Tani mė askush se ndalon dot ikjen nga Lugina e Preshevės !

Lugina e Preshevės,kjo tokė shqiptare qė po depopullohet frikshėm, pėrderisa sot ҫelen shkollat, fėmijėt janė ajo pak shpresė jete qė ka mbetur, shtresa e mesme e popullsisė po zhduket, vera ėshtė ngushellim me mėrgimtarėt familjar e vjeshta e dimri dėshpėrim e thyerje pėr ikje nė mergim.
Tani mė askush se ndalon dot ikjen, dikur nė njė kohė, para disa vitesh atė qė po ndodhte me Medvegjėn e parashikoja se do ndodhte edhe me Preshevėn e Bujanocin, prandaj "Luginen e Presheves"e quaja Ҫameria e dytė.

Pėr 10 vite pothuajse nė tė gjitha shkollat ka 40 % mė pak nxėnės, buxheti familjar ėshtė rėnduar, familjet po futen nė krizė ekonomike ka mė pak student me vetfinancim se dje, edhe ata qė kanė mbaruar studimet zgjedhin rrugėn e lumturisė me martesat me "vizė".

Pėrtej pėrplasjeve me populizem kafeneve, pėrtej romantizmit politik nėpėr parti, propozoj tė shqyrtohen projekt propozime:

1. "Odė ekonomike" e cila do tė lidhej natyrshėm me mėrgimtaret tanė, odėn ekonomike tė Kosovės, Ministrinė e Ekonomisė sė Shqipėrisė ", qė pėr detyrė ka thithjen e fondeve pėr ndihmė shtresave nė nevojė, familjet nė varfėri, studentėt, tė sėmuret spitalor, por gjithashtu edhe projekte pėr punė sezonale nė vendet e Bashkimit Europian.

2. "Institutin e Gjuhes, Kultures dhe Historise" si dege te Institutit te Gjuhes dhe Kultures se Shqipėrisė , i cili ka pėr detyrė fillimisht tė bėj njė udhėrrėfyes historik, kultutor, gjuhėsor mbi Luginėn e Preshevės pėr sensibilizim kombėtar e ndėrkombėtar duke i rihapur edhe marrveshjet e Konculit dhe te tjerat si dhe te perpiqet per zgjidhjen e kauzes se teksteve shkollore.

3. "Grupi i unitetit politik " ne perberje te te cilit do te ishin profesionist, jurist, ekonomist, gjuhetar, historian dhe tė fushave tjera tė cilėt do tė hulumtonin, shtjellonin ligjet, nenet, klauzolat e Kushtetutes sė BE, tė drejtat e pakicave kombėtare dhe si detyrė parėsore tė shkruhet njė traktat politiko-ekonomik, qė do ti dėrgohej institucioneve tė BE dhe Gjykatės sė Strasburgut pėr ҫdo shkelje tė mundshme tė shtetit ndaj pakicave si dhe tė rishikohen tė drejtat e pakicave nė raport me Kushtetutėn e Sėrbisė.

4. Shkollat e mesme tė Preshevės, Bujanocit, Medvegjės, tė binjakėzohen me ato tė Kosovės, Maqedonisė dhe Shqipėrisė, qė nėnkupton shkėmbimin njėditor mė nxėnės mes shkollave, vizitave praktike dhe punimet seminarike gjuhėsore,kulturore,shkencore dhe kjo do ta vitalizonte jetėn sociale dhe do ti nxiste mė shumė ardhjen e vizitave e edhe turistike tė tė rinjėve shqiptarė tė Kosovės, Shqipėrisė, Maqedonise.

5.Tė kėrkohet me ngulm nga ana e administratės komunale qė me shkresė administrative ligjore, bizneset e mesme dhe tė mėdha ti standaridozojnė pagat mujore pėr punėtorėt ose nė vlere tė caktuar qė mos tė jenė mė pak se 300 euro ose forma tjera taksimi.

Gjithashtu edhe biznismenėt mėrgimtar tė marrin nxėnės pėr pune teknike ose praktike ose punesim ne vendet e BE.

6. Tė formohet rrjeti "Studentėt Elitar" tė cilėt do tė financoheshin nga mėrgimtarėt tanė dhe do tė studionin ne vendet e BE.Misioni i tyre tė jetė ndėrlidhja e "trurit " vendas mė atė ndėrkombetarė qoftė nėpėr projekte kulturore e shkencore por edhe historike.

Unė dhashė ca mendime si pėrpjekje se ҫka mundemi tė bėjmė si komuna shqiptare edhepse jetojmė nė Serbinė qe na armiqėson kombėtarisht, na pėrze ekonomikisht, s'na ndihmon financiarisht, na denigron politikisht.

Secili baba i papunė dhe i pashpresė ėshtė duke pritur nė stacion e trenit e tij tė ikjes ....e treni i fundit ? E nėse trenin nuk mund ta ndalim drejtė BE, tokėn tonė ta ruajmė me projekte konkrete qoftė duke jetuar nė Preshevė e Bujanoc e Medvegjė, qoftė duke jetuar nė mėrgim, sepse patriotizmi quhet atdhedashuri, kudo qė jeton, ti je ai qe e bekon tokėn qė tė lindi e rriti./titulli/

Shkruar nga Blerim Shabani-Preshevė

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma