Bllokada politike, "faturė" ndėshkuese pėr zgjedhjet e 22 tetorit

Duke mos parė dritė nė fund tė tunelit, pėr zgjidhjen e krizės paszgjedhore tė 11 qershorit nė krijimin e institucioneve tė reja, analistėt politikė konsiderojnė se kjo krizė politike dhe institucionale po i lė nėn hije edhe zgjedhjet lokale tė 22 tetorit.
Badallaj: Nė disa raste politikanėt sillen sikur tė kenė krijuar perandori

Duke mos parė dritė nė fund tė tunelit, pėr zgjidhjen e krizės paszgjedhore tė 11 qershorit nė krijimin e institucioneve tė reja, analistėt politikė konsiderojnė se kjo krizė politike dhe institucionale po i lė nėn hije edhe zgjedhjet lokale tė 22 tetorit.

Sipas analistėve, shtatori po afrohet, kohė kur fillojnė pėrgatitjet pėr zgjedhjet lokale, por atmosfera e zymtė e zgjedhjeve pas 11 qershorit e ka bėrė tė paqartė rrugėn e zgjedhjeve lokale. Kjo atmosferė e paqartė, por edhe koalicionet qė do tė lidheshin, do tė afektojė me njė peshė negative te qytetarėt, tė cilėt tanimė kanė rėnė nė njė apati dhe humbje shprese e besimi te partitė aktuale. Kjo gjė mund tė reflektojė me bojkotim dhe abstenim tė votimit, pasi qė edhe po qe se do tė votojnė, tė gjitha partitė politike janė bėrė tė njėjta, tė inkriminuara dhe mendojnė ekskluzivisht vetėm pėr interesat e ngushta tė tyre dhe militantėve e klientelave te tyre, pėr tenderėt e inkriminuar, pėr lejet e inkriminuara tė ndėrtimit, por jo edhe pėr interesat e qytetarėve, tė cilėve ua kėrkojnė dhe duan t'ua marrin votėn. "Normal se do tė ketė ndikime kjo situatė e ngėrēit edhe nė zgjedhjet lokale, sepse kjo klasė politike e papėrgjegjshme ka bėrė qė tė ndodhė njė ndjenjė e pashpresė dhe pasiguri totale e zhvillimit ekonomik, social dhe nė mirėqenien sociale e shėndetėsore, si tre segmente kapitale pėr shtetin, si tri prioritetet e qytetarėve. Shpresa ka humbur mjaft shumė, pra mjaft shumė qytetarėt janė pezmatuar, duke parė paaftėsinė e kėsaj klase politike. Mirėpo, duhet tė dinė edhe qytetarėt se vetė ata duhet tė vetėdijesohen pėrfundimisht qė kėtė klasė politike mos ta votojnė. Konsideroj se ėshtė koha pėr iniciativa tė tjera serioze qė duhet tė vijnė nga bota akademike dhe klasa e biznesit, sepse kjo klasė politike aktuale nuk meriton nė asnjė mėnyrė qė tė votohen nga qytetarėt", theksoi analisti Blerim Burjani pėr

Kuqi: Atmosfera e tanishme politike po e konsumon ēdo proces dhe problem me rėndėsi pėr Kosovėn

Politologu Gurakuq Kuqi thotė se stėrzgjatja e krijimit tė institucioneve qendrore nė Kosovė ėshtė duke shkaktuar shumė probleme dhe stagnuar shumė procese me rėndėsi pėr Kosovėn dhe fatkeqėsisht kriza politike dhe institucionale e tanishme po ndikon direkt edhe nė zgjedhjet lokale qė pritet tė mbahen mė 22 tetor. "Atmosfera e tanishme politike, e cila po konsumon ēdo proces dhe problem me rėndėsi pėr Kosovėn do ta dėmtojė rėndė demokracinė nė Kosovė. Treguesi mė i mirė ėshtė rikandidimi i gjithė kryetarėve dhe kandidatėve qė vijnė nga LDK-ja, sė pari, duke mos pasur kohė qė tė shqyrtohen alternativa tė reja, e dyta, duke llogaritur potencialisht pėr zgjedhje tė reja qendrore njėherėsh me ato lokale, duke siguruar njehsimin e votės me kandidatėt mė popullorė edhe pse jo mė cilėsorė dhe e treta, duke shfrytėzuar mosvėmendjen ndaj zgjedhjeve lokale dhe alternativa tė reja pėr t'ia vazhduar pushtetin e klasės sė vjetėr politike", ka theksuar Kuqi. Sipas tij, kėto fakte vlejnė pėr tė gjitha subjektet."E gjithė kjo vėmendje ndaj nivelit qendror, kur tani veē do duhej tė bėheshin publike edhe iniciativa dhe kandidatė tė pavarur nė media, pėr t'i njohur publiku, kjo tashmė ėshtė e pamundur, pasi hapėsirėn mediale e zė diēka tjetėr. Zgjedhjet lokale varen tani edhe nga lėvizjet politike dhe koalicionuese pėr tė ndėrtuar institucionet e Kosovės. Tė gjitha kėto dhe tė tjera aspak nuk janė nė interes tė qytetarėve, por vetėm tė partive politike, pasi duke zėnė gjithė hapėsirėn e mundshme vetėm partitė e mėdha, ku kėto parti jo ēdoherė ofrojnė mė tė mirėn pėr nivelin lokal, arrijnė tė largojnė vėmendjen e qytetarit nga interesat e tyre tė vėrteta, duke e kthyer nė interes tė partive tė mėdha, qė ėshtė njė manipulim klasik", ka theksuar Kuqi.

Ahmeti: Dominojnė interesat politike, klanore e klienteliste

Interferimi negativ, nė procesin pėrgatitor pėr zgjedhjet lokale, nga kriza dhe pamundėsia e krijimit tė institucioneve tė nivelit qendror pas zgjedhjeve tė 11 qershorit, po vlerėsohet me ndikim tė madh edhe nga analisti Hidajet Ahmeti."Ėshtė diēka qė po vėrehet ēdo ditė nė frymėn qytetare, pasi qė bllokada institucionale ka krijuar njė mjegull nė opinionin publik e cila po reflekton nė entuziazmin e qytetarėve pėr zgjedhjet lokale. Qytetarėt kanė entuziazėm pėr zgjedhjet lokale, por janė shumė tė vetėdijshėm se politikat qendrore i japin kuptim shtetit, Republikės, mirėqenies e zhvillimit ekonomik. Prandaj, duke e parė lojėn e cila po luhet brenda partive politike, duke bllokuar zgjedhjen brenda kornizave tė kushtetutshmėrisė dhe ligjshmėrisė, atėherė qytetarėt kanė krijuar bindje se ndryshime substanciale nė politikat qendrore nė njėfarė forme janė tė pamundura, krejt shkaku i interesave politike, klanore e klienteliste tė partive politike", tha Hidajet Ahmeti.

Kurse bllokada institucionale, sipas Ahmetit, nuk ėshtė e rastėsishme, por ajo kalkulohet edhe nė faturėn e zgjedhjeve lokale tė 22 tetorit, pasi qė nė disa komuna tė mėdha tė Republikės sė Kosovės ėshtė interes i ēdo subjekti politik tė mbajė ose ta marrė pushtetin komunal. Edhe politologu Arsim Haziri pohon se thellimi i krizės institucionale, i derivuar pėr shkak tė pamundėsisė sė krijimit tė organit legjislativ, ashtu edhe atij ekzekutiv, mund qė tė ndikojė ose reflektohet negativisht edhe gjatė procesit zgjedhor lokal."Qytetarėt mund edhe tė krijojnė ndjenjė apatie nė relacion me zgjedhjet e tetorit. Kjo mendėsi konsideroj se do tė krijohet pėr shkak tė konfrontimeve tė ashpra ndėrmjet eksponentėve politikė", u shpreh ai. Ai shton se qytetarėt karshi kėtij thellimi tė krizės ndoshta edhe mund tė bojkotojnė procesin e tetorit.

Badallaj: Elektorati ėshtė lodhur nga kapriēiot e kėsaj klase politike

Edhe sipas njohėsit tė afėrt tė kėtyre zhvillimeve politike, Albrim Badallaj, bllokada institucionale, e krijuar pas zgjedhjeve tė 11 qershorit, do tė ketė reflektim edhe nė zgjedhjet lokale, ku qytetari do tė ndėshkojė ose me votė, ose me mospjesėmarrje nė zgjedhje kėtė lidership joserioz, meqė ėshtė lodhur nga kapriēiot e kėsaj klase politike, tė cilėt nuk shohin mė larg se hunda e tyre."Edhe pas rezultatit zgjedhor, shumė Kuvende Komunale (Asamble) do tė pėrballen me mungesė koalicionesh pėr shkak tė polarizimit tė madh ndėrmjet subjekteve politike, siē ishte rasti i (mos) funksionimit tė Kuvendit tė Prishtinės, kjo atmosferė e krijuar do tė sjellė edhe rezultate befasuese, ku me shumė mundėsi bastionet do tė thyhen dhe nuk ka mė komuna qė njė parti mund ta 'qetė pėrmbi vete', siē njihet nė zhargonin popullor, sepse komunat janė tė qytetarėve e jo tė partive politike", u shpreh Badallaj, duke shtuar se nė disa raste sillen si tė kenė krijuar perandori. "Sidoqoftė qytetarėt e vendit duhet tė dalin nė zgjedhje, edhe pse ka pak alternativa dhe verdikti i tyre ėshtė determinues i (mos)punės nėpėr komuna pėr 4 vjet, pavarėsisht ngėrēit tė krijuar politik dhe pėr mė tepėr kėto inate tė partive politike qė veprojnė me ideologji provinciale nuk duhet tė ndikojnė nė armiqėsimin e popullit dhe pėrdorimit tė diskursit agresiv e tė ulėt", theksoi Badallaj pėr "Kosova Sot".

Po ashtu mendon edhe analisti Ridvan Emini."Ēdo vonesė dhe ēdo zhargitje e mėtejme pėr krijimin e institucioneve dhe Qeverisė jo vetėm qė do tė ndikojė nė rezultate tė zgjedhjeve, por do tė ketė rėnie edhe tė mėtejme tė mosdaljes sė votuesve nė zgjedhjet lokale, sepse pėrveē humbjes sė besimit ne partitė politike parlamentare ato do tė shihen edhe si njė prodhues i vazhdueshėm i krizave dhe ngėrēeve politike, por edhe ekonomike", theksoi Ridvan Emini./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma