Qeveria e re nė ‘hall’ me marrėveshjen pėr demarkacionin

Qeveria e re e Kosovės duhet tė ndjekė disa hapa nėse ėshtė e interesuar qė t’i rikthejė negociatat me Malin e Zi pėr shėnjimin e vijės kufitare, thonė analistėt politikė nė Prishtinė.
Zhbėrja e marrėveshjes aktuale apo edhe dėrgimi i saj nė arbitrazh ndėrkombėtar, konsiderohen si hapat e domosdoshėm qė mund tė ndiqen.

Por, meqė bėhet fjalė pėr njė marrėveshje ndėrkombėtare, sipas analistėve, nė kėtė proces duhet tė pėrfshihet edhe Qeveria e Malit tė Zi.

Emrush Ujkani, profesor i sė Drejtės Evropiane tha se nėse njė palė nuk ėshtė dakord pėr ta diskutuar sėrish ēėshtjen e kėsaj marrėveshjeje, atėherė ka instanca tė tjera tė cilat mund tė pėrfshihen.

“Nėse Mali i Zi i ka kryer procedurat e brendshme dhe nėse ka vullnet edhe nga pala e tyre pėr ta ri-negociuar njė tekst tė tillė, atėherė ėshtė ēėshtje tjetėr, sepse vjen nė shprehje vullneti i tė dyja palėve. Kjo mund tė ndodhė. Por, nėse pala malazeze nuk dėshiron, atėherė nuk mund tė ndodhė qė ne tė vijmė deri te njė version tjetėr dhe ta ratifikojmė atė nė Kuvend, pa pėlqimin e palės tjetėr”, tha Ujkani.

Nga ana tjetėr, njohėsi i zhvillimeve politike, Vigan Qorolli, profesor i sė Drejtės Ndėrkombėtare nė Universitetin e Prishtinės tha se pėr tė shkuar pėrpara lidhur me ēėshtjen e demarkacionit, Kosova ka mundėsinė qė fillimisht ta refuzojė nė Kuvend marrėveshjen e nėnshkruar me Malin e Zi nė vitin 2015 dhe mė pas tė hapė rrugė kushtetuese dhe ligjore qė tė kėrkojė negociata tė reja me Podgoricėn.

“Anulimi i marrėveshjes nga ana e Kosovės do t’i hapte rrugė negociimit tė njė marrėveshjeje tė re me Malin e Zi, sepse pa pajtimin e dy palėve nuk do tė ketė mundėsi tė caktimit tė kufijve tė ri. Versioni ekzistues i komisionit Meha tė refuzohet me votė, pėr ēka qeveria Haradinaj duhet ta njoftojė zyrtarisht Malin e Zi”, tha Qorolli.


Arbitrazhi ndėrkombėtar pėr shėnjimin e vijės kufitare ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi mund tė vijė nė shprehje si opsion nėse institucionet e Kosovės dėshtojnė pėrfundimisht qė ta ratifikojnė Marrėveshjen pėr Demarkacionin.

Ujkani thotė se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk ėshtė ēėshtje shumė problematike qė nuk mund tė zgjidhet vetėm mes dy shteteve, Kosovės dhe Malit tė Zi.

Qorolli thotė se nėse ēėshtja e demarkacionit shkon nė arbitrazh, nuk mund tė zgjasė shumė, pasi qė palėt do tė caktonin kohėn se kur mund tė pėrfundonte procesi.

“Ēėshtja mund tė zgjasė jo mė pak se gjashtė muaj dhe jo mė shumė se 12 muaj. Pasi kjo ēėshtje tė marrė epilogun, palėt do tė duhej ta respektojnė vendimin e arbitrazhit dhe ta zbatojnė”, tha Qorolli.

Zgjidhja mė e mirė, sipas analistėve do tė ishte qė Prishtina dhe Podgorica sė bashku ta adresojnė ēėshtjen tek arbitrazhi ndėrkombėtar, nėse nuk arrijnė marrėveshje dy-palėshe.

Sidoqoftė, edhe nėse nuk ka pajtim qė ta dėrgojnė si dy shtete ēėshtjen nė arbitrazh ndėrkombėtar, mundėsitė janė qė vetėm njėra qeveri ta bėjė kėtė.

Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nėnshkruan Marrėveshjen pėr Demarkacionin e kufirit nė gusht tė vitit 2015, nė praninė ndėrkombėtare. Mali i Zi e ka ratifikuar kėtė marrėveshje, por jo edhe Kosova. Kjo marrėveshje mė pas u shndėrrua nė njė kusht nga Bashkimi Evropian pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės.

Kryeministri i sapo zgjedhur, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin shtetėror pėr shėnjimin e vijės kufitare dhe ka emėruar ish-deputetin Shpejtim Bulliqi nė krye tė tij.

Haradinaj dhe Bulliqi njihen si dy kundėrshtuesit mė tė zėshėm tė versionit aktual tė marrėveshjes pėr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi./rel/Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma