Bashkatdhetaria Jetmira Avdili i dorėzon Gjilanit donacionin prej 2 mijė frangash

Gjilan - Bashkatdhetaria nga Zvicra, Jetmira Avdili, i ka dorėzuar sot Komunės sė Gjilanit, pėrkatėsisht qendrės sė kujdesit ditor “Pema”, donacionin prej 2 mijė franga zvicerane pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuara, nė kuadėr tė iniciativės “Vetėm 10 franga pėr njė botė mė tė mirė”.
“E falėnderojmė Jetmirėn dhe tė gjithė bashkatdhetarėt nga Zvicra pėr kėtė donacion tė rėndėsishėm pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuara. Iniciativėn e saj e ka mbėshtetur maksimalisht kryetari Lutfi Haziri dhe shpresoj shumė qė do tė vazhdohet me kėtė aksion, i cili duhet tė jetė shembull pėr tė gjithė”, ka thėnė me kėtė rast drejtori i Shėndetėsisė dhe Mirėqenies Sociale nė Gjilan, Nexhat Hajrullahu.

Ndėrsa, Jetmira Avdili ėshtė shprehur e lumtur qė sado pak me kėto tė holla do t’ua bėjė mė tė lehtė jetėn kėtyre fėmijėve.

“Unė i falėnderoj tė gjithė qė mė kanė ndihmuar dhe mė kanė pėrkrahur, sidomos kryetarit Lutfi Haziri. Kėtė aksion e kam filluar nė vitin e kaluar dhe jam shumė e kėnaqur qė shqiptarėt nė Zvicėr i janė bashkangjitur dhe i falėnderoj tė gjithė qė mė kanė besuar. Aksionin do ta vazhdoj edhe nė tė ardhmen dhe i ftoj tė gjithė ata qė kanė mundėsi t’i ndihmojnė fėmijėt me aftėsi tė kufizuara nė Gjilan dhe qendrėn “Pema”, tha Avdili.

Mirėnjohje dhe falėnderime pėr kėtė donacion ka shprehur edhe drejtoresha e qendrės “Pema” nė Gjilan, Festa Demiri, e cila tha se Jetmira ka mbajtur premtimin qė ua ka dhėnė muaj mė parė, duke i dalė nė ndihmė fėmijėve me aftėsi tė kufizuara.

Ndryshe, kryetari i Komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka pėrkrahur kėtė aksion, pėrderisa ka paralajmėruar se gjatė muajve nė vijim do ta organizoj mbrėmjen e dytė humanitare pėr mbėshtetje fėmijėve tė Gjilanit./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma