KMDLNJ kėrkon zhbllokim tė situatės, ose zgjedhje tė jashtėzakonshme

Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut u ka bėrė thirrje partive politike nė Kosovė qė tė zhbllokojnė situatėn e krijuar pėr krijimin e institucioneve tė vendit, nė tė kundėrtėn propozon shkuarjen nė zgjedhje tė jashtėzakonshme.
Duke pėrkujtuar se raporti i forcave parlamentare ėshtė baras 60 me 60 dhe kur asnjėra palė nuk e ka shumicėn parlamentare, KMDLNJ konstaton se ėshtė krijuar ngėrē politik, ndėrkohė qė sipas interpretimit tė Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2014, nė mėnyrė eksplicite thuhet se koalicioni parazgjedhor fitues apo subjekti fitues e ka tė drejtėn e vetme tė propozojė kryetarin e Kuvendit.

KMDLNJ thekson se mospjesėmarrja nė seancat konstituive janė tė papranueshme, pasi qė ato e dėmtojnė rėndė interesin e qytetarėve, andaj u bėn thirrje deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės tė marrin pjesė nė vazhdimin e seancės konstituive mė 24 gusht, nė mėnyrė qė tė pėrmbushin detyrimin kushtetues.

“Zhbllokimi duhet tė bėhet me njė marrėveshje politike, pavarėsisht se kush do tė jenė palė tė marrėveshjes. Koalicionit PAN, si fitues i zgjedhjeve tė fundit i takon kryetari i Kuvendit dhe pėrpjekja e parė pėr formimin e qeverisė e qė nuk nėnkupton qė procesi mund tė zvarritet deri nė pafundėsi sikur qė LV dhe LAA duhet ta kenė tė qartė se nuk mund tė bėhet asnjė veprim drejt formimit tė qeverisė pa u zgjedhur organet drejtuese tė Kuvendit dhe nuk kanė asnjė tė drejtė qė duke pėrdorur shantazhin si mjet politik tė pengojnė zgjedhjen e organeve drejtuese tė Kuvendit duke bllokuar proceset tjera”, thuhet nė komunikatė.

“Disa subjekte politike, ngėrēin politik qė vetė e kanė krijuar po e keqpėrdorin pėr tė provokuar zgjedhje tė reja. Ėshtė pėrgjegjėsi kushtetuese e presidentit tė Kosovės ta ndėrpresė kėtė lojė tė pandershme tė subjekteve politike duke ofruar zgjidhje”, thuhet mė tej nė komunikatė.

KMDLNJ kėrkon gjithashtu qė pas formimit tė institucioneve funksionale, tė rishqyrtohen tė gjitha emėrimet dhe shkarkimet nė poste ekzekutive apo pozita tjera tė larta, pasi qė ėshtė favorizuar “kualifikimi” politik dhe ėshtė dhunuar profesionalizmi qė do tė duhej tė ishte kriteri themelor pėr emėrime apo shkarkime.

KMDLNJ u bėn thirrje deputetėve tė Kosovės tė kontribuojnė nė zhbllokimin e situatės dhe funksionalizimin sa mė tė shpejtė tė institucioneve, nė tė kundėrtėn do ta bartin pėrgjegjėsinė pėr bllokimin institucional.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma