Politikanėt e duan pushtetin pėr tė shpėtuar kokėn nga ndjekja penale

Nė njė intervistė pėr mediet kosovare, ambasadorja gjermane, Angelika Viets, duke folur pėr aktualitetin politik, ngėrēin e krijuar pas zgjedhjeve nė krijimin e institucioneve tė reja tė shtetit, ka theksuar se aktualisht partitė politike nė Kosovė janė tė interesuara kryesisht pėr ruajtjen e pushtetit dhe persona tė caktuar qė veprojnė, janė jo pak tė interesuar edhe pėr atė se ēfarė do tė ndodhė me ta.
BURJANI: Derisa tė jenė nė pushtet PAN-i, LDK-ja dhe VV-ja, s'ka gjasa tė bjerė kriminaliteti

Nė njė intervistė pėr mediet kosovare, ambasadorja gjermane, Angelika Viets, duke folur pėr aktualitetin politik, ngėrēin e krijuar pas zgjedhjeve nė krijimin e institucioneve tė reja tė shtetit, ka theksuar se aktualisht partitė politike nė Kosovė janė tė interesuara kryesisht pėr ruajtjen e pushtetit dhe persona tė caktuar qė veprojnė, janė jo pak tė interesuar edhe pėr atė se ēfarė do tė ndodhė me ta.

Sipas ambasadores nė largim, Viets, janė shumė persona qė kanė frikė edhe nga ndjekja penale, nėse nuk janė nė pushtet. Ajo ka thėnė se nė Kosova ka njė situatė "pat" dhe madje rrezikon njė stagnim i gjatė, derisa partitė deri mė tani nuk ia kanė dalė tė bien dakord pėr njė agjendė kombėtare me konsensus.

Viets theksoi se janė egoizmat ata qė i pengojnė politikanėt pėr tė menduar nė radhė tė parė pėr fatin e Kosovės dhe qytetarėve tė saj, se krejt kjo ėshtė njė luftė pėr pushtet, e pėrcaktuar nga egoizmat. Analistėt politikė nė vend e shohin gjykim shumė tė qėlluar kėtė opinion tė ambasadores gjermane dhe pohojnė se vlerėsimi i saj negativ pėr kėtė klasė politike ėshtė mė se i saktė dhe i qėlluar.

Eksperti i fushės sė sundimit tė ligjit, Blerim Burjani, pohon se ka shumė realitet nė kėtė temė, siē e thotė ambasadorja gjermane nė Kosovė, sepse vėrtet situata duket mė shumė e komplikuar sesa qė ėshtė nė rrafshin horizontal."Lufta pėr pushtet dhe kontrolli i pasurive publike, pasurimi pa bazė, punėsim familjar, partiak, pastaj punėsimi nė ndėrmarrjet publike, borde e tjera, gjithēka ėshtė i ndėrlidhur me politikėn, me njerėz, tė cilėt kanė probleme elementare dhe nė kėtė mėnyrė keqpėrdorin pushtetin pėr qėllime tė shumta. Gjykatat dhe prokuroria nuk ishin efikase nė trajtimin e dyshimeve pėr zhvatje tė buxhetit, keqpėrdorimin e posteve, duke ngritur edhe paga dhe privilegje pėr deputetė, ministra e zėvendėsministra. Kėto gjėra tė gjitha kanė ndodhur nė kėtė hapėsirė tė vogėl tė vendit. Njė gjė duket tė jetė e qartė, derisa tė jenė kjo klasė politike nė pushtet: PAN, LDK e VV, s'ka gjasa tė bjerė kriminaliteti dhe tė ndiqen penalisht abuzuesit e shumtė me ligjin dhe paranė publike", ėshtė shprehur Burjani.

Ai tutje shtoi se tė gjithė e dinė se njė numėr i madh i personave thuhet se janė pasuruar pa bazė, kanė keqpėrdor pushtetin pėr qėllime personale dhe partiake, prandaj dikush duhet tė pėrgjigjet."Deri mė tash nuk ka pasur kurrfarė pėrgjegjėsie, as serioziteti nė kėtė temė, pėr tė ndjekur penalisht dikė. Ka pasur vetėm spektakle me arrestim tė 'peshqve tė mėdhenj' dhe lirimit tė tyre tė menjėhershėm, disa janė gjykuar nė shkallėn e parė me dėnime tė rėnda me burg deri me nga 12 vjet e nė fund janė liruar nga shkalla tjetėr mė e lartė gjyqėsore. Ėshtė mė se e ēuditshme. Edhe Gjykata Speciale mund tė jetė njė frikė tjetėr e kėtyre njerėzve tė kėsaj klase politike qė po bllokon krijimin e institucioneve. Unė kam thėnė se kjo klasė e varfėr e pasuruar dhe shkolluar jashtė secilit parametėr edukativ, pa kriter, kanė vėrshuar institucionet e shumta, duke u punė- suar vetė, kanė punėsuar edhe familjarė e gjithēka tė keqe kėtu kanė mbjellė", ka theksuar Burjani.

Ahmeti: Qėllimi i kėtyre politikanėve ėshtė pushteti, pėr t'i realizuar objektivat korruptive

Po aq kritik ėshtė edhe analisti politik, njohės i marrėdhėnieve ndėrkombėtare, Selam Hajrizi. "Partitė politike do tė mundohen qė tė jenė nė pushtet vetėm sa pėr tė shpėtuar kokėn e tyre natyrisht, se sidomos krahu i luftės do tė ndiqet penalisht dhe plotėsisht pajtohem me ambasadoren Viets, se persona tė caktuar dėshirojnė ta ruajnė pushtetin me ēdo kusht nga frika se humbja e tyre politike rezulton me ndjekjet juridiko-penale. Do tė shohim se ēka do tė na sjellė Gjykata Speciale dhe cilėt protagonistė do tė jenė tė ballafaquar me drejtėsinė, por edhe korrupsioni ėshtė pjesė e liderėve politikė, tė cilėt e dinė se po tė dalin nga pushteti do tė ndiqen penalisht", ėshtė shprehur ai. Hajrizi ėshtė shprehur pėr "Kosova Sot" se fati i qytetarėve dhe politikat e reformat sociale asnjėherė nuk kanė qenė prioritet pėr partitė tona politike.

Sipas analistit politik, Hidajet Ahmeti, mbajta e pushtetit me ēdo kusht pėrkthehet nė minimin e terrenit pėr hetimin e veprave kriminale qė kanė shkaktuar pushtet qė njė dekadė e mė shumė."Partitė politike nuk e kanė njė 'luftė' tė mirėfilltė konceptuale, ideologjike e programore, por njė luftė tė inateve, e cila ka tė bėjė mė shumė me pushtetin si qėllim sesa me pushtetin si shėrbim. Prandaj, brenda kėsaj kornize diskursesh tė partive politike qėllimi ėshtė pushteti, pėr t'i realizuar objektivat korruptive, nepotike, klienteliste e klanore, por nė tė njėjtėn kohė vazhdimin e amnistisė sė kėtyre njerėzve nga sistemi i drejtėsisė", theksoi analisti Hidajet Ahmeti./kosova sot/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma