Dėshtimi i katėrt i konstituimit tė Kuvendit

Ka dėshtuar pėr tė katėrtėn herė me radhė seanca konstituive, nė tė cilėn ishte paraparė tė zgjidhej kryetari i Kuvendit. Kjo pasi qė nė Kuvend nuk qe i pranishėm koalicioni fitues i zgjedhjeve PDK-AAK-Nisma (PAN), tė cilit edhe i takon propozimi i kryeparlamentarit, shkruan sot, gazeta Zeri.
Kryesuesi i seancės, Adem Mikullovci, e ndėrpreu atė, me ē’rast tha se do ta japė me kohė njoftimin se kur do tė jetė vazhdimi i pestė i seancės konstituive.

Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e lėvizjes “Vetėvendosje” dhe ata tė koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA), tė cilėt qenė tė pranishėm nė seancė, konsideruan se PAN-i nuk i ka numrat e nevojshėm pėr ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar tė Kuvendit. Megjithatė ata i bėnė thirrje kėtij koalicioni qė tė vijnė nė seancė dhe ta propozojnė kandidatin e tyre, ndonėse theksuan se nuk do ta votojnė assesi Kadri Veselin.

Ndėrkaq pėrpos PAN-it ata qė e bojkotuan seancėn qenė edhe minoritetet. I vetmi qė mori pjesė nė seancė nga ky koalicion ishte Milaim Zeka.

Konjufca: E ftojmė PAN-in ta ndėrpresė bojkotin

Ndėrkohė, pak minuta pasi filloi seanca kryesuesi i saj, Adem Mikullovci, e ndėrpreu atė dhe kėrkoi pauzė 10-minutėshe, meqė, siē tha ai, nuk pati kuorum nė sallė.

Kurse pas rinisjes sė seancės deputeti i lėvizjes “Vetėvendosje”, Glauk Konjufca, tha se mund tė jenė tri arsye qė kanė ēuar deri te bojkoti i koalicionit PDK-AAK-Nisma, shkruan gazeta Zeri.

“A thua ku ėshtė problemi i PAN-it qė nuk po vjen? Nuk po u pėlqen rezultati i zgjedhjeve, nuk i kanė numrat pėr ta zgjedhur Veselin pėr kryetar apo nuk po duan assesi qė PAN-i tė jetė nė opozitė? Apo janė kėto tė tria sė bashku? Qėndrimi i parė me tė cilin na kanė lodhur janė se janė fitues tė zgjedhjeve, qėndrimi i dytė janė votat, nėse i kanė atėherė pse nuk e kemi PAN-in nė Kuvend?”, theksoi ai gjatė seancės.

Konjufca mė tutje i bėri ftesė publike PAN-it qė tė vijė nė seancė dhe ta paraqesė kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit.

“E ftojmė PAN-in qė ta ndėrpresė bojkotin e seancės konstituive dhe ta propozojė kandidatin pėr kryetar tė Kuvendit”, shtoi ai.

Ndėrkohė ripėrsėrit se lideri i PDK-sė, Kadri Veseli, nuk ėshtė figurė e pranueshme pėr kryeparlamentar.

Hoti: Ne jemi konsistentė, e qartė kush po e bllokon Kuvendin

Ndėrkaq i nominuari pėr kryeministėr nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, konsideroi se ėshtė pikėrisht PAN-i ai i cili po e bllokon Kuvendin.

“Ėshtė e qartė se kush po e bėn bllokimin e institucioneve tė vendit, ne do tė jemi konsistentė nė qėndrimin tonė qė tė marrim pjesė gjithmonė nė seancė, derisa ato thirren nė mėnyrė tė rregullt”, tha ai.

Ndėrkohė i bėri thirrje PAN-it qė tė kthehet nė seancė nė mėnyrė qė tė ecet pėrpara.

“Ftoj deputetėt e koalicionit PAN qė tė jenė tė arsyeshėm, tė jenė prezentė nė sallė, ta japin prezantimin e tyre, tė lėvizin pėrpara”, shtoi ai.

Ndėrkohė konsideroi se tashmė ėshtė humbur shumė kohė nė bėrjen e institucioneve, shkruan gazeta Zeri.

“Kemi humbur shumė kohė. Ėshtė dashur qė edhe Kuvendi, edhe Qeveria tė jenė tė formuara tashmė”, potencoi Hoti.

Zeka: Nėse s’bėhen numrat pėr kryeparlamentar, shkohet nė zgjedhje

Deputeti i Nismės pėr Kosovėn, Milaim Zeka, pavarėsisht bojkotit tė PAN-it, u zotua se koalicioni i ka numrat pėr ta formuar Qeverinė. “Luftėrat pėr bllokada nuk u shėrbejnė qytetarėve tė Kosovės. Ne i kemi numrat pėr ta krijuar Qeverinė”, u shpreh ai para se tė niste seanca. Pavarėsisht kėsaj ai tha se po qė se nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit, atėherė vendi shkon nė zgjedhje tė sėrishme. “Nėse nuk bėhen numrat pėr kryetar tė Parlamentit dhe pėr Kryesi, atėherė shkojmė nė zgjedhje tė jashtėzakonshme”, potencoi Zeka.

Ndėrkohė bėri tė ditur se ai personalisht ka shpresuar qė dje do tė zhbllokohej situata. Ndėrkohė konsideroi se “Vetėvendosja” po e bllokon Kuvendin me qėllim.

“Unė personalisht kam pritur qė sot do tė zhbllokohet situata nė Parlamentin e Kosovės. Pėr fat tė keq edhe sot do tė ketė njė ripėrsėritje tė seancės sė kaluar. Jo qė mendoj, por tanimė jam i bindur qė lėvizja “Vetėvendosje” qėllimisht ėshtė duke e bllokuar Parlamentin e Kosovės. Kėtė e bazoj nė faktin qė ata nuk kanė shkuar nė mbledhjen konsultative, e cila ka qenė e thirrur nga Adem Mikullovci”, deklaroi ai. Mė tutje tha se thirrja e “Vetėvendosjes” qė PAN-i ta ndėrrojė kandidatin pėr kryeparlamentar ėshtė thirrje pėr tė mos e pėrfillur Kushtetutėn. “Lėvizja ‘Vetėvendosje’ po e ka tė vėshtirė ta kuptojė se thirrja e tyre drejtuar PAN-it ėshtė njė thirrje pėr ta shkelur Kushtetutėn, pėr ta shkelur vendimin e Gjykatės Kushtetuese”, shtoi Zeka.

Nė mungesė tė PAN-it ndėrpritet seanca

Pas kėsaj kryesuesi i seancės, Adem Mikullovci, ndėrpreu seancėn, meqė PAN-i nuk qe i pranishėm sado qė tashmė nė sallė kishte kuorum.

“Kuorum kemi nė kėtė moment, 61 deputetė janė nė sallė, por mungon PAN-i”, tha ai dhe e ndėrpreu seancėn, shkruan gazeta Zeri.

Me kėtė rast Mikullovci tha se me kohė do ta japė njoftimin rreth seancės sė ardhshme.

Ndėrkohė, pas seancės deputetja e lėvizjes “Vetėvendosje”, Donika Kadaj-Bujupi, tha se dje u mbajt seanca e katėrt, qė tregoi se PAN-i ėshtė humbės dhe nuk i ka numrat.

Ajo me kėtė rast bėri tė ditur se seanca do tė vazhdojė tė thirret nė mėnyrė qė tė tejkalohet kriza.

“Ne do tė vazhdojmė ta thėrrasim seancėn sipas obligimeve tona kushtetuese, do tė vazhdojmė ta thėrrasim PAN-in nė mėnyrė qė Kosova tė dalė nga kriza”, shtoi ajo.

Gashi: T’i zgjedhim nėnkryetarėt derisa tė vijė PDK-ja

Kurse deputeti i LDK-sė, Arben Gashi, konsideroi se institucionet duhet tė konstituohen sa mė parė.

“Qėndrimi zyrtar i LDK-sė ėshtė qė institucionet duhet tė konstituohen nė afat sa mė tė shpejtė tė mundshėm. Koha e cila po humbet, po humbet paarsyeshėm dhe sjellja e PDK-sė dhe e aleatėve tė saj ėshtė njė sjellje e cila ka futur vendin nė njė situatė krize”, tha ai.

Ndėrkohė bėri tė ditur se LDK-ja ėshtė duke shikuar mundėsinė se si tė zgjidhen nėnkryetarėt edhe nėse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit.

“Ne po shqyrtojmė edhe mundėsinė qė tė procedojmė nė Kuvend edhe pa pjesėmarrjen e PAN-it. Ne duhet ta shohim mundėsinė qė t’i zgjedhim nėnkryetarėt e Kuvendit derisa PDK-ja tė jetė e gatshme tė vijė nė Kuvend. Kjo ēėshtje do t’i propozohet Kuvendit. Duhet ta thyejmė bllokadėn”, potencoi Gashi./Zeri/.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma