Amerika nuk mbėshtet version tjetėr tė Demarkacionit

Zyrtarė tė Ambasadės Amerikane nė Prishtinė kanė deklaruar pėr gazetėn “Zėri” se e mbėshtesin Marrėveshjen pėr Demarkimin e Kufirit tė arritur mes Qeverisė sė Kosovės dhe asaj tė Malit tė Zi nė vitin 2015, e cila, sipas tyre, rezultoi me moshumbje tė territorit nga kėto dy shtete. Nė anėn tjetėr, kryeministri Haradinaj nė ditėn e parė tė punės ka shkarkuar Komisionin pėr Shėnjimin e Kufirit me Malin e Zi, transmeton zeri.info.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės (SHBA) nuk mbėshtesin asnjė version tjetėr tė Demarkacionit me Malin e Zi, pos atij tė arritur e tė nėnshkruar mes pėrfaqėsuesve tė tė dyja shteteve nė vitin 2015. Kėshtu kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn “Zėri” zyrtarė nga Ambasada Amerikane nė Prishtinė pas vendimit tė kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili qysh nė ditėn e parė tė punės sė tij shkarkoi Komisionin pėr Shėnjimin e Kufirit, tė drejtuar nga Murat Meha.

Me kėtė rast Haradinaj si drejtues tė komisionit tė ri caktoi ish-deputetin e LDK-sė Shpejtim Bulliqin, i cili kishte qenė ndėr kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė versionit aktual tė Demarkacionit. Por, pas kėtij vendimi reagoi edhe pala malazeze, e cila tha se nuk ėshtė njoftuar fare rreth shkarkimit tė Komisionit, transmeton zeri.info.

Mirėpo pėr dallim prej saj, Haradinaj gjatė mbledhjes nė tė cilėn shkarkoi Komisionin deklaroi se institucionet janė nė kontakt me Malin e Zi. Nga ana tjetėr, vendimin pėr shkarkimin e Mehės dhe pėr emėrimin e Bulliqit e ka mirėpritur edhe lėvizja “Vetėvendosje”, por jo edhe LDK-ja. /Zeri/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma