumė tė ėmbla, si bonbonet me mjaltė apo reēelrat. Edhe tė skuqurat dhe ushqimet me shumė yndyrė nuk duhet tė jenė pjesė e menusė suaj. Duhet tė evitoni dhe ushqimet qė janė tė vėshtira pėr t’u tretur, si lakrat, bizelet, thjerrėzat, kėrpudhat, kastraveci etj. Duhet tė merrni njė shtesė tė ushqimeve qė kanė vitaminė B12 dhe vitaminė C. Ndėrkohė, tė shihet edhe ndonjė infeksion i mundshėm i dhėmbėve, gojės, faringut.

Gastriti: qetėsoni stomakun

Tė shkosh shpesh nė tualet, tė kesh tė vjella, dridhje… tė gjithė i njohin simptomat e pakėndshme tė gastritit. Menjėherė kemi njė tendencė tė shkojmė te mjeku dhe tė marrim ilaēe, por do tė ishte mė mirė qė gjithēka tė kalonte nga ushqimi. Duhet tė keni parasysh se duhet tė evitoni ėmbėlsirat e tepėrta dhe pikantet, tė cilat e irritojnė stomakun. Ndėrsa pėrdorimi i qumėshtit mund tė ishte njė zgjidhje e pėrkohshme pėr gastritin. Prandaj do tė ishte e mira qė nė menunė tuaj tė shtohej orizi, pure me karotė, komposto molle, banane e shtypur. Kėto janė disa lloj ushqimesh qė e lėnė pak tė qetėsohet stomaku. Po kėshtu ėshtė mirė qė tė hani pak dhe shpesh: duhet qė tė fragmentizoni masėn e ushqimit, duke ngrėnė 6 deri nė 10 herė nė ditė, por duke ngrėnė me porcione tė vogla. Po kėshtu, pėr tė mos pasur probleme me dehidratimin, ėshtė mirė qė tė pihen lėngje shpesh e nė sasi tė vogla. Ajo qė duhet tė pini ėshtė uji qė ka sodium, do tė ishte mirė qė tė pini nga njė gllėnjkė nė ēdo 10 minuta.

Pijet qė duhet tė evitoni: Alkool, kafe, pije me gaz, si ujė, limonada, koka-kola.
Produktet e qumėshtit

Gjatė trajtimit tė tė sėmurėve me gastrit dhe me ulēer nuk duhet tė hani qumėsht tė paskremuar apo edhe gjalpė dhe kos. Po kėshtu, nuk duhet tė hani as djathė me shumė yndyrė.
Mishi dhe sallami

Gjatė periudhės sė trajtimit nuk duhet tė hani produkte krudo, por edhe produkte mishi dhe sallami tė tymosura. Nuk duhet tė konsumoni mish tė pjekur fort. Po kėshtu nuk duhet tė hani mish me dhjam, si mish pate apo rosaku, apo edhe lėkurėn e pulave dhe sallam me dhjam dhe tė tymosura.
Peshku

Nga ushqimet tuaja duhet tė hiqni peshqit qė kanė dhjam, si ngjala, salmoni. Kėtu mund tė shtohen dhe peshku i tymosur, i marinuar apo i ruajtur nė konserva
Buka

Buka duhet tė pėrdoret gjithnjė e freskėt. Por duhet tė evitoni ėmbėlsirat me krem, apo produkte tė skuqura me gjalpė, po kėshtu dhe prodhime ėmbėlsirash qė pėrmbajnė shumė yndyrna
Perimet dhe patatet

Duhet tė evitoni pjatat qė kanė shumė yndyrė dhe qė janė me bazė patate, si patate tė skuqura apo tė konservuara. Nuk duhet t’i hani patatet tė shoqėruara me majonezė. Tė kini sa mė pak vaj nė ushqimet qė pėrdorni. Evitoni preshin, hudhrėn, kėrpudhat, ullinjtė, kastravecin, perimet e thata, sallatat me perime tė pėrgatitura me majonezė apo me salcė tė yndyrshme.
Frutat dhe arrat

Duhet tė mos pėrdorini fruta tė papjekura. Arra, bajame, pistake gjatė kohės qė merrni ilaēe pėr gastritin apo ulēerėn. Po kėshtu, duhet tė mos pėrdorni sheqer me tepri, qoftė edhe nė formė pudre.
Gjellėt

Siē u tha dhe mė sipėr, duhet tė shmanget ēdo gjė qė ėshtė me yndyrna, duke pėrfshirė supat dhe salcat. Po kėshtu edhe vezėt e skuqura, apo pikante me bazė majoneze; mos u pėrpiqni tė pėrdorni ushqime tė pjekura fort dhe mos pėrdorni shumė qepėn.
Ēfarė duhet tė hamė

Nė pėrgjithėsi, duhet tė pėrdorni ushqime qė nuk ju sjellin diarre, as dhimbje apo tė vjella, as ushqime qė ju japin ndjesinė e fryrjes nė stomak. Duhet tė pėrdorni ushqim sa mė tė lehtė, ēka do tė thotė ushqim qė pėrmban sa mė pak yndyrna. Te produktet e qumėshtit nuk duhet tė hani shumė kos. Ndėrkohė qė mund tė pėrdorni drithėra. Kėshtu, nė listėn e ushqimeve qė treten lehtė janė karotat, kopėr, lule lakėr, bizele dhe barbunja, domate, kungulli dhe sallatė jeshile. Mbi tė gjitha, pėrdorni barėra tė freskėt dhe tė thatė, lėng limoni dhe pak kripė. Ndėrsa te tė ėmblat ėshtė i rekomandueshėm pėrdorimi i mjaltit dhe reēelit. Mund tė hani ėmbėlsira pa krem apo ėmbėlsira me fruta, ndoshta dhe vetėm biskota. Ėshtė e nevojshme qė pjekja tė jetė me avull apo nė ndonjė enė me baltė dhe tė mos pėrdoret yndyra. Ndėrsa pėr tė pirė mund tė merrni ēdo lloj ēaji, kafe me bazė drithėrash, ujė i pa gazuar, lėng frutash apo lėng perimesh. Duke pėrdorur kėto ushqime, mund tė sjellim njė lehtėsim edhe nė organe tė tjera tė tretjes apo nė metabolizėm. Ndėrsa alergjitė ushqimore janė tė ndryshme te njerėz tė ndryshėm.
GASTRITI

Ashtu si edhe pėr shumė sėmundje tė tjera, ēelėsi ėshtė nė parandalimin e tyre. Nėse gastriti arrin tė shfaqet njėherė, ai sjell me vete edhe shumė rregulla dhe kufizime nė mėnyrėn e jetesės. Pėr kėtė arsye ėshtė mė mirė qė tė marrim masat e nevojshme pėr ta parandaluar.
KONSULTIMI ME MJEKUN

Shumė prej nesh kanė zakonin qė tė pinė ilaēe pa recetė pėr tė hequr dhimbjet e stomakut. Nėse duam qė tė ruhemi nga gastriti, duhet tė heqim dorė nga kjo procedurė. Dhimbjet e stomakut kanė natyrė tė ndryshme. Ne nuk mund tė dimė nėse ilaēi qė kemi blerė pa recetė dhe qė e pimė, jep rezultate tė ndryshme nga ai qė ne dėshirojmė. Pėr kėtė arsye gjithmonė ėshtė e rekomandueshme qė tė konsultohemi me njė mjek para se tė pimė ēfarėdolloj ilaēi.
USHQIMET E FRESKĖTA

Nėse duam qė tė jemi tė shėndetshėm dhe tė mos kemi probleme me gastritin, ėshtė e rekomandueshme qė tė hamė ushqime tė shėndetshme. Nėse ėshtė e mundur duhet tė eliminojmė produktet dhe ushqimet e ngrira. Edhe mė keq ėshtė nėse konsumojmė ushqime tė cilat kanė qėndruar nė frigorifer pėr njė kohė tė gjatė. Tek ushqimet qė ruhen nė tė tilla kushte zhvillohen disa lloje bakteresh tė cilat mund tė shkaktojnė gastritin.
MĖNJANONI USHQIMET E YNDYRSHME DHE TĖ DĖMSHME

E rėndėsishme ėshtė qė tė hamė ushqime tė lehta dhe tė shėndetshme. Njerėzit, tė cilėt hanė ushqime tė shpejta, tė skuqura dhe pikante janė mė tė predispozuar pėr t’u prekur nga gastriti. Kur ne hamė ushqim tė yndyrshėm ose pikant, struktura e trupit tonė ndryshohet sė bashku me sekretimin e lėngjeve qė ndihmojnė nė tretjen e ushqimit. Kjo gjė mund tė dėmtojė sistemin e tretjes dhe tė shkaktojė gastrit.
TĖ MĖNJANOJMĖ USHQIMET E PAGATUARA MIRĖ

Ushqyerja me ushqime qė janė tė pagatuara mirė ose tė gjalla nuk ėshtė e shėndetshme. Ndėr kėto ushqime kryeson mishi. Duhet tė jemi tė sigurt se ushqimi qė konsumojmė ėshtė i zierė ose i pjekur sa duhet. Nėse ėshtė gjysmė i pjekur, me siguri pėrmban baktere, tė cilėt lehtėsisht mund tė hyjnė nė trup nėpėrmjet stomakut dhe me siguri fillimisht do tė dėmtojnė indet e tij.
LANI SHPESH DUART TUAJA

Diēka qė e mėsojmė qė kur jemi fėmijė dhe qė duhet ruajtur nė mėnyrė strikte, nėse duam qė tė parandalojmė gastritin ėshtė ruajtja e higjienės ose “zakoni i shėndetshėm” pėr tė larė duart me sapun para se tė fillojmė tė hamė. Me-qenėse duart prekin dhe mbajnė gjėra tė ndryshme gjatė gjithė ditės, asnjėherė nuk mund tė jemi tė sigurt nėse nuk kemi pasur kontakt me ndonjė lloj bakteri qė mund tė dėmtojė organizmin tonė. Ushqimet qė pėrmirėsojnė sėmundjen e gastritit
MOS KONSUMONI FRUTA DHE PERIME TĖ PALARA

E kėshillueshme ėshtė tė mos hamė fruta dhe perime tė pa lara, sidomos ato qė shiten nėpėr kuti ose nė rrugė. Ato, jo vetėm qė do tė jenė tė mbuluara me pluhur por janė tė mbushura me shumė baktere, duke qenė se janė lėnė pėr orė ose ditė tė tėra nė rrugė. Kur hamė kėto fruta, bakteret hyjnė nė organizmin tonė dhe e bėjnė mė tė ekspozuar pėr njė sėrė problemesh shėndetėsore, duke pėrfshirė kėtu edhe gastritin.
Gastriti kronik

Ėshtė dy llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B). Tipi A (fundal) ėshtė autoimun dhe shoqėrohet me procese tė tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj. Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorėt josteroidė (NSAIDs), nnga CMV, HSV, etj. Antiinflamatorėt josteroidė (NSAIDs) janė shkaku numėr njė i gastritit kronik (antral).

Shenjat dhe simptomat janė: zakonisht s’ka simptoma, mund tė ketė dhimbje, pėshtjellim e tė vjella, anoreksi, hemorragji, hematemezė.
Ulcerat gastrike

Helicobacter pylori gjendet nė 70 pėr qind tė ulcerave gastrike. Afėrsisht 10 pėr qind e ulcerave gastrike janė malinje (domethėnė tumor qė ka pėsuar ulcerė). Ndryshe nga ulcerat duodenale, ulcerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepėrt i acidit, por nga pakėsimi i mjeteve mbrojtėse tė mukozės gastrike; sekretimi i acidit nė ulcerat gastrike ėshtė normal ose i ulur.

Shenjat/simptomat: Dhimbje rėnduese ose djegėse nė epigastėr; dhimbja keqėsohet nga ushqimi; nėse ulcera arrin ndonjė arterie mund tė shihet hemoragji/hematemezė dhe shenja tė peritonitit.
Kėshilla

* Mos pėrdorni ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrė

* Nuk duhet tė pėrdorni ushqime qė pėrmbajnė shumė sheqer

* Pasdite dhe nė darkė duhet tė hani sa mė pak

* Kėshillohet qė nė mėngjes tė konsumoni karbohidrate nė mėnyrė qė ushqimi tė tretet sa mė ngadalė dhe ju tė mos ndieni uri gjatė ditės

* Hurmat, kėshillohen pėr pacientėt me ulcerė, ato janė njė burim i shkėlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit

* Pacientėt duhet tė pėrdorin edhe bajame, tė cilat nga ana e tyre janė tė pasura nė proteina dhe fibra si dhe pėrmbajnė shumė pak yndyra

* Bananet janė njė fryt shumė qetėsues pėr stomakun, pasi ato janė tė pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma