Pacolli thotė se nėse formimi i Qeverisė varet nga ai, do ta votojė Haradinajn

Kryetari i Aleancės Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar njė takim me tė nominuarin e PAN-it pėr kryeministėr, Ramush Haradinajn, me tė cilin siē thotė ai, ka biseduar pėr formimin e qeverisė sė re tė vendit.
Sipas Pacollit, nė takimin qė ka zgjatur rreth dy orė, nuk ėshtė biseduar pėr ndarje postesh, por pėr pėrparėsitė apo mangėsitė e njė “Qeverie Haradinaj”.

“Z. Haradinaj sot mė ka vizituar nė familje. Ora 10 ka ardhur nė familjen time. Kemi pasur dy orė biseda tė hapura, bile jashtė nė terasė. Kemi bisedu gjerė e gjatė pėr brengat, pėr pasojat e vonesės sė formimit tė institucioneve, pėr pėrparėsitė qė Kosova do tė kėtė me kėtė qeverisje, dhe pėr mangėsitė”, ka thėnė Pacolli.

Ish-presidenti i Kosovės ka thėnė se nuk e pėrjashton mundėsinė e votės ndaj Haradinajt.

“Unė nėse e shoh nėse do tė ishte vota ime qė e determinon e krijon mundėsinė e njė qėndrueshmėrie nė qeverinė Haraidinaj do ta votoja. Edhe pa qenė pjesė e qeverisė”, ka thėnė ai.

“Por, kėtu kemi njė problem. Problemi ėshtė qė disi nuk mundem unė me prishe kontratėn me partnerin tim dhe e dyta, por edhe nuk do tė them se kjo kontratė ėshtė pa limite kohore”, ka thėnė ai, duke iu referuar koalicionit me LDK-nė dhe Alternativėn.

Lidhur me zgjedhjen e Kadri Veselit nė krye tė Kuvendit, ai ka thėnė se sė pari koalicioni PAN duhet ta sjell njė emėr nė Kuvend e pastaj tė shihet.


Nė kėtė kontekst, ai nuk ka mohuar votėn as pėr Veselin.

“Ne duhet ta shohim kush ėshtė kandidati sė pari. Jam i bindur se nė momentin qė paraqitet, grupi tjetėr do tė kėrkojė konsultime, ku pastaj pas konsultimeve do tė procedohet me votim. Secili deputet ėshtė i pėrgatitur tė jap kontributin e vet nė favor tė formimit tė organeve tė kuvendit. Ju thash, jam pėr zgjidhje konstruktive por ta shoh kush ėshtė kandidati”, ka thėnė ai.

Ai ka thėnė se nuk ėshtė nė natyrėn e tij qė tė qėndrojė duarkryq dhe tė pres skenarė pėr dalje nga kriza.

“Nuk ėshtė natyra ime. Mua mė duhet me ec, me vepruar, me kriju. Nėse nuk e bėj kėtė, unė nuk jam Behgjet Pacolli. Le ta din edhe partneri im se unė nuk mund tė rri duarkryq e tė pres ndonjė skenar. Kėtė ja kam thėnė edhe Mustafės”, ka thėnė Pacolli nė njė intervistė pėr RTK-nė.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma