LVV: Bojkoti i PAN-it ėshtė sulm ndaj shtetit

Lėvizja Vetėvendosje, pėrmes njė komunikate pėr media, ka thėnė se pėrfaqėsuesit e PDK-sė e shpėrdorėn ‘takimin konsultativ’ nė mbajtjen e tė cilit insistuan vet. Ata, sipas VV-sė, pa asnjė arsye tė qėndrueshme nuk pranuan kėrkesėn e Kryesuesit tė Kuvendit tė Republikės, deputetit Adem Mikullovci, pėr tė marrė pjesė nė seancėn e rregullt tė caktuar pėr nesėr.
Kėsisoj, PDK, gjithnjė sipas Vetėvendosjes, sėrish shkelėn procedurat parlamentare dhe kushtetuese dhe vazhduan bllokimin e themelimit tė institucioneve.

“Sot, koalicioni PAN shtroi sėrish njė kėrkesė absurde por tė kuptueshme duke ditur gjendjen e tyre. Ata, veēanėrisht PDK kėrkuan qė me ‘konsensus’ t’ua bėjmė ne shumicėn tė cilėn as e morėn nga qytetarėt me 11 qershor as nuk e arritėn me ndonjė partneritet politik mė pas. Pėrmes “takimeve konsultative” si ky sot, PAN po insiston nė emėrimin arbitrar e jo nė pėrzgjedhje demokratike”, thotė VV nė kėtė reagim.

Bllokimi i procesit parlamentar, sipas Vetėvendosjes, ėshtė taktikė, “kurse kriza politike si strategji e koordinuar e koalicionit PAN ėshtė vetėm nevojė e drejtuesve tė PDK-sė”.

“Sot, qytetarėt e Republikės sė Kosovės pa dallim ndodhen nė situatė shantazhi tė cilėn, nuk ua kanė pėr borxh sidomos PDK-sė qė pėr dhjetė vite ėshtė nė pushtet. Veprimet e fundit tė koalicionit tė PDK-sė konfirmojnė sheshazi atė qė e dimė tė gjithė e qė u pėrmend dje edhe nga znj. Angelika Viets, Ambasadorja e Gjermanisė - ‘Shumė kanė frikė edhe nga ndjekja penale nėse nuk janė nė pushtet’. Ata pra, janė tė interesuar qė tė jenė pushteti kėshtu e garantojnė sigurinė e vet”, ka thėnė VV nė kėtė reagim.

Vetėvendosje thotė se po e pėrcjell me shqetėsim “lojėn e rrezikshme tė PAN-it”, ndėrsa ka tėrhequr vėrejtjen pėr dėmet qė po i shkaktohen qytetarėve dhe Republikės.

VV mė tej thotė se pajtohet me brengat e pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare “ndaj pengmarrjes sė institucionit tė Kuvendit nga ana e kėtij koalicioni, tė udhėhequr nga PDK”.

Lėvizja Vetėvendosje nė fund u ka bėrė thirrje tė gjithė deputetėve tė Kuvendit qė tė mblidhen nesėr pėr vazhdimin e seancės konstituive.

“Prania jonė e rregullt nė sallėn e Kuvendit mbetet dėshmia mė e fuqishme e pėrgjegjėsisė ndaj qytetarit dhe Republikės. Bojkoti i PAN-it ėshtė sulm ndaj shtetit”, ka pėrfunduar LVV.

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: [email protected]

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
[email protected]
Plasma