Qeveria Haradinaj do ta zbulojė 'ujin e nxehtė'!

Nga Lavdim Hamidi - Ramush Haradinaj edhe zyrtarisht sot pritet ta marrė drejtimin e Qeverisė sė Kosovės, pėr tė dytėn herė me radhė pas gati trembėdhjetė vjetėsh qėkur u detyrua ta ndėrpresė mandatin e tij si kryeministėr pėr shkak tė ftesės nga Gjykata e Hagės, nė vitin 2005.
Herėn e parė e shijoi vetėm 100 ditė pozitėn mė tė lartė qeveritare, pėrderisa mandati i dytė si kryeministėr nuk dihet se sa do t’i zgjasė. Me gjasė mė shumė se 100 ditė, por jo edhe katėr vjet sa ėshtė mandati i plotė ligjor i Qeverisė.

Kjo pėr faktin se ai do ta drejtojė ekzekutivin e vendit nė bazė tė njė koalicioni tė madh tė partive parlamentare, tė cilat nė Kuvend i kanė vetėm 61 vota, minimumin e votave tė nevojshme pėr t’i formuar institucionet qendrore. Numrat flasin se sa jostabile ėshtė Qeveria e tij nė njė Kuvend, ku opozita ka pothuajse vota sa pozita.

***

Qeveria, qė do ta drejtojė ish-komandanti i Zonės Operative tė Dukagjinit, u dėshmua se ėshtė e varur maksimalisht nga votat e Listės Serbe, e cila ėshtė nėn kontroll tė plotė tė Beogradit, me ē’rast edhe votimi i kabinetit tė tij tė shtunėn u vonua pėr disa orė pėr shkak se deputetėt serbė kishin qenė nė Beograd pėr ta marrė bekimin e Marko Gjuriqit, drejtorit tė tė ashtuquajturės Zyrė pėr Kosovėn nė Qeverinė e Serbisė.

Aspak tė lehtė Haradinaj nuk do ta ketė drejtimin e Qeverisė edhe me partnerėt shqiptarė tė koalicionit qeverisės, ku partia e tij me dhjetė deputetė nė Kuvend ėshtė dashur t’i zvogėlojė ambiciet politike nė drejtimin e vetėm dy ministrive pėr t’ia plotėsuar atij dėshirėn e kamotshme pėr t’u bėrė sėrish kryeministėr.

Ndėrsa AKR-ja e Behgjet Pacollit, qė do t’i ketė vetėm dy vota nė Kuvend, pasi ky i fundit merr post nė ekzekutiv dhe deputeti Korab Sejdiu u largua nga AKR-ja, i mori katėr top-ministri, duke pėrfshirė kėtu Ministrinė e Punėve tė Jashtme, Ministrinė e Punėve tė Brendshme, Ministrinė e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinė e Mjedisit, si dhe shtatė poste tė zėvendėsministrave, pėrfshirė kėtu edhe postin e presidentit pasi qė presidentit aktual Hashim Thaēit, t’i pėrfundojė mandati pesėvjeēar.
Ndoshta kishte kalkulime politike se kėtij tė fundit mund t’i pėrfundojė mandati mė herė nėse eventualisht Gjykata Speciale ngrit aktakuzė ndaj tij, mirėpo njė gjė e tillė nuk ėshtė e sigurt, ėshtė vetėm nė nivel tė spekulimeve.

Partneri i madh i koalicionit, PDK-ja e Kadri Veselit, do t’i ketė shtatė poste nė ekzekutiv, mes tė cilave edhe Ministrinė e Inovacionit, ndonėse “inovacioni” i vetėm i ministrit Besim Beqajt nė tė kaluarėn sa ishte ministėr i Zhvillimit Ekonomik ka qenė shitja e distribucionit tė energjisė pėr vetėm 26.3 milionė euro, fitime kėto qė kompania turke “Limak” i ka siguruar vetėm nė vitin e parė tė operimit me KEDS-in!

Nė njė shtet me bujqėsi tė pazhvilluar, ku arat bujqėsore pothuajse janė betonizuar apo janė lėnė djerrinė, ky sektor i ėshtė besuar ministrit nga radhėt e Listės Serbe.
Ky i fundit i ka nė kompetencė dhjetėra miliona euro nė vit pėr subvencione bujqėsore dhe nėse nuk i ndanė kėto mjete pėr subvencionimin e fermerėve nė Rrafshin e Dukagjinit, ku merren kryesisht me bujqėsi, por i orienton diku tjetėr dhe i mbesin miliona si suficit, atėherė indirekt stimulon importin, edhe ashtu tė lartė tė produkteve bujqėsore nga Serbia.

***

Ramush Haradinaj nė fushatėn e fundit zgjedhore sa ishte kandidat i koalicionit PAN pėr kryeministėr kishte premtuar se pėr tre muaj pasi tė zgjidhet nė krye tė Qeverisė vendit do t’i hiqen vizat e Bashkimit Evropian.

Por pėr t’i hequr vizat koalicioni i tij duhet ta kalojė nė Kuvend Marrėveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, tė cilėn gjė e ka tė pamundur ta bėjė pasi i nevojiten 80 vota tė deputetėve, tė cilat nuk i ka, si dhe ta luftojė korrupsionin.

Edhe kėtė fenomen negativ, si dhe njėrin nga dy kushtet e BE-sė pėr liberalizim tė vizave e ka tė vėshtirė ta luftojė, duke marrė parasysh “premtimin” e parė tė ministrit tė ri tė Drejtėsisė, Abelard Tahiri, i cili bėri njė gabim trashanik nė njė status tė tij nė “Facebook”, ku shkroi se do tė punojė nė “forcimin e sundimit tė sė drejtės, krimit tė organizuar dhe korrupsionit”. Pra, ky ministėr i Drejtėsisė, ndonėse gabimisht, premtoi forcimin e korrupsionit dhe jo luftimin e tij.

Duke marrė parasysh faktin se emrat e ministrave tė rinj nuk ishin shumė premtues, kryeministri Haradinaj vėshtirė se do tė arrijė t’ia heqė qytetarėve vizat pėr nė BE, ta luftojė krimin e organizuar dhe korrupsionin, ta zhvillojė bujqėsinė dhe tė hapė vende tė reja tė punės.
Edhe kjo Qeveri, sikur ato tė mėparshmet, me shumė gjasė do tė angazhohet pėr paga tė larta dhe mėditje, punėsime tė familjarėve dhe bashkėpartiakėve, si dhe pėr shpėrblimin me tenderė tė bizneseve qė i kanė financuar nė fushatė zgjedhore.

Kjo situatė e pashpresė mund tė ndryshojė vetėm nėse Ministria e Inovacionit e bėn ndonjė zbulim tė madh me tė cilin do tė identifikohet nė tė ardhmen Kosova: Nėse e zbulon “ujin e nxehtė”!

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma