Ofertat e kandidatėve tė jenė reale dhe nė linjė me mandatin

Drejtori i Institutit pėr Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, i ka ftuar kandidatėt pėr kryetarė tė komunave, qė ofertat e tyre pėr qytetarėt nė kėto zgjedhje tė jenė reale dhe nė linjė me mandatin e tyre.
Nė kėtė intervistė dhėnė pėr gazetėn “Epoka e re”, ai ka thėnė se gjatė njė muaji tė fushatės pret tė shohė ambicie strategjike dhe zhvillimore tė kandidatėve qė janė nė pėrputhje me mandatin dhe me kontekstin.

Nga ajo qė shihet nė fillim, sipas Tahirit, kandidatėt mė shumė po ‘pikturojnė’ shpresėn e qytetarėve sesa mundėsitė reale qė ekzistojnė.

Tahiri ka paralajmėruar garė interesante nė gjashtė qendrat e mėdha tė Kosovės, duke shtuar se shumica e komunave do tė shkojnė nė balotazh.

“Epoka e re”: Z. Tahiri, tashmė ka filluar fushata pėr zgjedhjet lokale tė 22 tetorit. Nė cilėsinė e drejtorit tė Institutit pėr Qeverisje Lokale, si pritni tė shkojė ky proces?

Tahiri: Pėr dallim nga fushata pėr zgjedhjet e parakohshme pėr Kuvendin e Kosovės, zgjedhjet pėr nivelin lokal kanė hapėsirė tė mjaftueshme qoftė pėr pėrgatitjen teknike tė procesit nga KQZ-ja, po ashtu edhe pėr pėrgatitjen e platformave dhe shpalosjes sė tyre nga kandidatėt. Ėshtė e rėndėsishme tė thuhet se, pėr shkak tė vonesave pėr themelimin e institucioneve, shihet se fokusi deri tani nuk ka qenė te komunat. Pas hapjes zyrtare tė fushatės, vėrehet vėmendje mė e lartė qoftė nga subjektet, mediet apo vetė qytetarėt pėr kėtė proces. Pėrgjithėsisht sa i pėrket procesit zgjedhor dhe fushatave, tashmė Kosova ka treguar se po u pėrafrohet standardeve pėr zgjedhje tė lira, fer dhe demokratike. Pavarėsisht se zgjedhja e drejtpėrdrejtė e pėrfaqėsimit, qoftė pėr kryetarin apo asamblistėt, ka rritur kredencialet, mbetet ende shumė punė pėr forcimin e themeleve demokratike, edhe pse vetė konsolidimi i demokracisė kėrkon pėrpjekje tė mėdha nga tė gjithė aktorėt. Problem shqetėsues mbetet mosinformimi dhe mosnjohja e mirė e procesit tė votimit, duke ditur se nė zgjedhjet paraprake ėshtė shėnuar rekord i votave tė pavlefshme - rreth 50 mijė. Fakti bėhet edhe mė i rėndė duke pasur parasysh se tashmė votohet me dy fletėvotime ndaras, njėri pėr Kuvend, tjetri pėr kryetar. Ėshtė e rėndėsishme qė KQZ-ja tė gjejė forma pėr informim tė saktė tė votuesve, njėkohėsisht subjekteve u bie pėrgjegjėsia tė ofrojnė para qytetarėve qartėsi nė mėnyrė qė tė rritet numri i dalėsve nė zgjedhje.

“Epoka e re”: Vendet e Quintit i kanė ftuar partitė politike dhe kandidatėt e tyre tė angazhohen pėr fushatė tė lirė demokratike dhe tė qetė. A mendoni se do tė respektohen kėto standarde nė kėtė fushatė?

Tahiri: Ėshtė tashmė e qartė thirrja e vendeve mike, por pėrtej kėsaj edhe subjektet politike dhe vetė qytetarėt e kanė tė qartė se vetėm njė proces i lirė, demokratik dhe transparent u siguron pėrfaqėsim dhe legjitimitet tė plotė. Para sė gjithash, ėshtė meritė e qytetarėve lėvizja e trajektores nga njė gjendje ku zgjedhjet pėrshkoheshin me probleme nė atė qė mund ta quajmė standard demokratik zgjedhor. Megjithatė, problemi mbetet pėrzgjedhja e gjuhės qė do ta pėrdorin subjektet dhe kandidatėt, e kjo mund tė ēojė nė tensione qė mund tė reflektohen te votuesit dhe tė ndikojė nė mbarėvajtjen e procesit

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma