EULEX-i e akuzon pėr terrorizėm Gazmend Laknėn

Gjilan – Njė trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga gjykatėsi Vlladimir Nikula , tė mėrkurėn vonė nė mbrėmje nė Gjykatėn Themelore nė Gjilan i ka caktuar masėn e paraburgimit prej 30 ditėsh Gazmend Laknės i dyshuar pėr veprėn penale tė “terrorizmit”. Masar Morina avokat mbrojtės tha pėr rajonipress se Lakna dyshohet se i takon grupit ”Lėvizja pėr liri” e cila kishte sulmuar punktin serb nė Dobrosin mė 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.
Pasi kanė arritur ta arrestojnė Gazmend Laknėn nga Gjilani i dyshuar pėr terrorizėm njė trup gjykues i EULEX-it i kryesuar nga Vlladimir Nikula, tė mėrkurėn vonė pasdite nė Gjykatėn Themelore nė Gjilan i ka caktuar masėn e paraburgimit prej 30 ditėsh.

Avokati mbrojtės Masar Morina tha pėr rajonipress se Gazmend Lakna ėshtė arrestuar tė mėrkurėn ndėrsa nė seancėn para gjykatėsve tė EULEX-it e ka mohuar veprėn.

Morina tha se Lakna sipas hetimeve qė ka zhvilluar prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustra dyshohet se ėshtė pjesėmarrės i sulmit tė punktit serb nė Dobrosin nė datat 27 maj, 28 qershor dhe 7 tetor 2012. Lakna dyshohet se ka pasur kontakte telefonike me njėrin prej grupit qė dyshohet se ėshtė pėrgjegjės pėr sulmin mbi punktin serb nė Dobrosin.

I dyshuari Gazmend Lakna gjithnjė sipas hetimeve tė EULEX-it dyshohet se ka lidhje me grupin qė pėrbėhet nga Valon Jashari, Skėnder Jashari, Gazmend Xhemshiri, Enver Musolli, Abdullah Zogaj, Qerkin Rexhaj, Skender Selmani dhe Muhamet Aliu.

Ndryshe EULEX-i kishte ndėrmarrė njė operacion pas sulmeve mbi punktin serb nė Dobrosin, por asnjėherė nuk janė bėrė publik emrat e tė dyshuarve – arrestuarve. /rajonipress/
Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma