Haradinaj provon tė korrigjojė demarkacionin

Demarkacioni i vijės kufitare me Malin e Zi, vazhdon tė mbetet njė nga ēėshtjet e pazgjidhura edhe pėr Qeverinė e re tė Kosovės. Kryeministri Ramush Haradinaj, qė nė mbledhjen e parė tė Qeverisė sė re tė Kosovės, shkarkoi Komisionin Shtetėror pėr Shėnjimin dhe mirėmbajtjen e Kufirit Shtetėror, qė udhėhiqej nga Murat Meha.
Sipas Haradinajt, Komisioni i ri, i cili do tė emėrohet, do tė punojė qė t’i sjell Qeverisė tė gjeturat pėr punėt rreth shėnimit tė kufirit me Republikėn e Malit tė Zi.

Nė vend tė Murat Mehės, me tė cilin Haradinaj kishte mospajtime tė shumta sa ishte nė opozitė, ai emėroi ish-deputetin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Shpejtim Bulliqi, po ashtu kundėrshtar i versionit tė marrėveshjes sė arritur me Malin e Zi, nė krye tė kėtij Komisioni.

“Kam propozuar qė Shpejtim Bulliqi tė udhėheqė kėtė Komision, tė marrė pėrgjegjėsitė, tė krijojė Komisionin e ri dhe t’i sjell Qeverisė sėvendit tė gjeturat rreth shėnjimit tė kufirit. Pra, ato tė gjetura qė janė tė nevojshme tė vlerėsohet si tė shkohet mė tutje”, tha Haradinaj.

Ndėrkohė, kėshilltari politik i kryeministrit Haradinaj, Arbėr Vllahiu, tha se “ėshtė ēėshtje e punės sė komisionit tė ri qė do tė drejtohet nga eksperti Shpejtim Bulliqi, qė ta vlerėsojė marrėveshjen.

“Pas kėsaj, kryeministri dhe institucionet e vendit, nė pėrputhje me ligjin do t’i vlerėsojnė hapat e mėtejmė”, tha Vllahiu.

Ndryshe, Prishtina dhe Podgorica nėnshkruan Marrėveshjen pėr Demarkacionin e kufirit nė gusht tė vitit 2015, nė praninė ndėrkombėtare. Kjo marrėveshje mė pas u shndėrrua nė njė kusht nga Bashkimi Evropian pėr procesin e liberalizimit tė vizave pėr qytetarėt e Kosovės.

Ekspertė politikė nė Prishtinė, shkarkimin e Komisionit Shtetėror nga Qeveria e Kosovės, e konsiderojnė veprim tė pritshėm.

Afrim Hoti, profesor i sė Drejtės Ndėrkombėtare nė Universitetin e Prishtinės, tha pėr Radion Evropa e Lirė se vendimi pėr shkarkim tregon se kjo ēėshtje ėshtė njė ndėr prioritetet kryesore tė Qeverisė Haradinaj.

Megjithatė, Hoti theksoi se kjo ēėshtje gjendet para njė situate tė re. Sipas tij, autoritetet nė Prishtinė duhet tė bisedojnė me ato tė Malit tė Zi, pėr ēėshtjet e mbetura diskutabile.

“E para ėshtė kontakti me palėn malaziase, qė nėnkupton se procesi do tė duhej tė rishikohet nė kuptimin e pikave, tė cilat konsiderohet se janė diskutabile nė mes tė palėve”.

“Nėse nė tė njėjtėn kohė do tė kishim pajtueshmėri nga pala malaziase, mendoj se kjo do tė ishte procedura mė e shkurtėr dhe mė e lehtė pėr tė dyja palėt,pėr t’i dhėnė njėherė e pėrgjithmonė zgjidhje kėsaj ēėshtje”, vlerėsoi Hoti.

Nė anėn tjetėr, ish-ministri malazias i Drejtėsisė, Dragan Shoq, tha pėr Radion Evropa e Lirė se pėr Malin e Zi, shėnjimi i vijės kufitare me Kosovėn ėshtė ēėshtje e mbyllur.

Duke e komentuar vendimin e Qeverisė sė re tė Kosovės pėr shkarkimin e Komisionit shtetėror pėr shėnjimin e vijės kufitare, Shoq tha se nėse vendimi ėshtė marrė qė tė korrigjohen, ato qė Prishtina i sheh si gabime, atėherė kjo mund tė sjellė destabilizim.

“Ata (pala kosovare) e kanė pasur Komisionin, i cili ka kryer punėn e vet nė bazė tė sė cilės ėshtė nėnshkruar marrėveshja pėr demarkacionin, tė cilėn njėra palė (ajo e Malit tė Zi) e ka ratifikuar. Edhe Qeveria e Kosovės e kishte dėrguar kėtė marrėveshje pėr ratifikim nė Kuvend, qė do tė thotė se edhe Qeveria e Kosovės e kishte pranuar atė”, theksoi Shoq.

Ai tha se nuk ka ndonjė arsye qė ēėshtja e demarkacionit ndėrmjet Kosovės dhe Malit tė Zi, tė rihapet, ndonėse ėshtė e mundur gjithmonė qė tė bisedohet.

Ndėrkaq, Afrim Hoti konsideron se nėse nuk arrihet njė marrėveshje me autoritetet e Malit tė Zi, ēėshtja duhet tė procedohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Arbitrazhit, e cila ka selinė nė Hagė:

“Nėse, eventualisht, nuk do tė ishte rasti, pėr shkak tė kundėrshtisė sė palės malaziase qėėshtė shumė e besueshme, pasi kjo marrėveshje ėshtė ratifikuar nga Parlamenti i Malit tė Zi, atėherė konsideroj se krijohen kushtet qė kjo ēėshtje pėrfundimisht tė dėrgohet nė arbitrazh pėr tė dhėnė verdiktin mbi ēėshtjen”.

Ndryshe, i emėruari nė krye tė Komisionit tė ri shtetėror pėr shėnjimin e vijės kufitare,Shpejtim Bulliqi, njihet edhe si kundėrshtari mė i madh i versionit aktual pėr shėnjimin e kufirit mė Malin e Zi.

Bulliqi disa herė kishte pėrsėritur qėndrimin e tij, se me marrėveshjen pėr demarkacion, Kosova humb territor, kurse Mali i Zi fiton sipėrfaqe prej 70.44 kilometrash katrorė.

Ai, po ashtu, pati thėnė se Mali i Zi gjatė aplikimit dhe anėtarėsimit nė organizatėn ndėrkombėtare, ėshtė pranuar me sipėrfaqe 13. 812 kilometra katrorė dhe jo me 13.882 kilometra, siē rezulton pas marrėveshjes sė arritur nė Kosovė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma