Gjilan - Angli, po krijohen ura lidhėse pėr eksport tė prodhimeve vendore

Gjilan - Kryetari i Komunės sė Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur nė njė takim pune Asociacionin e Bizneseve Shqiptare nė Britaninė e Madhe, tė kryesuar nga Artan Llabjani, qė temė e takimit ishte koordinimi dhe krijimi i mundėsive tė bashkėpunimit tė bizneseve tė Kosovės me ato tė Britanisė sė Madhe, pėr eksportim tė mallrave qė prodhohen nė Gjilan dhe Anamoravė.
Kėshtu ėshtė shprehur kryetari i Komunės sė Gjilanit pas takimit qė kishte nė zyrėn e tij me inicuesit e kėtij program tė bashkėpunimit.

“Pėr herė tė parė sot kemi nė Gjilan dhe nė Kosovė, Asociacionin e Bizneseve Shqiptare tė Britanisė sė Madhe me qėllimin e vetėm, ngritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe ekonomisė nė pėrgjithėsi. Sė bashku me Artan Llabjanin si kryesues i kėtyre bizneseve, kemi biseduar pėr mundėsinė e bashkėpunimit nė fushėn e eksportimit tė mallėrave qė prodhohen nė Gjilan. Britania e Madhe ėshtė e veēantė pėr ne, si shtet por edhe si mundėsi e fuqishme ekonomike. Do tė bėhet njė kontakt i drejtpėrdrejtė tani e tutje, mes zyrave tona dhe zyrave tė Asociacionit, nė mėnyrė qė te kemi njė komunikim mė tė madh tė bizneseve. Kjo ka pėr qėllim njėkohėsisht rritjen e vendeve tė punės dhe thithjen e investimeve”, ka thėnė kryetari Lutfi Haziri.

“Falėnderojmė shumė bashkpatriotėt tanė tė cilėt edhe kur janė jashtė vendit, por edhe kur vijnė nė Kosovė, angazhohen pėr zhvillim dhe ndėrtim tė kėtij vendi nė tė gjitha format e mundshme”, pėrfundoi kryetari Haziri.

E nė emėr tė delegacionit ka folur Artan Llabjani, president i Asociacionit tė Bizneseve Shqiptare nė Angli, i cili Gjilanin e ka cilėsuar si njė vend tė mundėsive shumė tė mėdha pėr eksport pėr nevoja tė tregut nė Angli, sepse siē ka thėnė ai, ka cilėsi nė prodhime dhe ka kapacitete qė bėjnė tė mundur zhvillimin e kėtij bashkėpunimit.

“Jemi sot nė Gjilan, sepse kemi parė qė biznesi nė kėtė Komunė ka kapacitete tė larta tė prodhimit me cilėsi e cila ėshtė e pakonkurrencė nė shumė sfera. Mundėsitė e bashkėpunimit ekzistojnė, por ato vetėm do tė lidhen mes nevojave tė biznesit nė Angli dhe bizneseve nė Kosovė. Konkretisht prodhimi i produkteve tė ndryshme si nga pėrpunimi i pemėve dhe perimeve, pastaj mobileri, bashkėpunimin nė ndėrtimtari etj. Gjithashtu kemi njė numėr tė shqiptarėve tė cilėt janė tė pėrfshirė nė biznese, qė tė vijnė e tė bėjnė investime nė Kosovė, nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė”, ka thėnė ai.

Ai ka potencuar se dora e punėtorit nė Kosovė dhe kualiteti i asaj pune, ėshtė i pa konkurrencė. /rajonipress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma