Veseli e Haradinaj sėrish problem me numrat

Zhvillime tė reja politike kanė dalė nė dritė vetėm njė ditė para se tė mbahet vazhdimi i seancės konstituive tė Kuvendit tė Kosovės, e cila ka filluar, po ka mbetur e papėrfunduar qė nga 3 gushti.
Nė mungesė tė njė marrėveshjeje me ndonjė subjekt politik, subjekti fitues i zgjedhjeve parlamentare tė 11 qershorit, koalicioni PAN, ku bėjnė pjesė Partia Demokratike e Kosovės, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nisma ka paralajmėruar sėrish se mund tė mungojė nė seancė. Ngjashėm kishte vepruar edhe gjatė seancave tė thirrura javėt e fundit, pėr shkak se nuk arriti t’i sigurojė tė paktėn 61 vota pėr zgjedhjen e kryetarit tė Kuvendit.

Kryesuesi i seancės konstituive, deputeti Adem Mikullovci, pas njė takimi konsultativ me shumicėn e partive politike, me kėrkesėn e vet koalicionit PAN, e ka caktuar datėn 24 gusht pėr vazhdimin e seancės.

Por, Ramush Haradinaj, kandidat pėr kryeministėr nga koalicioni i Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nismės pėr Kosovėn, ka thėnė se ende janė nė konsultime me partitė politike dhe se nuk ka njė marrėveshje konkrete me Aleancėn Kosova e Re apo ndonjė subjekt tjetėr politik, rreth zgjedhjes sė kryetarit tė Kuvendit dhe formimit tė Qeverisė sė re.

Sipas tij, edhe tė enjten, kur ėshtė caktuar vazhdimi i seancės konstituive, mund tė ndodh qė deputetėt nga koalicioni PAN (PDK, AAK dhe Nisma) tė mos jenė tė pranishėm.

“Jemi ende nė pėrpjekje qė nesėr tė jemi nė seancė. Ekziston mundėsia reale qė edhe nesėr tė mos mund tė fillojmė. Me kėto shtyrje e fitojmė nė njė aspekt tjetėr kohėn, pėr shkak se e bėjmė gati njė nisje qė do tė jetė mė gjithėpėrfshirės e qėndrueshme”, tha Haradinaj nė njė konferencė pėr media nė AAK, derisa ka prezantuar kandidatėt pėr kryetar tė komunave.

Ai tha po ashtu se kjo vonesė nuk po ndodh vetėm pėr shkak tė njė mosmarrėveshje me AKR-nė, por, siē tha ai, po synohet nė njė Qeveri mė gjithėpėrfshirės, e cila mund t’i ēonte pėrpara ēėshtjet dhe temat e rėndėsishme pėr vendin.


“Njė Qeveri gjithėpėrfshirės, njė Qeveri e aftė qė t’iu bėj ballė temave qė e presin vendin ėshtė interes i vendit dhe pėr kėtė jemi kėshtu sot. Vet shprehi keqardhje pėr kėtė vonesė edhe mė vjen keq qė po vonohemi dhe nuk besoj qė ėshtė diēka e mirė vendin, duhet tė jemi tė gjithė tė vetėdijshėm se Kosova, populli i Kosovės, na obligon qė tė veprojmė”, tha Haradinaj.

Aleanca Kosova e Re e cila drejtohet nga afaristi i njohur Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se nuk ka arritur ndonjė marrėveshje me koalicionin PAN.

Mė herėt gjatė kėtyre ditėve u tha se Haradinaj dhe Pacolli kishin arritur nė parim njė marrėveshje, qė tė zgjidhet problemi pėr krijimin e institucioneve tė reja.

Mirėpo, zėvendėspresidenti dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i Aleanca Kosova e Re, Vesel Makolli tha pėr Radion Evropa e Lirė se AKR-ja nuk ka deri mė tash asnjė marrėveshje me koalicionin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nismėn pėr Kosovėn, i njohur si koalicioni PAN.

Makolli deklaroi se deputetėt e AKR- sė nesėr do tė jenė nė seancė, por nuk do tė votojnė pėr kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit nga koalicioni PAN.

“Me sa e di unė koalicioni PAN, nga ne nuk i ka votat. Qėndrimi ynė nuk ėshtė pėr ta votuar dhe besoni se nuk ka marrėveshje”, tha Makolli.

Ai ka shtuar se lideri i partisė, Behgjet Pacolli ka sugjeruar qė tė gjithė liderėt e subjekteve politike qė janė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, tė angazhohen pėr tė dalė nga kjo gjendje, e cila ka bllokuar procesin e formimit tė institucioneve tė reja.

“Nuk ka marrėveshje. Kėtu nė Ballkan po keqinterpretohen gjėrat, po nxirret nga konteksti njė konkluzion apo njė qėndrim. Ne e kemi thėnė, atė qė duhet tė gjendet njė zgjidhje. Sidomos ky apel vlen pėr opozitėn e cila po rrinė nė istikamet e veta. Kemi 61 deputetė, e kėta nuk lėvizin nga vendi. Prandaj nuk ka qenė vendim qė ad-hok tė shkohet. Kjo ėshtė keqinterpretuar apo keqkuptuar, nuk e di”, tha Makolli.

AKR ka garuar nė zgjedhjet parlamentare tė 11 qershorit nė kuadėr tė koalicionit me Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe subjektin Alternativa.

Kandidati pėr kryeministėr tė Kosovės, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nismės pėr Kosovėn, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, pati thėnė mė 11 gusht se Kosova brenda 10 ditėve tė ardhshme do tė ketė institucionet e reja.

Ai pati thėnė se me mbėshtetjen e partisė politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do tė ketė njė Qeveri gjithėpėrfshirėse.

Ndryshe, Albin Kurti, deputet i Lėvizjes Vetėvendosje, ka propozuar me anė tė njė letre publike qė, nėse PAN e bojkoton seancėn apo nėse refuzon tė paraqesė kandidatin e saj pėr kryetar tė Kuvendit mė 24 gusht, atėherė tė propozohet njė kandidat tjetėr nga parti politike qė do tė marrin pjesė nė seancė dhe ta votojnė atė.

“Nėse kandidati i paraqitur nga PAN nuk do tė marrė votat e duhura, atėherė, kandidati i pėrbashkėt do tė mund tė votohet nė tė njėjtėn seancė”, ka shkruar Kurti nė njė letėr publike tė titulluar “Si tė dalim nga bllokimi”.

Kurti ka thėnė se Lėvizja Vetėvendosje i propozon tė gjitha partive politike qė udhėhiqen prej interesit publik dhe qė synojnė ta mbrojnė e jo ta dėmtojnė demokracinė e Kosovės, qė tė bashkohen nė kėtė nismė.

Sidoqoftė, vazhdimi i seancės ėshtė thirrur pėr tė enjten, mė 24 gusht, ndonėse nuk dihet nėse aty do tė zgjidhet mė nė fund nyja politike rreth zgjedhjes sė kryetarit tė Kuvendit, si hapi i parė drejt nisjes sė procedurave pėr formimin e Qeveris sė re./Rel/Telegrafi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma