Emėrimi i ministrave tė rinj, abuzim financiar i Qeverisė Mustafa

Derisa partitė po dėshtojnė tė formojnė institucionet, kryeministri nė detyrė Isa Mustafa ka emėruar ministra tė rinj nė Qeveri, tė cilėt edhe pse pritet tė shėrbejnė pėrkohėsisht, do tė gėzojnė pėrfitime edhe pas pėrfundimit tė mandatit.
Ish-Shefja e Kabinetit tė kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi, do tė pėrfitojė 70 pėr qind tė pagės sė ministres edhe njė vit pas mbarimit tė mandatit tė saj si ministre, qė nuk pritet tė zgjatė mė shumė se disa ditė.

Bashkėpunėtorja e ngushtė e Mustafės pėr shumė vite, ėshtė emėruar sė fundi nė pozitėn e ministres sė Kulturės, pozitė kjo qė ka mbetur bosh pasi qė kolegu i saj partiak, Kujtim Shala, ėshtė zgjedhur deputet i Kuvendit tė Kosovės nė zgjedhjet e 11 qershorit.

Bazuar nė njė vendim tė nėntorit tė vitit 2015 tė nėnshkruar nga Mustafa, “zėvendėskryeministrave, ministrave tė Qeverisė dhe drejtorit tė AKI-sė, u njihet e drejta e pagės pėr njė vit pas mbarimit tė mandatit tė tyre.”

Pararendėsi i Dumoshit nė kėtė pozitė, Shala, ka pasur njė pagė vjetore prej 17 mijė eurove.

Kryeministri Mustafa ka zėvendėsuar thuajse shumicėn e ministrave qė kanė qenė pjesė e kabinetit tė tij qeverisės.

Njė pjesė e ish-ministrave janė zėvendėsuar nė kėto pozita nga zėvendėsministrat, tė cilėt bazuar nė vendimin e vitit 2015, do tė kishin pėrfitime mė tė vogla nėse nuk do tė emėroheshin nė postin e ministrit.


Kjo pasi qė bazuar nė vendimin e qeverisė, paga e ish-zėvendėsministrave do tė paguhet gjashtė muaj pas pėrfundimit tė mandatit, dhe jo njė vit sikurse ministrat.

Njohės tė ēėshtjeve politike besojnė se ministrat e zgjedhur deputetė nė fakt do ėt mund tė mbanin pozitat e tyre deri nė konstituimin e Kuvendit tė Kosovės.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janė mbajtur mė 11 qershor, por vendi ende ka mbetur pa institucionet e tij. Deputetėt kanė bėrė betimin, por kuvendi nuk ėshtė konstituuar ende, meqė partitė po dėshtojnė tė gjejnė njė zgjidhje pėr zgjedhjen e kryetarit tė Kuvendit. Mungesa e kryetarit tė Kuvendit bllokon edhe formimin e Qeverisė.

Zėvendėsministrat qė janė bėrė ministra, e qė pritet tė pėrfitojnė nga vendimi qeveritar janė: Agim Krasniqi, i emėruar nė pozitėn e Ministrit tė Financave, Hanefi Muharrremi, Ministėr i Infrastrukturės, Ministėr i Punės, Safet Kamberi, Emanuel Demaj, Ministėr i Punėve tė Jashtme, Kurtan Kajtazi, Ministėr i Bujqėsisė.

Mustafa poashtu emėroi tė premten ish-kėshilltarin e tij pėr ekonomi, Valentin Tocin si Ministėr tė Tregtisė.

Por, Sokol Havolli, shef i kabinetit tė kryeministrit Mustafa, ka arsyetuar vendimin duke thėnė se deputetėt nuk mund tė mbajnė pozita nė ndonjė post ekzekutiv nė administratėn publike. Nė njė prononcim pėr KTV, ai ka thėnė se kjo nuk do tė pėrbėjė as kosto shtesė meqė tė emėruar veēse kanė pasur pozita nė kabinetin qeveritar.

Pagat e ministrave dallojnė varėsisht se nė cilat ministri mbajnė pozitėn e udhėheqėsit. Pėr shembull, ushtruesi i detyrės sė ministrit tė Financave, Agim Krasniqi do tė pėrfitojė mbi 14 mijė euro nga 70 pėr qindėshi i pagės qė do tė pėrfitojė, pas largimit nga detyra.

Ndėrkaq, zėvendėsuesi i Arban Abrashit nė krye tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale, Safet Kamberi do tė pėrfitojė rreth 10 mijė euro nga 70 pėr qindėshi i pagės aktuale qė merr si ushtrues detyre i ministrit.

E zėvendėsuesi i Enver Hoxhajt, Emanuel Demaj, i cili u emėrua tė enjten ushtrues detyre i ministrit tė Punėve tė Jashtme, do tė pėrfitojė mbi 12 mijė euro njė vit pas mbarimit tė punės si ushtrues detyre.

Kurtan Kajtazi do tė pėrfitojė 9,721 euro njė vit pas mbarimit tė punės sė tij si ushtrues detyre i ministrit tė Bujqėsisė. Kjo pasi nga 70 pėr qindėshi i rrogės sė ministrit (13,888), Kajtazi do tė pėrfitojė 70 pėr qind tė kėsaj page.

Totali i kostos qė do t’i kushtojė shtetit pėr pagesat e 70 pėrqindėshit pėr secilin nga kėta ministra tė rinj, njė vit pas mbarimit tė detyrės, do tė jetė afėr 50 mijė euro.

Por, kostoja e shtetit do tė ishte dukshėm mė e ulėt, nėse katėr ministrat e rinj nuk do tė emėroheshin nė kėto pozita. Paga e njė zėvendėsministri nė Qeverinė e Kosovės varion nga 6 mijė deri nė 7 mijė euro. E zėvendėsministrat do tė pėrfitonin pėr gjashtė muaj nga rreth 4 mijė euro.

Shuma qė shteti do duhej t’i paguante atyre, nė rast se do tė merrnin pagėn e zv/ministrave pėr gjashtė muajt pas largimit nga qeveria, do tė ishte rreth 15 mijė euro. /Insajderi/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma