Nė Gjilan shpėrndahen pako ushqimore pėr 200 familje skamnore

Gjilan - Nė Komunėn e Gjilanit sot janė shpėrndarė pako ushqimore pėr 200 familje nė nevojė, i cili ėshtė financuar nga Shoqata “Islamic Relief” dhe mbėshtetur nga Drejtoria e Shėndetėsisė dhe Mirėqenies Sociale.
Nexhat Hajrullahu, drejtor i DSHMS-sė nė Gjilan, tha se solidariteti i treguar nga kjo shoqatė pėr familjet nė nevojė ėshtė i mirėseardhur dhe zgjidhje e problemit pėr ushqim pėr njė periudhė tė caktuar pėr familjet me gjendje tė rėndė ekonomike dhe sociale.

“Falėnderoj shoqatėn “Islamic Relief” pėr kėtė donacion qė ka sjellur sot nė Gjilan. Familjet pėrfituese janė zgjedhur nė bazė tė listės qė posedon drejtoria, duke u ndihmuar rasteve mė tė rėnda qė kemi tė regjistruara deri mė tani. Kėto 200 familje tė mbėshtetura kanė tė zgjidhur problemin e bukės sė gojės pėr njė periudhė tė ardhshme. Ne do tė pėrkujdesemi vazhdimisht qė rastet e rėnda dhe me gjendje tė rėndė ekonomike dhe sociale t’i mbėshtesim kohė pas kohe”, ka thėnė drejtori Hajrullahu.

Ai gjithashtu ka bėrė tė ditur se kjo Drejtori, ėshtė duke u marrė nė baza ditore me raste tė kėsaj natyre.

“Si Drejtori jemi duke i mbėshtetur nė vazhdimėsi njė numėr shumė tė madh tė familjeve me gjendje tė rėndė sociale dhe tashmė njė numėr i konsiderueshėm ėshtė nė skemėn sociale, poashtu Komuna e Gjilanit ka krijuar kushte pėr jetė, ku rreth 50 familjeve u janė ndėrtuar shtėpitė e reja, pastaj mbi 35 familjeve ua kemi renovuar shtėpitė, rreth 50 sosh janė duke iu paguar qeratė mujore pėr banim dhe njė sėrė aktivitetesh periodike qė ndihmohen nė forma tė ndryshme brenda vitit nė bashkėpunim edhe me donatorėt”, ka thėnė drejtori Hajrullahu./rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma