Haradinaj: Kosova brenda 10 ditėsh do ta ketė Qeverinė

Kandidati pėr kryeministėr tė Kosovės, Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni i Partisė Demokratike tė Kosovės, Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe Nismės pėr Kosovėn, i njohur si koalicioni PAN, nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, thotė se Kosova brenda 10 ditėve tė ardhshme do tė ketė institucionet e reja.
Haradinaj thotė se me mbėshtetjen e partisė politike Aleanca Kosova e Re, Kosova do tė ketė njė Qeveri gjithėpėrfshirėse. Ai thotė se kandidati i vetėm pėr postin e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės ėshtė Kadri Veseli.

Radio Evropa e Lirė: Zoti Haradinaj, Kuvendi i Kosovės nuk po arrin tė zgjedhė kryetarin e ri tė Kuvendit, pasi deputetėt e koalicionit PAN nuk po paraqiten nė seancė. Si e shihni zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje dhe pse nuk jeni prezent?

Ramush Haradinaj: Nė seancėn e parė konstitutive u kėrkua njė pauzė. Ishte e nevojshme kjo pauzė pėr konsulta tė ndėrsjella edhe rreth kandidaturės edhe rreth votės, jo vetėm pėr kryetarin por edhe pėr trupat e tjerė tė Kuvendit, nėnkryetarėt. Konstituimi i Kuvendit pa njė dakordim tė partive politike ėshtė i pamundur.

Pra, dallon konstituimi i Kuvendit nga formimi i Qeverisė pėr shkak se ėshtė njė formulė shumė strikte, qė buron nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese, qė vetėm koalicioni fitues ose forca fituese politike, qė nė kėtė rast ėshtė PAN-i. Gjendja e krijuar ėshtė rezultat i njė mosdakordimi nga partitė tjera, nė kėtė rast nga LVV dhe LAA, qė tė respektojnė kėtė situatė ose kėtė tė drejtė tė fituesit, qė tė votohet kryeparlamentari.

Radio Evropa e Lirė: Ku qėndron tani problemi sipas jush. Ka pasur njė periudhė bukur tė gjatė kohore pėr tu kryer konsultime.

Ramush Haradinaj: Mendoj se tani ky ėshtė vullnet politik i Vetėvendosjes dhe i LDK-sė. Pra, ėshtė nė vullnetin e tyre qė a tė lejojnė njė tė drejtė qė PAN-i e ka nga vendimi i Gjykatės Kushtetuese, duke marrė pjesė nė votim. Pra, mos marrja pjesė nė votim ose mosvotimi i kryeparlamentarit ėshtė bėrė shkak i kėsaj gjendjeje. Pėr fat, gjendja ka evoluar, pra nuk jemi nė atė gjendjen e ngurtė. Ėshtė vėrtetė e mirėseardhur, njė pozicion i ri i AKR-sė, edhe i zotit [Behgjet] Pacolli, njė gatishmėri qė t’i jepet edhe njė afat kohor kėsaj gjendjeje dhe njė afat kohor tė caktuar, pėr tė zhbllokuar krijimin e institucioneve nė vend, nė kėtė rast, konstituimin e Parlamentit dhe formimin e Qeverisė.


Radio Evropa e Lirė: A ėshtė i gatshėm koalicioni PAN tė ndryshojė kandidatin e nominuar pėr kryetar Kuvendi?

Ramush Haradinaj: Kandidati, ėshtė e drejt ekskluzive, kandidatura dhe pėrzgjedhja e kandidatit. Pra, nuk ėshtė ndonjė kategori pėrzgjedhja e kandidatit. Kushtetuta jonė, vendimi i Gjykatės Kushtetuese e ka paraparė tė drejtėn e koalicionit fitues qė tė kandidojė [kryetarin e Kuvendit]. Pra, ta quaj ashtu, interferimi nė pėrzgjedhje nuk ėshtė e drejtė e partive tjera, ėshtė e drejtė ekskluzive e fituesit tė zgjedhjeve.

Pra, nuk ekziston kategori kushtetuese ose nuk ekziston rregull e paraparė, qė i jep tė drejtėn partive tė tjera tė interferojnė nė pėrzgjedhje. E ka thėnė gjykata, ėshtė e drejtė ekskluzive e PAN-it. PAN kishte mundur tė vendosė, nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, por e ka paraparė, e ka kandiduar zotin Veseli dhe ai ėshtė kandidati pėr kryetar Parlamenti.

Radio Evropa e Lirė: Kėto ditė keni pasur disa takime me deputetė tė partive tė tjera, qė janė pjesė e Kuvendit tė Kosovės, por edhe me kryetarin e AKR-sė. Pėr ēfarė ėshtė biseduar?

Ramush Haradinaj: Tani, ėshtė vėrtetė, ėshtė domethėnėse, ėshtė njė situatė e re, pozicioni i presidentit Pacolli, nė kėtė rast kryetarit tė Aleancės Kosova e Re. Ai ėshtė deklaruar se e ndjen pėrgjegjėsinė si AKR dhe si Behgjet pėr gjendjen nė vend dhe qė nuk dėshiron tė rri duarkryq gjithė kohės pa vepruar.

Pra, qė do t’i japė njė afat kohor zhbllokimit tė institucioneve dhe do tė veprojė. Kjo ėshtė njė situatė e mirėseardhur dhe dihet mirėfilli se njė situatė e tillė, njė rol dhe platformė qė e shprehu presidenti Pacolli, pėr njė Qeveri gjithėpėrfshirėse dhe njė platformė qeverisėse janė interes i vendit sot, dhe ne jemi tė hapur pėr kėtė qasje tė re tė zotit Pacolli dhe e mirėpresim.

Radio Evropa e Lirė: Do tė thotė se keni marr njė premtim nga AKR se do ta jap votėn pėr kryetarin e Kuvendi dhe formimin e Qeverisė?

Ramush Haradinaj: Ajo qė mund ta konfirmoj ėshtė njė ndjenjė e pėrgjegjėsisė nga vet zoti Pacolli, pra e ndjen pėrgjegjėsisė qė gjendja nuk mund tė shkojė nė pa kufi kėshtu.

Nuk guxojmė tė hyjmė nė ato situatat e vitit 2014, e tė vonesave pa kufi. Pra, ai e ndjen pėrgjegjėsinė para popullit, vendit, para aleatėve tė Kosovės dhe qė zoti Pacolli dhe AKR nuk do tė presin pa kufi pėr tė ndihmuar nė konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisė, po edhe t’i marrin pėrgjegjėsitė.

Vetė Pacolli e ka njė pėrvojė tė jashtėzakonshme nė shumė ēėshtje, qoftė nė marrėdhėnie me jashtė, qoftė temave ekonomike qė ėshtė i njohur pėr kėtė, po ka edhe kolegė tė zotėt dhe jam i bindur se ai do ta japė kontributin e vet edhe nė konstituimin e institucioneve dhe qeverisjen nė vend.

Radio Evropa e Lirė: Deri mė tash nuk keni dėshmuar se si koalicioni keni numrin e mjaftueshėm tė votave pėr zgjedhjen e kryetari tė Kuvendit dhe Qeverisė, derisa mė herėt e keni thėnė se i keni votat. Ēka po ndodh?

Ramush Haradinaj: Kishte njė lėkundje tė caktuar nė seancėn e parė, pra edhe pėr ne ka qenė pak e habitshme gjendja.

Na erdhi keq pėr gjendjen e krijuar nė pjesėn e parė tė seancės konstituive. Ju thash dhe e kam pėrsėritur disa herė, se situata vetėm votė 61, nuk ėshtė e parealizuar dhe nuk ėshtė joreale ēdo ditė, por i kemi dhėnė edhe nė tė kaluarėn pėrparėsi njė mundėsie tė njė qeverisje me bazė mė tė gjerė.

Pėr fat, po rezulton se kemi pasur tė drejtė, pra pėr kėtė se vet fakti se presidenti Pacolli, pra tė AKR-sė, flet se nuk janė shterur mundėsitė ende qė tė kemi konstituimin e Kuvendit, qė tė kemi njė Qeveri me bazė mė tė gjerė. Dhe mendoj se edhe koha qė na ka humbur, nuk mund tė quhet krejt kohė e humbur sepse po fitojmė me argumente, pra do tė kemi institucione me bazė mė tė gjerė.

Radio Evropa e Lirė: Pra, si do tė veproni tash e tutje?

Ramush Haradinaj: Tani ėshtė njė situatė e ndjeshme. Kryesuesi i seancės, deputeti mė i moshuar, zoti Mikullovci ėshtė edhe ai nė njė situatė jo tė lehtė, pra ėshtė njė precedan, pra gjithė zhvillimi me seancėn.

Me gjasė ai nuk e vlerėsoi drejt mbylljen e seancės, ēka nėnkupton mbyllja herėn e parė. Tani jemi nė tendencė ose nė pėrpjekje qė ta rikthejmė seancėn. Seanca rikthehet pas dakordimit tė partive politike, por nuk mund tė kthehet njėanshėm. Dhe mendoj se duhet tė shfrytėzohen konsultat pėr dakordim pėr seancė.

Ka terren, pra nė 10 ditė nga sot, ka terren pėr mbajtjen e seancės, por nxitimi edhe thirrja e seancės njėanshėm nuk ėshtė zgjidhje.

Radio Evropa e Lirė: Pra, kur mendoni qė Kosova do t’i ketė institucionet e reja?

Ramush Haradinaj: Tani besoj se ėshtė pak mė e qartė gjendja. Pra, ka njė reflektim tė spektrit politik, ashtu siē e thash mė herėt, dhe besoj qė nė kėto ditėt qė po vijnė, nė kėto 10 ditė do tė jemi nė gjendje qė t’i marrim vendimet e duhura pėr tė konstituuar Kuvendin, t’i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njėkohėsisht edhe formimin e Qeverisė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma