Nė Gjilan ka nisur cikli i dytė i kuizit tė diturisė pėr historinė kombėtare

Gjilan - Nė kuadėr tė 5 vjetorit tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, sot ka filluar cikli i dytė i testimit tė nxėnėsve tė klasave tė nėnta tė 23 shkollave tė Komunės sonė nė lėndėn e historisė, “Ta njohim historinė kombėtare nga pellazgėt e deri nė ditėt e sotme”, ku nxėnėsit do tė testohen pėr pėrgjigjet e tyre nė kėtė fushė.
Pėrfaqėsues tė nxėnėsve nė kėtė lėndė nga gjithsej 23 shkolla do tė garojnė pėr t’u pėrzgjedhur pesė prej tyre, tė cilėt pastaj para publikut gjilanas do tė matin forcat e diturisė nė lėndėn e historisė, ku edhe do tė shėnohet si njė ndėr aktivitetet e 5 vjetorit tė pavarėsimit tė vendit tonė.

Me kėtė rast drejtori i Drejtorisė Komunale tė Arsimit, Bujar Nevzati, tha se si drejtori po punojmė vazhdimisht brenda mundėsive qė ka komuna jonė, qė tė krijojmė kushte sa mė tė mira pėr nxėnėsit e qytetit tonė. “Kėto kushte pastaj kanė ndikuar dhe do tė ndikojnė nė ngritjen e cilėsisė nė arsim, njė nga pėrpjekjet ėshtė edhe kuizi tė cilin sot po e mbajmė. Drejtoria mbėshtet iniciativat tė cilat janė nė tė mirėn e nxėnėsve, tė familjeve, tė shkollės, por edhe tė komunės nė kėtė drejtim. Ju tė dashur nxėnės qė sot jeni kėtu nga njė prej secilės shkollė, jeni ndėr mė tė mirėt nėpėr shkollat tuaja , prandaj edhe kėtu do ta mbroni shkollėn tuaj me suksesin qė ju do tė tregoni, por normalisht qė dikush nga ju do tė jetė mė i saktė. Kjo asnjėherė nuk do tė thotė qė tė tjerėt janė mė tė dobėt ose diē e ngjashme, por njėri do tė jetė i pari, ndaj mos u dorėzoni, sepse tė gjithė ju jeni tė shkėlqyeshėm dhe assesi nuk do mend se nuk do tė arrini suksese” ka thėnė Nevzati.

Rezultatet mė tė mira qė do t’i arrijnė 5 nxėnės do tė garojnė pastaj mes vete para tė gjithė kolegėve tė tyre nė sallėn e teatrit para datės 17 shkurt, dhe kėshtu mė tė mirėt do ta pėrfaqėsojnė Gjilanin edhe nė nivel mė tė lart tė garave, nė nivel vendi, po pse jo edhe mė gjerė.

Nevzati nuk la pa pėrmendur edhe sukseset e shumta tė nxėnėsve nėpėr gara tė ndryshme si atė tė organizuar rreth Evropės, gara sportive dhe shumė tė tjera.

Ndėrsa organizatori i kėsaj gare, magjistri i Historisė Naim Musliu dhe Ilir Sejdiu thanė se kjo ėshtė njė garė, ndėrsa ajo qė ne po bėjmė ėshtė vetėm njė rikonfirmim qė ju jeni mė tė mirėt nė kėtė lėndė. “Kjo ėshtė njė garė, por edhe njė aktivitet shumė i rėndėsishėm i parapėrgatitjes pėr shėnimin e 5 vjetorit tė pavarėsisė sė Kosovės”.

Ata kanė uruar nxėnėsit qė tė jenė tė kujdesshėm gjatė pėrgjigjeve, dhe tė mos nguten, sepse suksesi ėshtė i mirė kur koncentrimi ėshtė mė i madh. Poashtu ata kanė falėnderuar tė gjitha shkollat qė iu kanė pėrgjigjur me nga njė pėrfaqėsues kėtij kuizi.

Nė komision dhe ndihmės tė kėtij organizimi ishin edhe profesionist tė tjerė nga kjo fushė. Gara ėshtė duke u mbajtur nė shkollėn fillore “Selami Hallaqi”, nė Gjilan./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma