Haziri: Koalicioni LAA i fuqishėm, po pret mandatin pėr formimin e Qeverisė

Nėnkryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Lutfi Haziri, nuk po i sheh si ultimatum deklaratat e fundit tė kreut tė AKR-sė Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit ua ka dhėnė dhjetė ditė kohė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, me tė cilėn ėshtė nė koalicion dhe Lėvizjes Vetėvendosje, qė ta bėjnė me dije nėse i kanė numrat pėr formimin e institucioneve.
Zėvendėsi i Mustafės thotė se koalicioni me AKR-nė vazhdon tė jetė i fuqishėm, ani pse i pari i AKR-sė ka kėrcėnuar se do t’i bashkohet koalicionit PAN me arsyetimin se vendi nuk bėn tė bllokohet pėr interesa personale.

“Qėllimi i ndėrtimit tė koalicionit parazgjedhor me AKR-nė ėshtė ende i fuqishėm pėr me ruajt kėtė model nė mėnyrė qė procesi tė vazhdojė nė kėtė mėnyrė ne mes te koalicionit LDK- AKR Alternativa”, tha tė premten pėr Express, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Behgjet Pacolli nė rrjetin e tij social nė Facebook ka postuar disa shkrime radhazi ku flet pėr bllokimin qė po bėhet nė mos formimin e Qeverisė dhe institucioneve. Ai aty jep edhe zgjidhje. Kėrkon qė menjėherė tė bėhen institucionet.

E pėr afatin e tij dhjetė ditėsh drejtuar LDK-sė e Lėvizjes Vetėvendosjes, Haziri thotė se kjo nuk ka tė bėjė mė njė periudhė kohore, por sqaron se po e presin mundėsinė kushtetuese qė tė jetė LAA ajo qė do ta drejtojė Qeverinė.

“Nuk ka tė bėjė me afat kohor, por mė shumė ka tė bėjė me angazhime konkrete derisa ne po presim realisht mundėsinė kushtetuese pėr ta marrė mandatin”, ka vlerėsuar Haziri.

Ndėrkaq, Kuvendi i Kosovės ka njoftuar se pėr tė hėnėn nė ora 10:00 ėshtė thirrur vazhdimi i seancės konstituive.


Seanca ka vetėm njė pikė tė rendit tė ditės, atė tė zgjedhjes sė Kryetarit tė Kuvendit dhe tė nėnkryetarėve.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve parlamentare tė 11 qershorit, PDK-AAK-NISMA, tė cilėt edhe u takon propozimi i kryeparlamentarit kanė paralajmėruar se do ta bojkotojnė edhe kėtė seancė, sikurse atė tė 10 gushtit. /gazetaexpress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma