Pacolli ultimatum 10 ditėsh LDK’sė dhe Vetėvendosjes

Kreu i AKR’sė Behgjet Pacolli gjatė njė intervistė nė televizionin publik qė do tė transmetohet sonte nė mbrėmje i ka dhėnė ultimatum Lidhjes Demokratike tė Kosovės, me tė cilėn ėshtė nė koalicion dhe Lėvizjes Vetėvendosje, qė ta bėjnė me dije nėse i kanė numrat pėr formimin e institucioneve. Nesė njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė Pacolli do tė zgjedh opsionin tjetėr duke formuar institucionet me Koalicionin PDK -AAK-NISMA.
Aktualisht PAN bashkė me Lista Srpska dhe pakicat, nė njėrėn anė, dhe LAA dhe Vetėvendosje, nė anėn tjetėr, kanė numėr tė barabartė tė votave, 60 me 60. Kjo ėshtė bėrė e qartė kur PAN ka kėrkuar nė seancėn e 3 gushtit shtyrjen e seancės pėr konsultime shtesė.

PAN nė vazhdimėsi ka kėrkuar mbėshtetjen e ndonjė deputeti tė AKR’sė qė t’ua bėjė numrat.

Por deri mė tani nė ndihmė u ka dalė vetėm deputetja e LDK’sė Teuta Rugova e cila ka ngritur dorėn pro PAN’it nė Kuvend.

Por, si duket tani ka gjasa tė lėviz dhe kreu i AKR’sė Behgjet Pacolli, i cili nė njė intervistė nė RTK pėr gazetarin Ridvan Berisha, i ka dhėnė ultimatum Lidhjes Demokratike dhe Vetėvendosjes qė tė tregojnė pėrfundimisht nėse i kanė numrat pėr formimin e institucioneve.

Pacolli e ka bėrė tė qartė se nėse LDK dhe Vetėvendosje nuk e bėjnė tė qartė se i kanė numrat vendi nuk do tė vazhdojė tė mbetet nė bllokadė dhe se ai do t’i bashkohet PAN’it pėr formimin e institucioneve. /GazetaExpress/

Vėrejtje!

Rajoni Press nuk do tė botojė shkrime qė nuk i pėrmbushin kriteret dhe standardet profesionale tė gazetarisė bashkėkohore.

Nuk do tė ketė pėr askėnd mbyllje apo censurė,por jemi tė fokusuar qė nė kėtė agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni tė plotėsojnė kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet tė shkelin parimet etike (gjuhėn e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e ēfarėdoshme).

Agjencia Rajonale e Lajmeve i emėrtuar Rajoni Press, ėshtė krijuar ekskluzivisht pėr ta informuar shpejt, drejtė, saktė dhe objektivisht lexuesin, kudo qė ndodhet.
Materialet dhe informacionet e natyrave tė ndryshme nuk mund tė shtypen apo kopjohen pėr qėllime pėrfitimi.
Impresum: Shqip | English
Marketingu: Shqip | English
Kontakti: musasabedini@hotmail.com

Rajonipress.com
Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara.
info@rajonipress.com
Plasma