Hipokrizi dėshtakėsh

Nga Imer Mushkolaj - Zyrtarėt e partive politike nė Kosovė po dėshmojnė pėr tė satėn herė se skena politike nė Kosovė ėshtė skenė inatesh tė ndėrsjella, zhurmash, hipokrizish, ndėrskamcash e bllokadash, e jo skenė politike e parimeve dhe alternativave. E pavendosur karshi Lėvizjes Vetėvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovės po vazhdon tė gjejė arsye pėr tė minuar gjetjen e njė mėnyre pėr tė bashkėpunuar me kėtė subjekt politik.
Pėrderisa para pak javėsh zyrtarė tė LDK’sė e kushtėzonin njė bashkėpunim tė mundshėm me njohjen e figurės sė presidentit Ibrahim Rugova, tash ata kanė ”kushte” tė reja.

Avdullah Hoti ka deklaruar se Vetėvendosja sė pari duhet tė kėrkojė falje pėr tė gjitha veprimet e dhunshme qė ka bėrė, gjuajtjen e gazit lotsjellės e koktej molotovit, thyerjen e institucioneve dhe tek pastaj do tė mund tė lėvizet pėrpara pėr njė bashkėpunim tė mundshėm.

“T’u kėrkojnė falje qytetarėve tė vendit, LDK’sė e kryeministrit. Kryeministri ėshtė sulmuar nė familje nė shtėpinė e tij. Ėshtė gjuajtur me koktej. Ėshtė sulmuar vetura e tij. S’ka qenė sulm me vezė apo sulm simbolik, por ka qenė sulm qė ka pasė mundėsi tė shkaktojė vdekjen e kryeministrit dhe stafit tė tij”, ka thėnė Hoti.

Vėrtet do tė duhej tė ishte kėshtu siē thotė Hoti, me kusht qė LDK tė ishte njė parti me parime e vizion tė qartė politik. Por, nė vazhdimėsi, LDK ka dėshmuar se ėshtė larg nga parimet, andaj deklaratat e tilla tingėllojnė jo tė sinqerta dhe joserioze.

LDK po kėrkon nga Lėvizja Vetėvėndosje tė kėrkojė falje, ndėrkohė qė asnjėherė nuk ka kėrkuar nga Partia Demokratike ta bėjė njė gjė tė tillė. Nė mos pėr asgjė tjetėr, tė paktėn pėr faktin se udhėheqės tė kėsaj partie e kishin shpallur tradhtar ish-kryetarin e LDK’sė, Ibrahim Rugova. Pėr mė tepėr, zyrtarė tė LDK’sė kishin drejtuar gishtin drejt PDK’sė rreth dyshimeve pėr vrasjet e pasluftės.

Por, pėrkundėr kėsaj, pa kėrkuar kurrfarė llogarie, zyrtarė tė LDK’sė kanė bashkėqeverisur nė dy mandate me PDK’nė, thua se ndėrmjet tyre nuk ka ndodhur asgjė, thua se ndėrmjet tyre nuk qėndron njė mal i tėrė akuzash e dyshimesh madje edhe pėr vrasje e tė tjera krime.

Andaj tingėllojnė hipokrite kėrkesat e LDK’sė tė cilat, nė fakt, shpėrfaqin mosgatishmėrinė e kėsaj partie pėr tė bashkėpunuar me Vetėvendosjen.

LDK ėshtė renditur subjekti i tretė politik nė zgjedhjet e 11 qershorit. Por, nė vend se tė reflektojė dhe tė kėrkojė pėrgjegjėsi pėr humbjen, zyrtarėt e saj shfaqin hipokrizinė pėr tė cilėn njihen tashmė.

* * *

Mė pak hipokritė me deklatatat e tij nuk po tregohet as Behgjet Pacolli i AKR’sė. Falė koalicionit me LDK’nė para zgjedhjeve, AKR ia doli t’i ketė katėr deputetė nė Kuvendin e Kosovės. Po tė kishte garuar e vetme, me siguri nuk do tė kishte kaluar pragun zgjedhor. Edhe ashtu, AKR ėshtė njė parti me fuqi shumė tė vogėl.

Por, fuqinė e vet modeste politike, Pacolli po dėshiron qė tash ta vendosė nė anėn e koalicionit PAN, nė mėnyrė qė institucionet tė krijohen.

Ėshtė e drejtė e tij tė veprojė si tė dojė, por do tė ishte shumė mė korrekte qė ta thotė hapur se dėshiron t’i bashkohet PAN’it, e jo tė jep ultimatume se ai do tė veprojė, po qė se LDK e Vetėvendosje nuk arrijnė tė krijojnė shumicėn.

Pacolli e di mirė se kėto dy parti e kanė problem pėr tė bashkėpunuar nė mėnyrė korrekte. Deklarata e Avdullah Hotit se Vetėvendosje duhet tė kėrkojė falje pėr veprimet e veta, vetėm sa e ka zbehur edhe mė shumė mundėsinė pėr bashkėpunim.

Megjithatė, nėse ka dashur qė tė bėhet pjesė e qeverisė sė udhėhequr nga Ramush Haradinaj, atėherė Pacolli ka mundur fare lehtė t’i bashkohet PAN’it para zgjedhjeve. Ose PDK’sė. Lojėrat e tilla hipokrite e joparimore nuk i bėjnė nder politikės.

* * *

Nder politikės, nė kėtė rast Lėvizjes Vetėvendosje, nuk i bėn as ideja qė tė bashkėpunohet me LDK’nė, ndėrkohė qė e ka pasur nė shėnjestėr tė kritikave dhe akuzave gjatė gjithė mandatit tė Isa Mustafės kryeministėr. LDK ėshtė po ajo e para zgjedhjeve, po ajo e qeverisjes me PDK’nė, madje ende formalisht ėshtė nė koalicion me PDK’nė. Ēfarė ndryshoi kaq shpejt qė LDK u bė “e mirė” pėr Vetėvendosjen?

Qasja e tillė e partive politike dėshmon pėr tė satėn herė pėr njė skenė politike aspak parimore nė Kosovė. Njė skenė politike inatesh tė ndėrsjella, qė nuk prodhon zgjidhje e alternativa, por vetėm zhurmė, ndėrskamca e bllokada.

Kėtė po e dėshmon ēdo ditė edhe koaliconi PAN me lojėn e ndytė tė mungesė nė seancat e Kuvendit, me deklarimet, nė njėrėn anė, se i ka votat e nevojshme pėr t’i krijuar institucionet dhe, nė anėn tjetėr, me fajėsimin e rivalėve politikė pėr mossigurimin e votave.

Kėta njerėz qė e bėjnė politikėn dhe do tė duhej t’ua bėnin mė tė lehtė jetėn qytetarėve qė i kanė zgjedhur me votė, kanė dėshtuar tė jenė nė shėrbim tė tyre. Ata janė nė shėrbim tė interesave vetjake dhe tė partive tė veta. Ata janė, thjeshtė, hipokritė dhe dėshtakė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma